33 DOBI NGA SUREJA el-MAUN

33 DOBI NGA SUREJA el-MAUN

0 671

1. E rradhitur në Mus’haf me nr 107
2. E zbritur në Meke.
3. Posedon 7 ajete të shkurtëra me porosi dhe mësime jetësore në aspektin e besimit Islam, si dhe në etikën dhe personalitetin e myslimanit, konkretisht raporti i tij me krijesat e Allahut.
4. Shkaku i zbritjes së kësaj sure ishte se Ebu Sufjani zakonisht therrte çdo javë nga dy deve. Kaloi aty pari një jetim dhe i kërkoi ushqim-mish Ebu Sufjanit, kurse ai e goditi me shkop.
Thuhet që ka zbritur gjithashtu për As Ibn Vail, i cili e përgënjeshtronte Ditën e Gjykimit.
Thuhet që gjithashtu ka zbritur për Ebu Xhehlin, i cili ishte përgjegjës për një jetim dhe i mohonte shpesherë jetimit në fjalë gjërat elementare jetësore dhe e keqtrajtonte shpeshherë.
5. Tu bëjmë mirë njerëzve duke u dhënë atë që kanë nevojë, veçanërishtë gjërat të cilat janë bërë ti japin njerëzit.
6. Kur në shoqëri gjendja arrin deri te privimi i nevojtarëve nga dhuratat dhe lëmoshat që nuk i lënë keq dhuruesit, atëherë ata janë vënë karshi kërcënimit me dënim.
7. Fitorja dhe furnizimi do ti vijë shoqërisë Islame përmes të dobëtve të tyre.
8. Do ta rikujtojmë me vëllezërit rëndësinë e së drejtës së jetimit dhe të varfrit, sepse në përmbushjen e kërkesave të tyre gjendet përmisimi i individëve dhe shoqërisë.
9. Atij që i fal dyzet namaze me xhemat, duke e zënë tekbirin fillestar, i shkruhen dy lirime;
Lirimi nga zjarri i Xhehenemit dhe lirimi nga hipokrizia.
10. Besimtari duhet të këmbëngul pareshtur në realizimin e sinqeritetit për Allahun, shtimin e besimit dhe forcimin e bindjes në Ditën e Llogarisë, ngase kjo është motivim për ti shtuar veprat e mira dhe për tu laguar nga veprat e këqija.
11. Të jemi të sinqertë për Allahun e Madhëruar, ngase feja jonë nuk është fe e shtirjeve, shfaqjeve, etj.
12. Allahu u tërheq vërejtjem atyre që e vonojnë faljen e namazit nga koha përkatëse.
Vallë, nëse kjo vërejtje është për ata që falen, si qëndron puna me ata të cilët nuk e falin fare namazin!?
13. Ti falim namazet në kohën e tyre të caktuar, duke iu bindur urdhërit të Allahut dhe të mos të tregohemi të shkujdesur ndaj tyre.
Por, faljen e namazit ta vëmë në kryelistë të prioriteteve tona.
14. Atij që e përgënjeshtron Ditën e Gjykimit, i mbyllen portat e mirësisë.
15. Besimi në Ditën e Gjykimit është inkurajuesi më i madh për robin në kryerjen e veprave të mira.
16. Tia rikujtojmë vetvetes vazhdimisht takimin me Allahut, ngase ky është shkak i madh për të kryer vepra të mira.
17. Vallë, je ti nga ata të cilët janë të kujdesshëm për namazin e tyre, që falen me kohë dhe me xhemat në Xhami!
18. Rrezik i madh u kanoset atyre që bëjnë vepra veç për tu dukur në sy të njerëzve.
19. Rrezik i madh u kanoset edhe atyre që janë të pavëmendshëm ndaj namazit të tyre, nuk i kushtojnë rëndësi, saqë kalon koha e tij e caktuar.
20. Njeriu nuk duhet të ketë si qëllim vetëm leximin e Kuranit dhe adhurimin e Allahut vetëm duke e lexuar, por duhet të edukohet me të.
21. Kush bën vepër sa për tu dukur apo që njerëzit të dëgjojnë për veprën e tij, herët a vonë, Allahu do ta demaskojë dhe do ta nxjerrë në shesh qëllimin e tij.
22. Atë që njeriu e ka për obligim ta japë, nëse nuk e jep, natyrisht që bën mëkat, ndërsa atë aë nuk e ka obligim ta jap, nuk bën mëkat nëse nuk e jep, por e humb shpërblimin e dhënies.
23. Nëse dikush përballet me një njeri shumë në nevojë, i cili i lutet për ujë dhe nëse nuk pi, vdes.
Në këtë rast, nëse nuk i jep një gotë ujë, bën mëkat, madje, disa dujetarë thonë se nëse ky njeri vdesë, ai ngarrkohet me pagesën e dijes(shpagimit), ngase është bërë shkaktarë për vdekjen e tij.
Në raste të tilla ndihmes është obligative.
24. Allahu i qorton rëndë ata që shpërfillin të drejtat e Zotit dhe të drejtat e krijesave.
25. Shumicën dërmuese të rasteve ata që shpërfillim të drejtat e Allahut dhe të drejtat e krijesave janë ata që nuk besojnë ringjalljen dhe dhënien e llogarisë.
26. Sjellja e keqe ndaj jetimit vjen si pasojë e zemërngurtësisë dhe përshkak mosshpresimit në shpërblimin e Allahut dhe mosfriksimit nga ndëshkimi i Allahut.
27. Ata që janë të pakujdesshëm ndaj namazit, Allahu i Lartësuar i ka përshkruar si zemërgurë, të pamëshirshëm dhe shtiracakë.
28. Pakujdesia nga harresa në namaz mund ti ndodh çdokujt, madje edhe pejgamberit alejhi selam i ka ndodhur që të ketë harruar diçka prej namazit, ajo që qortohet dhe dënohet është pakujdesia që bëhet me vetëdije ndaj çështjeve të namazit.
29. Në këtë sure, Allahu na nxit për bamirësi ndaj jetimëve dhe të varfërve, madje na qorton nëse nuk e bëjmë këtë, duke e konsideruar si një sjellje të ngjajshme me ata që nuk besojnë ringjalljen.
30. Kjo sure, na nxitë për të qenë të kujdesshëm në faljen e namazit, na nxitë për sinqeritet në kryerjen e namazit dhe në të gjitha adhurimet e tjera.
31. Allahu na nxit për të bashkëpunuar me njëri tjetrin, duke shkëmbyer shërbime dhe mjete të ndryshme, sepse në të kundërtën do të jemi si ata të cilët qortohen në këtë sure.
32. Jetim është ai që i ka vdekur babai përpara se të arrijë pjekurinë, kështu që jetimët kanë nevojë për ngushëllim e mëshirë, për këtë arsye kanë ardhur shumë tekste sheriatike për vlerën e bamirësisë ndaj jetimëve.
33. Kur njeriu e mbron mendimin e tij, ndërkohë e di se është gabim, kjo është një sjellje e keqe, që njëherit është zakon i jobesimtarëve të cilët nuk pranonin të ndiqnin të Dërguarit e Allahut, duke thënë; ” Ne i gjetëm baballarët tanë në këtë fe dhe rrugën e tyre po e ndjekim.”(Zuhruf: 22).

Përmblodhi dhe përshtati;
Hoxhë Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 576