NDËRRIMI NUK ËSHTË NDRYSHIM

NDËRRIMI NUK ËSHTË NDRYSHIM

0 683

Jeta në këtë botë është me raste të ndryshme. Prej tyrem raste të mira, por edhe – Allahu na ruajtë – raste të këqia. Begati që i gëzojnë robërit, por edhe sprova në të cilat bien gjatë jetës. Kjo laramani në jetën e njeriut eshtë shumë e gjërë dhe nuk ia dimë fundin.
A thua vallë, prej nga na erdhën këto gjëra, këto raste, këto gjendje?

Allahu i Madhëruar thotë në Librin e tij Fisnik:
وَمَا أَصَابَكُم مِّن مُّصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ
“Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), … “ Shura, 30

Pra fillimisht Allahu i Madhëruar nuk ka dërguar fatkeqësi, derisa njerëzit nuk janë bërë shkak.
Kujtoje vrasjen e parë në tokë, vëllau e vrau vëllanë. Për të gjitha gjërat ekziston shkak, për të mirë, apo e kundërta.

Allahu i Madhëruar u ka dhënë begati robërve të vet dhe ato nuk ua merr derisa ata të bëhen shkak me kundërshtimin e urdhërave të Allahut.
Allahu i Madhëruar ka thënë:
ذَٰلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ لَمْ يَكُ مُغَيِّرًا نِّعْمَةً أَنْعَمَهَا عَلَىٰ قَوْمٍ حَتَّىٰ يُغَيِّرُوا مَا بِأَنفُسِهِمْ
“ngase All-llahu nuk ishte ndryshues i një begatie, të cilën ia ka dhuruar një populli, derisa të ndryshojë ai vetë në vetvet … “ Anfal, 53

Pra në origjinë njerëzit urdhërohen të bëjnë mirë dhe mos të bëjnë keq. E mira sjell mirësi dhe e kundërta.
I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:
(فعل المعروف يقي مصارع السوء )
“Veprat e mira të largojnë nga rastet e këqia.”
Transmeton Ibn Ebi Dunja në jadil-havaixh nga Ebu Saidi

Nëse e shikojmë hadithin profetik me nënkuptim, na thotë se veprat e këqia nuk të largojnë nga rastet e këqia, a kjo botë është e mbushur me reziqe dhe fatkeqësi.
Andaj i dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem na ka porositur që vazhdimisht të urdhërojmë në punë të mira dhe të ndalojmë nga të këqiat, se në këtë është shpëtimi i shoqërisë.
Interesat shoqërore janë më parësore nga ato individuale dhe ajo që arrihet në shoqëri, nuk mundë të arrihet vetë.
Sot jetojmë në një kohë që prej fillimit të jetës në këtë botë kanë kaluar shumë vite dhe janë bërë shumë gjëra dhe nuk mundemi ti kthejmë ato, por kemi zgjidhje të cilat na ofron feja jonë islame.
Në bazë të teksteve kuranore dhe haditheve profetike, dijetarët kanë thënë:
ما نزل بلاء إلا بذنب، ولا رفع إلا بتوبة.
“Nuk ka zbritur ndonjë sprovë, përpos sipas mëkatit që kanë bërë dhe nuk është ngritur, përpos me pendim (teube).“
Në zhargonin e popullit thonë mos e ço më larg!
Të përmendim si shembull hadithin profetik:
ما تواد اثنان في الله فيفرق بينهما إلا بذنب يحدثه أحدهما
“Dy veta që duhen për Allahun, nuk ndahen mes tyre, përpos të mëkatet që e bën ndonjëri pre atyre dyve.”
Transmton Buhariu në Edebul-Mufred, Albani e ka vlerësuar sahih

E sa veta, e sa grupe, e sa bashkësi praktikues të islamit sot janë të ndarë për shkak se në mesin e tyre ka pasur të atillë që i kanë dhënë përparësi dëshirës vetjake, apo i kanë pasuar epshet dhe kanë rënë në mëkate në të cilat nuk janë pajtuar me to të devotshmit.
Mirëpo ata kanë gjetur kush tu duartrokisë dhe kanë vazhduar me kryeneçësinë e tyre, saqë gjendja është bërë si brirët e dashit, por ato më nuk drejtohen.
Është katastrofë që vetëm edhe nëse ndëgjohen akuza për klerikë fetar se ata janë vjedhës, të pamoralshëm, gënjeshtarë, mashtrues, tradhtarë, spiunë, manipulues, … etj
Nëse kjo shtresë ka rënë në këto vepra të shëmtuara, apo edhe vetëm në njërën prej këtyre, atëherë çfar pret nga të tjerët.
Ne po hasim edhe në ata që dëshirojnë të ndryshojnë, ishin si ata të cilët po i ndërrojnë.
Atëherë o milet, kjo është gjendja jonë, vazhdon me ndërrime, por jo me ndryshime. Atëherë, gjenjda jonë do të vazhdojë si më parë.
Allahu I Madhëruar kur ka folur për ndërrimin ka thënë:
وَإِن تَتَوَلَّوْا يَسْتَبْدِلْ قَوْمًا غَيْرَكُمْ ثُمَّ لَا يَكُونُوا أَمْثَالَكُم (38)
“ … Po nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju.“ Muhamed. 38

Pra nëse ju ia ktheni shpinën islamit, Allahu u ndërron me dikë më të mirë se ju, e jo me të njejtë.
Ndërsa kur ka folur për gjëndjen ka thënë:
إِنَّ اللَّهَ لَا يُغَيِّرُ مَا بِقَوْمٍ حَتَّىٰ يُغَيِّرُوا مَا بِأَنفُسِهِمْ ۗ
“… All-llahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre … “ Rad, 11

Duke pasur parasyshë se shtresa e klerikëve fetar, e sidomos hoxhallarë dujet të jenë shtresa më seriose në shoqëri dhe duhet ta ruajnë këtë seriozitet me devotshmëri ndaj Allahut dhe me përgjegjesi ndaj popullit dhe assesi të mos lejojnë që ata të bëhen oblekt talljeje dhe satire për tjerët.

Ali Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 576