22.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

MEDITIME KURANORE – 165

1. Vlera e meditimit të Kuranit! I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem! , u zgjua natën dhe e kaloi natën deri në mëngjes duke përsëritur ajetin; إِنْ تُعَذِّبْهُمْ فَإِنَّهُمْ عِبَادُكَ ۖ وَإِنْ تَغْفِرْ لَهُمْ فَإِنَّكَ أَنْتَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ
“Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robër Tu, e nëse u falë atyre, Ti je i gjithëfuqishmi, i urti.” (Maide; 118).

Ibn Kajimi, rahimehullah, ka thënë; “Çdoher që kalonte tek ndonjë porosi Kuranore që kishte nevoj në ato momente për të, për ta shëruar dhe qetësuar zemrën e tij e përsëriste rreth njëqind herë brenda një nate atë! Andaj, duke u nisur nga ky veprom profetik, mësojmë se leximi i një ajeti Kuranor me meditim është më me vlerë sesa leximi i tërë Kuranit pa meditim dhe pa kuptim. Pra, leximi i Kuranit me meditim është më dobiprurës për zemrën, më plotësues për imanin dhe më shijues i leximit të Kuranit!

Miftah Dar es Sea’deh; 1/187

2. Vlera e meditimit të Kuranit! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; Meditime Kuranore! إِنْ تُعَذِّبْهُمْ فَإِنَّهُمْ عِبَادُكَ ۖ وَإِنْ تَغْفِرْ لَهُمْ فَإِنَّكَ أَنْتَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ

” Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robër Tu, e nëse u falë atyre, Ti je i gjithëfuqishmi, i urti.” (Maide; 118).

Nuk përfundoi ajeti me emrat e Allahut el Gafur(mëkatfalës) dhe err Rrahim(mëshirues), ngase këtu është gjendje hidhërimi dhe hakmarrje ndaj atyre që i kanë shoqëruar Allahut shok në adhurim, andaj më parësore ishte të ceket fuqia dhe urtësia e Allahut në fund të ajetit se mëshira e Tij.

3. Vlera e Kuranit! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَهَٰذَا كِتَابٌ أَنْزَلْنَاهُ مُبَارَكٌ مُصَدِّقُ الَّذِي بَيْنَ يَدَيْهِ وَلِتُنْذِرَ أُمَّ الْقُرَىٰ وَمَنْ حَوْلَهَا ۚ وَالَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِالْآخِرَةِ يُؤْمِنُونَ بِهِ ۖ وَهُمْ عَلَىٰ صَلَاتِهِمْ يُحَافِظُونَ

” Edhe ky (Kur’an) është libër që e zbritëm; është i bekuar, vërtetues i të mëparshmes, e që t’i tërheqesh vërejtjen nënës së fshatrave (të banorëve mekas) dhe atyre përrreth saj (mbarë botës). Ata që e besojnë Ahiretin, besojnë në të (Kur’anin), ata edhe e falin namazin rregullisht.” (En’am; 92).

Ata që e mësojnë Kuranin dhe punojnë sipas tij, të tillët do mbulohen nga të mirat e dunjasë dhe të ahiretit. Disa dijetarë të tefsirit kanë thënë; ” U angazhuam ne Kuranin dhe na vini të mirat e dunjasë nga as nuk e prisnim e as nga nuk na shkonte mendja.”

Shejh Muhamed Emin Shinkiti, rahimehullah Mukadime adhbul munir; 1/7

4. Vlera e meditimit të Kuranit! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَلَا تُفْسِدُوا فِي الْأَرْضِ بَعْدَ إِصْلَاحِهَا

” Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj.” (A’raf; 56).

Shejh Muhamed Emin Shinkiti, rahimehullah, mbeti prej namazit të akshamit deri në namazin e jacis duke qajtur pasi filloi ta komentoj këtë ajet Kuranor, dhe e përsëriste fjalën; Tokën e rregulloi Allahu kurse njerëzit po e çrregullojnë!! A do bëhesh vëlla i nderuar t’i shkak që të rregullohet toka pas çrregullimit të saj, sidomos pasiqë lexove këtë ngjarje të bukur!?

5. Pasimi i epshit! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَمَنْ أَضَلُّ مِمَّنِ اتَّبَعَ هَوَاهُ بِغَيْرِ هُدًى مِّنَ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ لاَ يَهْدِي القَوْمَ الظَّالِمِينَ

“… e kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakt prej Allahut, ndjek epshin e vet? S’ka dyshim se Allahu nuk udhëzon popullin zullumqar.” (El Kasas; 50).

Përvetësimi i traditave të huaja festive qoftë edhe formalisht mbjell afërsi në zemrat e njerëzve. Pasimi i të krishterëve dhe të tjerëve nga muslimanët, sidomos në festat e tyre, reflekton gëzimin dhe kënaqësinë me to. Me këtë veprim të muslimanëve lartësohen bindjet fetare me prejardhje joislame. Muslimani është i obliguar t’i refuzojë dhe të mos i festojë festat e tyre(festat joislame).

6. Shirku dhe dëmet e tij! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَتِلْكَ الْقُرَىٰ أَهْلَكْنَاهُمْ لَمَّا ظَلَمُوا وَجَعَلْنَا لِمَهْلِكِهِمْ مَوْعِدًا

“Ato janë fshatra (vendbanime) që kur bënë zullum, Ne i shkatërruam dhe për shkatërrimin e tyre u patëm caktuar kohë të sakta” (Kehf; 59). Zullumi, padrejtësia më e madhe është shirku dhe kjo bëri që të shkatërrohen popujt e mëparshëm.

Nga arabishtja; Suad Shabani

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...