GJËRAT QË NDODHIN NË NATËN E KADRIT

GJËRAT QË NDODHIN NË NATËN E KADRIT

0 703

Pa dyshim se Nata e Kadrit është nata më e madhe dhe më madhështore mes netëve tjera të vitit. Është natë më e vlefshme se një mijë muaj siç ka thënë Allahu I Madhëruar në suren të emërtuar sureja Kadër:

لَيْلَةُ الْقَدْرِ خَيْرٌ مِّنْ أَلْفِ شَهْرٍ

“Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!“ Kadër, 3

Madhështia e kësaj natë është edhe më e madhe me atë se në këtë natë ka zbritur Kurani Famëlartë:

إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةِ الْقَدْرِ

“Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit.“ Kadër, 1

Dhe kjo natë është prej netëve më të begatshme

Allahu I Madhëruar ka thënë:

إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةٍ مُّبَارَكَةٍ إِنَّا كُنَّا مُنذِرِينَ

“Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm.“ Duhan, 3

Në këtë natë

· bëhet caktimi i vendimeve. Allahu I Madhëruar ka thënë:

فِيهَا يُفْرَقُ كُلُّ أَمْرٍ حَكِيمٍ

“Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë. “ Duhan, 4

· zbret Xhibrili dhe melekët tjerë në Tokë

تَنَزَّلُ الْمَلائِكَةُ وَالرُّوحُ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِم مِّن كُلِّ أَمْرٍ

“Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.“ Kadër, 4

· zbret paqa deri në mëngjas

سَلامٌ هِيَ حَتَّى مَطْلَعِ الْفَجْرِ

“Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.“ Kadër, 5

Për vlerën dhe rëndësinë që e ka kjo natë, Allahu I Madhëruar ka bërë falje pë rata që e kalojnë me adhurim gjegjësisht me namaz.

I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve slem ka thënë:

مَن يَقُمْ ليلةَ القَدْرِ إيمانًا واحتسابًا، غُفِرَ له ما تَقدَّمَ من ذَنبِه

“Kush e kalon Natën e Kadrit me namaz me besim dhe me shpresë për shpërblim, do ti falen mëkatet që i ka bërë deri atëherë.“

Tra. Buhariu dhe Muslimi

Ali Shabani

Maj (Ramazan) 2020

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 594