LUTJA E AGJËRUESIT NUK REFUZOHET

LUTJA E AGJËRUESIT NUK REFUZOHET

0 1454

Ibn Amr (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell se i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

“Lutja e gjëruesit në kohë të iftarit nuk i refuzohet”

Ky hadith na nxit që t’i shpeshtojmë lutjet tona në Ramazan, e në veçanti para iftarit.

E që ndoshta ky do ishte edhe sekreti i ajeteve të agjërimit, të cilat ajete përfunduan me fjalën e Allahut: ”
وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ ۖ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ ۖ فَلْيَسْتَجِيبُوا لِي وَلْيُؤْمِنُوا بِي لَعَلَّهُمْ يَرْشُدُونَ
`Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.” Sureja Bekare, 186.

Prej dobive të lutjes është se frytet e përfitimet prej saj janë të garantuara.

I dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “kushdo prej muslimanëve që lutet, dhe ai nuk lutet për mëkat ose prishje të raporteve farefisnore, Allahu i jep atij një prej tre gjërave; ose Allahu i përgjigjet kërkesës së tij, ose ia ruan atij për ditën e Kijametit, ose e mbron atë nga një e keqe e ngjajshme.”

Të lusim Allahun për falje, se vetëm ashtu shpëtojmë nga zjarri.
Të lusim Allahun të pranojë veprat tona.
Të lusim Allahun t’i mëshirojë të vdekurit tanë, t’i shërrojë të sëmurit, t’i ruajë gurbetçarët, e të na jep lumturi dhe begati në familjet tona.

Amin.

#përkthim
Hoxhë Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 594