MEDITIME KURANORE – 159

MEDITIME KURANORE – 159

0 786

1. Braktisja e Kuranit! E sheh se ai që e shpeshton dëgjimin e poezive duke pasur shërimin e përmismit të zemrës së tij, të tillit i pakësohet dëshira për dëgjimin e Kuranit, bile bile nganjëher mund ta urrej dëgjimin e Kuranit.

Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah Iktidaus Siratal Mustekim; 1/442

2. Vlera e mësimit përmendësh të Kuranit! Kush e mëson përmendësh Kuranin para se të hyj në moshën madhore (bylyk), i tilli është prej atyre që iu është urtësia qysh në fëmijëri.

Ibn Abasi, radijAllahu anhuma El Med’hal Ila es Sunen el Bejheki; 2/38

3. Vlera e meditimit të Kuranit! Nëse robi i Allahut e dëgjon Kuranin dhe sunetin e të të dërguarit të Tij, salallahu alejhi ue selem! , me nijet(qëllim) të pastër(të çiltër) ashtu siç kërkon Allahu, të tillit do ia mundësoj Allahu kuptimin e tyre dhe do të vendosë në zemrën e tij dritë.

Hafidh el Kurtubij, rahimehullah El Xhamiu Li Ahkamil Kuran; 11/176

4. Ruajtja e hifzit të Kuranit përmes faljes së namazit të natës! E kam dëgjuar hoxhën tim, Muhamed Emin esh Shinkitin, Allahu e mëshiroftë duke thënë; ” Nuk ka mundësi të ngulitet në zemër Kurani, të lehtësohet memorizimi dhe kuptimi i tij përpos se duke falur namazin e natës.” Allahu e mëshiroftë hoxhën tim i cili nuk ka ndodh asnjëherë të mos falë namazin e natës, qoftë verës apo dimrit.

Shejh Atije Salim, rahimehullah Tetime Edvaul Bejan; 8/359

5. Dunjaja, sprovë për besimtarin! Nëse e vëren se koha po të shkon, vitet po të kalojnë dhe t’i nuk ke ndonjë sukses të dobishëm, nuk gjen bereqet në kohën tënde, ki kujdes mos bën pjesë në fjalën e Allahut, xhele ue ala, ku thotë; وَلَا تُطِعْ مَنْ أَغْفَلْنَا قَلْبَهُ عَنْ ذِكْرِنَا وَاتَّبَعَ هَوَاهُ وَكَانَ أَمْرُهُ فُرُطًا

“Dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkjtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar.” (Kehf; 28).

Shejh Uthejmini, rahimehullah Ta’lik ala sahih Muslim

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 589