MEDITIME KURANORE – 166

MEDITIME KURANORE – 166

0 973

1. Dhënia pas dunjas! Sigurisht se disa që janë mashtruar me të mirat që Allahu ua ka dhënë dunja, ata mendojnë se kjo dhënie është nga dashuria e Allahut për ta dhe se Allahu do t’i dhuroj atyre edhe më shumë në botën tjetër. Por kjo është mashtrim për ta. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; فَلَا تَغُرَّنَّكُمُ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا وَلَا يَغُرَّنَّكُمْ بِاللَّهِ الْغَرُورُ

“Pra mos ju mashrojë jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashrojë ndajë Allahut djalli mashtrues.” (Lukman; 33)

Ibn Kajimi, rahimehullah El Xhevab el Kafij; fq.35

2. Shejtani dhe cytjet e tij! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَإِمَّا يَنْزَغَنَّكَ مِنَ الشَّيْطَانِ نَزْغٌ فَاسْتَعِذْ بِاللَّهِ ۖ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ

“E nëse ty të ngacmon ndonjë ngacmim prej shejtanit, kërko mbrojtje në Allahun, vërtet Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi!” (Fusilet; 36).

Allahu na tregoi se si të shpëtojmë nga cytjet, kurthet e shejtanit dhe si të mbrohemi prej tij, pra duke kërkuar mbrojtjen e Allahut. Ngase, shejtani nuk e lë rahat asnjë që bën mirë pa i bërë cytje dhe pa tentuar ta futë në fitnet e ndryshme.

Dr. Ferid el Ensarij Mexhalisul Kur’an; fq.19

3. Vlera e meditimit të Kuranit! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; إِنَّ فِي خَلْقِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَاخْتِلَافِ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ لَآيَاتٍ لِأُولِي الْأَلْبَابِ

“Në krijimin e qiejve e të tokër, në ndyshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.” (Ali Imran; 190).

I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem! , thoshtë; ” Mjerë për atë që e lexon këtë ajet e nuk mediton rreth kuptimit të tij madhor.”

4. Mbështetja në Allahun! Imam Begaviu, rahimehullah, pasiqë shkroi tefsirin e tij të Kuranit, nuk posedonte pasuri për ta botuar atë. E lajmëroi dikush prej njerëzve se në filan vendin gjendet një kryetar shteti që ua boton librat ulemave. U gëzua shumë, mori kopjen e tefsirit dhe ca para dhe me vrap hypi në anije, por pas disa minuta afrohet një njeri dhe e pyet, më falë kush jeni ju: Ky i tha; Begaviu Njeriu ia ktheu; A ju jeni dijetari i tefsirit! Tha, po! Njeriu tha; Po ku dëshiron të shkosh? Tha; Kam bërë tefsirin e Kuranit dhe nuk kam para për ta botuar librin e më lajmëruan se ekziston një bamirës që i boton librat. Ky njeriu, i tha; Më falë, por si e ke komentuar fjalën e Allahut; إِيَّاكَ نَعْبُدُ وَإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ

“Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë!” (El Fatiha; 4).

Thotë Begaviu, u skuqa nga kjo pytje, kërkova nga shoferi anijes që të kthehej mbrapa, ia bëra pagesën dhe diçka shtesë ngaqë më ktheu mbrapa. Nuk munda t’i ndali lotët nga pyetja e atij njeriut, bëra Teube dhe luta Allahun për ndihmë. Pas disa ditësh, erdhi një njeri në shtëpinë time dhe më tha; Kjo është hedija e udheqësitë tanë bamirës për botimin e librit tënd të tefsirit, të ka bërë selam dhe thotë se të ka parë ëndërr që ke nevoj për botimin e librit dhe ja ku i ke të gjitha parat e botimit. Selam dhe suksese!

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 594