Më 25 qershor, Hoxha i nderuar Vedat Skenderi përfundoi Hifzin (Memorizimin) e Kur’anit famëlartë, hoxha i nderuar shërben si imam dhe mualim në Xhaminë “Kasim beu” në Shkup, e ka të kryer fakultetin e hadithit në Medinen e Ndritur të Muhammedit alejhi selam, pas diplomimit dhe kthimit nga atje, dashuria e madhe që kishte ndaj librit të Allahut, Allahu i’a mundësoi t’a memorizoj të njëjtin, para Muhafizit të njohur Isa Bekteshi, duke filluar më datë 20-07-2015 deru më 14-01-2019, e që më pas e përsëriti atë dy herë para muhafizit.
Hoxhës se nderuar i urojmë suksese të mëtejshme, dhe dashtë Zoti ashtu si e memorizoi ashtu edhe tërë jeta e tij të jetë në shërbim të Kur’anit.
Me respekt
ALBISLAM