MEDITIME KURANORE – 173

MEDITIME KURANORE – 173

0 612

1. Bamirësia! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; إِنَّ اللَّهَ يَأْمُرُ بِالْعَدْلِ وَالْإِحْسَانِ وَإِيتَاءِ ذِي الْقُرْبَىٰ وَيَنْهَىٰ عَنِ الْفَحْشَاءِ وَالْمُنْكَرِ وَالْبَغْيِ ۚ يَعِظُكُمْ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ

“Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.” (Nahl ; 90 ).

Bamirësia është disa shkallë më lartë dhe më me vlerë se drejtësia. Ngase, drejtësi është t’i dhurosh hakun atij që e meriton aq sa e meriton e jo më shumë ose ta ndash pasurinë në mënyrë drejtë, këtu kemi marrie dhe dhënie. Kurse, bamirësia është më lartë se kjo, pra të dhurosh më shumë seç meriton e mos të marrësh ti fare ose më pak seç meriton, ose të dhurosh duke mos pritur dhe kërkuar fare kompenzim. Andaj, drejtësia është obligim për çdonjërin prej nesh, kurse bamirësia është gjë e pëlqyer, ngase nuk mund ta zotëroj gjithkush, mu për këtë arsye edhe Allahu e zmadhoi shpërblimin e bamirësisë.

Fejruz el Abadij, rahimehullah Besair dhevij temjiz; 1/671

2. Veçoritë e ajeteve Kuranore ! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَلَا تُصَلِّ عَلَىٰ أَحَدٍ مِنْهُمْ مَاتَ أَبَدًا وَلَا تَقُمْ عَلَىٰ قَبْرِهِ ۖ إِنَّهُمْ كَفَرُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ وَمَاتُوا وَهُمْ فَاسِقُونَ

“Dhe asnjërit prej tyre kur të vdesin, mos ia fal namazin (e xhenazës) kurrë, e as mos qëndro pranë varrit të tij (për lutje e vizitë), pse ata mohuan Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe vdiqën kryeneçë.” (Teube; 84).

Disa dijetarë kanë thënë se ky ajet aludon se legjimitetin e namazit të xhenazes. U ndalua i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem! , t’ua fal namazin e xhenazes munafikëve, gjë që njëkohsishtë tregon legjimitetin e faljes së besimtarëve namazin e xhenazes.

Tefsirul Kurtubij; 8/222

3. Porosi në çastet e vdekjes! Kur i erdhi agonia e vdekjes Imamit Nafi el Medenij, rahimehullah, i thanë djemt e tij; Na këshillo! Nafiu, u tha; فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَصْلِحُوا ذَاتَ بَيْنِكُمْ ۖ وَأَطِيعُوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ

“Prandaj kini frikë Allahun, përmirësoni gjendjen e unitetit tuaj dhe nëse jeni besimtarë, respektone Allahun dhe të dërguarin e Tij.” (Enfal; 1).

Sa bukur t’i porosisim edhe ne fëmijët tanë me porosi Kuranore, nuk ka dyshim se ka shumë porosi Kuranore dhe se ato lënë gjurmë më shumë tek fëmijët.

Ma’rifetul Kurra el Kibar; 1/111

4. Vlera e Kuranit! Kam provuar përmes ligjeratave mbi edukatën dhe moralin Islam të bëhem sebeb në udhëzimin e të burgosurëve. Kontaktova me kryesinë e burgut dhe më premtuan se kush prej të burgosurëve e mëson Kuranin përmendësh, do lirohet prej burgimit. Falënderimi i takon Allahut rreth 185 të burgosur e mësuan përmendësh Kuranin dhe u liruan. Dhe falënderimi i takon Allahut ata jetojnë të lumtur dhe asnjëri nuk i është kthyer të kaluarës së tij të keqe deri tash.

Shejh Dr. Sulejman es Sugajir

5. Frika ndaj Allahut! Allahu na ka obliguar t’i frikësohemi Atij, saqë frikën ndaj Tij e ka bërë kusht të besimit duke thënë: إِنَّمَا ذَٰلِكُمُ الشَّيْطَانُ يُخَوِّفُ أَوْلِيَاءَهُ فَلَا تَخَافُوهُمْ وَخَافُونِ إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ

“Vetëm djalli i frikëson miqët e vet. Ju mos iu frikoni atyre! Por frikohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë!.” (Ali Imran: 175)

Shejh Ahmed Ferid

Nga arabishtja: Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 592