22.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

MEDITIME KURANORE – 164

1. Caktimi i Allahut! Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: لِمَنْ شَاءَ مِنْكُمْ أَنْ يَسْتَقِيمَ . وَمَا تَشَاءُونَ إِلَّا أَنْ يَشَاءَ اللَّهُ رَبُّ الْعَالَمِينَ .
“Për ata nga ju që duan rrugën e vërtetë. E ju nuk mund të dëshironi (të drejtën), përveç atëherë kur dëshiron Allahu, Zoti i gjithë botërave!. “ (Tekuir: 28-29).
I gjithë universi është pronë e Allahut, dhe nuk ka mundësi të ndodhë diçka në pronën- mbretërinë e Tij pa dëshirën dhe diturinë e Tij.

Shejh Uthejmini , rahimehullah

2. Namazi! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَإِذَا كُنْتَ فِيهِمْ فَأَقَمْتَ لَهُمُ الصَّلَاةَ
“Kur të jesh ti (Muhammed) bashkë me ta dhe ju falë namazin.” (Nisa; 102).

Që aludon se imami duhet të jetë i vëmendshëm se nuk është duke u falur vetëm por ka pas tij xhematin, pra duhet ta shikoj gjendjen e tyre.

Dr. Abdurrahman ed Dehsh

3. Shpërblimi vjen sipas llojit të veprës! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; مَنْ يَعْمَلْ سُوءًا يُجْزَ بِهِ
“Kush bën një të keqe do shpërblehet për të(me dënim)” (Nisa; 123).

Ka mundësi mëkatari të mashtrohet me veten e tij, duke vazhduar në mëkate, megjithatë e sheh se trupi tij dhe pasuria janë në rregull, nuk po vjen dënimi. Dënim i tij në dunja është përtacia dhe vazhdimi i tij në mëkate, si pasoj e vonimit të dënimit, kjo është dënim në vete jashta dënimit në botën tjetër.

Ibn Xheuzi, rahimehullah Sajdul Hatir; fq.52

4. Feja Islame, fe e përkryer! Po në këtë ditë(ditën e Arafatit) ka zbritur fjala e Allahut; الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الْإِسْلَامَ دِينًا
“Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.” (Maide; 3).

Kjo është begatia më e madhe që ia ka dhuruar Allahu këtij umeti. E plotësoi Allahu këtë Fe dhe nuk ka nevoj ky umet për Fe tjetër, nuk ka nevoj për të dërguar tjetër pas resulullahut, salallahu alejhi ue selem!. Allahu e bëri atë vulë të pejgamberëve. Nuk diçka që është hallall (e lejuar) pos asaj që e ka lejuar ai, nuk ka haram(të ndaluar) pos asaj që ka ndaluar ai si dhe nuk ka Fe pos asaj që ka legjitimuar ai salallahu alejhi ue selem!, përmes Zotit të tij!

Hafidh Ibn Kethiri, rahimehullah Tefsirul Kuranil Adhim; 3/26

5. Dëmet e mëkateve! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; : أُولَٰئِكَ الَّذِينَ لَمْ يُرِدِ اللَّهُ أَنْ يُطَهِّ قُلُوبَهُمْ
“Janë ata të cilëve Allahu nuk deshi t’iu pastrojë zemrat.” (Maide; 41).

Zemra nuk do ta shijoj realitetin e imanit (besimit) dhe frytet e tij, nëse ka në brendësinë e saj gjëra të ndrya(të pista) siç janë mendjemadhësia(kryelartësia) dhe hasedi(xhelozia) Allahu, xhele ue ala, ka thënë;

سَأَصْرِفُ عَنْ آيَاتِيَ الَّذِينَ يَتَكَبَّرُونَ فِي الْأَرْضِ بِغَيْرِ الْحَقِّ وَإِنْ يَرَوْا كُلَّ آيَةٍ لَا يُؤْمِنُوا بِهَا وَإِنْ يَرَوْا سَبِيلَ الرُّشْدِ لَا يَتَّخِذُوهُ سَبِيلًا وَإِنْ يَرَوْا سَبِيلَ الْغَيِّ يَتَّخِذُوهُ سَبِيلًا ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا وَكَانُوا عَنْهَا غَافِلِينَ
“Unë do t’i zbraps nga argumentet e Mia ata të cilët pa pasur drejtë bëjnë kryelarësi në tokë, të cilët edhe nëse shohin çdo argument nuk besojnë, dhe nëse shohin udhën e shpëtimit, nuk e marrim atë rrugë, nëse e shohin rrugën e gabuar atë e marrin rrugë. Këtë (verbërim të tyre), ngase ata i konsideruan të rreme faktet Tona dhe ngase i lanë pas dore ato.” (A’raf; 146).

Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah Mexhmu’ul Fetava; 2/208

Nga arabishtja; Suad Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...