80 DOBI NGA SUREJA el-FATIHA

80 DOBI NGA SUREJA el-FATIHA

0 3519

1. E radhitur në Mus’haf, me nr.1
2. E zbritur në Meke
3. Posedon 7 ajete të shkurtëra më mësime jetësore, në raport me Allahun, xhele ve ala, falënderimi ndaj Tij, dedikimi i të gjitha adhurimeve dhe lutjeve vetëm Zotit, xhele ve ala, të adhuruarit të vetëm me të drejtë të kësaj gjithësie.
4. Emërtimet e kësaj sureje:
1. Hyrja e Librit(fatihatul Kitab)
2. Nëna e Librit(Umul Kitab)
3. Nëna e Kuranit(Umul Kuran)
4. Shtatë vargjet(Seb’ul Methani)
5. Kurani madhështorë(Kuranel adhim)
6. Sureja e falënderimit(esh shukru vel hamdu).
5. Sureja el Fatiha është sureja më madhështore në Kuran;
I tha resulullahu, Seid Ibn Mualas, para se të dal nga Xhamia; A dëshiron ta mësoj suren më madhështore në Kuran!?
I tha: ajo është Elhamdulilahi rabil alemin, janë shtatë vargjet, është Kurani madhështor i cili më është dhënë mua.”
(Buhariu; 4474).
Të përgëzoj me dy dritat që më janë dhënë mua e që nuk i janë dhënë asnjë pejgamberi para meje; Fatihatul Kitab(elhamdulilahi) dhe ajetet e fundit të sures el Bekare.
(Muslimi; 806).
6. Sureja el Fatiha është rukje shëruese, me lejen e Allahut të Lartësuar, ashtu siç ka ardhur në hadithin e saktë; E si e dinte ai që ajo është rukje shëruese!?
7. Sureja el Fatiha, është sureja më madhore në Kuranin Fisnik, pasiqë ajo i përmban të gjitha llojet e teuhidit.
Po ashtu, aty Allahu përshkruhet dhe cilësohet me përsosmëri dhe përmban lutjen më të dobishme dhe më të rëndësishme në këtë jetë.
8. Rruga e vetme e drejtë dhe pa shtrëmbërime është Feja Islame.
9. Ata që janë të humbur, janë katolikët dhe çdokush që u ngjason atyre në të punuarit dhe vepruarit pa diruri.
10. Ata që kanë shkaktuar zemërimin e Allahut, janë Hebrenjët dhe të gjithë ata që u ngjasojnë atyre në lënien e veprës për të cilën kanë dituri.
11. Për nevojat tona, pos Allahut, nuk kërkojmë ndihmë nga dikush tjetër asnjëherë.
12. Nuk adhurojmë asnjëherë dikë tjetër pos Allahut, xhele ve ala!
13. Dita e Gjykimit, është dita e llogarisë, shpërblimit apo dënimit.
14. Mëshira e Allahut ka përfshirë të gjitha krijesat në këtë botë.
15. Botën tjetër, Mëshira e gjerë e Allahut, i përfshinë vetëm besimtarët muslimanë.
16. Besimtari, leximin, punën, e fillon duke kërkuar vazhdimisht ndihmën e Allahut.
17. Ti fillojmë të gjitha çështjet dhe punët tona të mira duke e përmendur emrin e Allahut.
18. Libri më madhështorë ka filluar me përmendjen e emrit të Allahut.
Prandaj, çdo gjë tjetër pas tij është më parësor që të fillohet me emrin e Allahut.
19. Të gjitha llojet e falënderimeve, me të gjitha kategoritë, i takojnë vetëm Allahut të Lartësuar, që nuk ka Zot tjetër meritor për tu adhuruar pos Tij.
20. Ta ndiejmë përsosmërinë e Allahut të Lartësuar me emrat e tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta si dhe ta falënderojmë Atë për begatitë e shumta, më e madhja e të cilave është Kurani.
21. Zotërimi(i Lartësuar dhe i Patëmeta është Ai) dhe Sundimi i Tij janë të shoqëruara me Mëshirën e Tij.
Kësisoj, Allahu me zotërimin e Tij të plotë është më i Mëshirshëm për robërit e Tij sesa nëna për fëmijën e saj.
22. Ti kërkojmë ndihmë Allahut me mëshirën e Tik të veçantë për kohët e vështira të cilat po i jetojmë sot.
23. Të përgatitemi për Ditën e Llogaridhënies, shpërblimit ose ndëshkimit, duke bërë vepra të mira dhe duke i braktisur të ndaluarat.
24.Allahu i Lartësuar është Mbreti, Sunduesi.
Me të vërtetë sundues tjetër pos Tij nuk ka.
Ditën e Gjykimit, të gjitha krijesat do të dëshmojnë se tërë pushteti dhe sundimi i takon vetëm Allahut, të Vetmit, Ngadhnjimtarit.
25. Të arrijmë ta adhurojmë vetëm Allahun gjatë gjithë jetës sonë, gjithnjë duke kërkuar ndihmën e Tij.
26. Udhëzimi për në rrugën e drejtë arrihet vetëm me suksesin dhe përkrahjen e Allahut të Lartësuar.
27. Të kërkojmë nga Alahu udhëzimin dhe përqëndrimin në rrugën e drejtë, pa u lëkundur fare prej saj.
28. Të bëjmë kujdes nga dy rrugët e të humburve;
Rruga e atyre që kishin dituri, por braktisën punën dhe rrugën e atyre që punuan e vepruan pa dituri.
29. Rruga e drejtë dhe e vërtetë është në mes dy skajeve si dhe rruga e të udhëzurëve është në mes të dyja grupeve të humbura.
Boshti kryesor i kësaj rruge është jetësimi i diturisë dhe punës.
30. Përpiqu ti mësosh emrat e bukur të Allahut dhe edukohu me ta, që ta fitosh Xhenetin.
Allahu i ka 99 emra, njëqind pa një. Ai që i mëson ata, hyn në Xhenet.(Buhariu dhe Muslimi).
31. Qëndro stoik në rrugën e drejtë, duke u kapur për Kuran dhe Synet, që të mos bëhesh si hebrenjtë, që e braktisën punën pasiqë u arriti dituria, e as si katolikët, që punuan pa dituri, por bëhu si ata të cilëve Alllahu i mirësi, si profetët, të sinqertit, dëshmorët, të drejtit.
32. Zoti është krijues, furnizues, sundues dhe i adhuruari i vetëm me meritë i të gjitha krijesave.
33. Të gjitha të mirat që i kemi, janë të gjitha nga Allahu.
34. Njeriu duhet vazhdimisht të jetë mirënjohes(falëmderues) ndaj Allahut.
35. Prej emrave të bukur të Zotit është edhe emri Allah.
36. Sipas disa ulemave emri më i madh i Zotit është emri Allah.
37. Emri Allah është prej emrave të vetëm që nuk është emëru apo cilësu me të dikush prej krijesave të Allahut.
38. Sureja el Fatiha është sureja e parë e Kuranit.
39. Përmban dashurinë, sepse Allahu është Begatuesi, ngase begatuesi duhet në bazë të begative që jep.
40. Përmban shpresën dhe frikën.
41. Muslimani duhet të ketë paralel shpresën dhe frikën.
42. Përmban teuh’idin el uluhije(vetëm Ty të adhurojmë).
43. Përmban teuhidin err rrububije(vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë).
44. Allahu tregoi se njerëzit janë tre lloje:a). Të begatuarit b). Të hidhëruar me tac). Të humburit.
45. Kjo sure na mëson se Allahu nuk ka të meta, është i Përsosur në çdo gjë, emra, cilësi, etj.
46. Kjo sure na mëson njohjen e adhurimit dhe shtyllave të tij.
47. Kjo sure na mëson se imani është besim, fjalë dhe vepër.
48. Allahu hidhë’rohet me ata që kanë dije, por që nuk punojnë me dijen.
49. Allahu hidh’ërohet me ata që adhurojnë, por adhurimin e tyre e bëjnë pa dije dhe me devijim.
50. Allahu e begaton atë që ka dije dhe punon me të.
51. Adhurimi duhet të bëhet me dashuri ndaj Allahut, me shpresë dhe me fri’kë ndaj Tij.
52. Tevekuli(mbështetja) në Allahun është prej adhurimeve bazike të kësaj feje.
53. Litari më i fortë dhe gjëja më madhore që mund të bëjë njeriu është adhurimi dhe njësimi i Allahut në adhurim.
54. Lutja është prej adhurimeve bazike të Islamit.
55. Njeriu vazhdimisht duhet ta lusë Allahun që ta udhëzoj në rrugën e drejtë dhe t’ia mundësoj përfundimin e jetës me iman.
56. Rruga e vetme e pranuar tek Allahu është rruga e drejtë, e ajo është Is’lami(pasimi i Kur’anit dhe Synetit).
57. Besimtari duhet të lakmojë të udhëzuarit d devotshëm e jo të devijuarit apo të shthururit.
58. Prej cilësive të Allahut është hidhërimi, se Ai hidhërohet me robërit(krijesat) e Tij.
59. Prej cilësive të Tij është se Ai është që Mëshiron shumë.
60. Prej cilësive të Tij është se Ai është që Falë shumë.
61. Prej emrave të Tij të bukur është Err Rrahman(Mëshirues).
62. Prej emrave të Tij të bukur është Err Rrahim(Mëshirëbërës).
63. Allahu pasurinë, jetëgjatësinë, bukurinë, ia jep kujtdo, por dritën e imanit besimit dhe devotshmërinë ia dhuron vetëm atij që do Ai.
64. Sunduesi suprem dhe i drejtë është vetëm Allahu.
65. Në këtë sure kundërshtohen të gjitha grupet e humbura.
66. Sureja tregon bindshëm besimin e drejtë në fushën e përcaktimit të Allahut, duke pohuar faktin që robi është i lirë të veprojë, ndryshe nga çka thonë grupet e humbura, të cilët ose e zhveshin robin nga çdo lloj përgjegjësie dhe mundësie veprimi ose i japin atij pavarësi, mundësi dhe fushë veprimi absolute, të pavarur prej dëshirës dhe vullnetit suprem të Allahut të Madhëruar.
67. Kjo sure flet edhe për shpërblimin e llogarinë që i pret krijesat për veprat që kanë kryer. Ky kuptim merret nga fjala e Allahut të Madhëruar: Maliki jeumidin(Sunduesit të Ditës së Gjykimit). Kjo llogari e asaj dite do të jetë me drejtësi, sepse fjala,-din,- do të thotë, shpërblim me drejtësi.
68. Kjo sure dëshmon për vërtetësinë e institucionit të profetësisë, gjë të cilën e kuptojmë nga pjesa e ajetit: Na udhëzo në rrugën e drejtë, sepse udhëzimi në rrugën e drejtë nuk mund të arrihet pa sqarimet e të zgjedhurve të Allahut(pejgamberëve) dhe pa shpalljet hyjnore.
69. Kjo sure, edhe pse e shkurtër, ka përmbledhur mes rreshtave të saj atë që asnjë sure në Kuran, nuk e ka në këtë mënyrë.
70. Rruga e drejtë nuk është ajo që e ndoqën të humburit, ata të cilët e braktisën dhe e shpërfillën të vërtetën nga padituria e tyre, siç ishin të krishterët dhe të ngjashmit e tyre.
71. Rruga e drejtë nuk është as ajo që e ndjekën të mallkuarit dhe ata që merituan zemërimin e Allahut, të cilët e njohën të vërtetën dhe më pas e braktisën atë. Ata që vepruan kështu ishin çifutët dhe të ngjashmit e tyre.
72. Rruga e vërtetë, është rruga e atyre që i begatoi Allahu me të mira, rruga e pejgamberëve, e të sinqertëve, dëshmorëve dhe të mirëve.
73. Rabil alemin(Zot i botërave).
Njësimin e Zotit në veprat e posaçme të Tij, përsa i përket çështjeve të krijimit, sundimit, përkujdesjes së Tij ndaj krijesave(teuhidi err rrububije).
74. Ijake nabudu(Vetëm Ty të adhurojmë).
Njësimi i Zotit i shprehur në adhurimet që kryejnë krijesat.
Realizimi i teuhidit el uluhije, kjo kuptohet nga fjala Allah, që në kuptimin e saj gjuhësor do të thotë, i Adhuruar si dhe nga pjesa e ajetit, Vetëm Ty të adhurojmë.
75. Err Rrahman err Rrahim
I Mëshirshmi, Mëshiruesi.
Teuhidi esmai ves sifat
Njëshmëria e Allahut në emrat dhe atributet, cilësitë e Tij të përsosura.
Me fjalë të tjera, ky lloj lloj teuhidi konsiston në pohimin dhe pranimin e faktit që Allahu i Lartësuar është i emërtuar me emrat më të bukur dhe është i cilësuar me cilësi(atribute) të përsosura(absolute), të cilat Ai i ka pohuar për Vetveten dhe të cilat i ka deklaruar për Të, resulullahu, salallahu alejhi ve selem.
Ky pohim bëhet ashtu siç është larg çdo keqinterpretimi dhe pa u përpjekur të mohohet ndonjë prej këtyre emrava apo cilësive të Tij.
Më qartë, ai bëhet duke u larguar nga mohimi i plotë i cilësive(tatil) ose nga krahasimi i tyre me cilësitë e krijesave(temthil) ose nga përngjasimi, përafrimi apo shembëllimi me diçka tjetër(teshbih).
76. Ihdinas siratal mustekim(udhëzona në rrugën e drejtë)
Kjo lutje është një ndër më gjithëpërfshirëset dhe më të dobishmet për njeriun, prandaj, përshkak edhe të nevojës së tij të madhe në këtë aspekt, u bë e detyrueshme që ai të lutet me fjalët e saj në çdo rekat namazi që e fal për Allahun.
77. Ihdinas siratal mustekim(udhëzona në rrugën e drejtë).
Domethënë: Na i trego, na udhëzo dhe na jep sukses, për të vazhduar në rrugën e drejtë, në rrugën e qartë, që të shpie tek Allahu i Lartësuar dhe te Xhenetet e Tij.
Në këtë mënyrë, ne kërkojmë udhëzimin dhe suksesin prej Allahut të Madhëruar për dy gjëra:
1. Për njohjen e të vërtetës dhe
2. Për të punuar sipas kësaj të vërtete.
Ne kërkojmë prej Allahut udhëzimin në rrugën e drejtë dhe vijimin në këtë rrugë.
Me fjalë të tjera, kërkesa bëhet fillimisht për të hyrë në rrugën e drejtë dhe pastaj për të qenë i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm në këtë rrugë.
Udhëzimi për të hyrë në rrugën e drejtë, është udhëzimi për të kuptuar dhe pranuar Islamin dhe për të braktisur çdo fe tjetër.
Ndërsa vijimi në këtë rrugë nënkupton suksesin për të njohur imtësitë e kësaj feje si dhe veprimin sipas dispozitave të saj.
78. Kush e vërteton kuptimin e sures Fatiha përmes dijes, njohjes, veprimit dhe gjendjes së tij, ka fituar pjesën më të mirë të përsosmërisë së tij dhe adhurimi i tij është bërë adhurimi i elitës së zgjedhur, gradat e të cilit janë më të larta se ato të adhuruesve të zakonshëm.
79. Allahu është i Adhuruari, Ai është i Vetmi që meriton të veçohet duke e adhuruar.
Ai është unik në meritën e adhurimit, përshkak cilësive hyjnore me të cilat Ai përshkruhet, cilësi këto që tregojnë se Ai është Absolut dhe Madhështor në çdo aspekt.
80. Asgjë nuk mund të quhet ibadet, nësen nuk plotëson dy kushte:
1. Të synohet me të kënaqësia e Allahut.
2. Të jetë e argumentuar nga tradita e resulullahut, salallahu alejhi ve selem

Fund.

Përmblodhi dhe përshtati;
Hoxhë Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 573