Si të falet personi që nuk di shkrim e lexim?

Si të falet personi që nuk di shkrim e lexim?

0 1444


Pyetje: Një grua nuk di të lexojë e as të shkruaj, dëshiron të falet, si të veprojë?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut…

Dije, Allahu të dhashë sukses, se kjo fe është fe e lehtësimit, siç ka thënë i dërguari salallahu alejhi ue selem: “Vërtet feja është lehtësim dhe kushdo që mundohet ta shtrëngon fenë (përmes shfaqjes së ekstremizmit në adhurim), ajo do ta mposhtë atë. Andaj, përmbajuni mesatares dhe përpiquni sipas mundësisë dhe përgëzoni njëri tjetrin me shpërblimin për veprat e mira. Ndihmohuni në udhëtimin tuaj me ecje gjatë mëngjesit të hershëm, pasdites dhe një pjese të natës.” E transmeton Buhariu në Sahihun e tij me numër 39.

Njeriu po që se nuk mund të lexon e as të shkruaj, është i obliguar të mësojë lutjet që thuhen në namaz dhe formën e namazit, fakti që ai nuk di të lexojë e as të shkruaj nuk e ndalon nga të mësuarit, sepse kjo është një gjë e lehtë, falënderimi i takon Allahut.  Ata sahabë, Allahu qoftë i kënaqur me ta, shumica e tyre nuk dinin as shkrim e as lexim, megjithatë me përsosmëri kryenin namazin.

Mirëpo, nëse pyetësi thotë: Ndoshta personi është që sapo ka pranuar Islamin, që nëse dëshiron të mësojë lutjet e namazit ka nevojë për kohë, dhe po ashtu nëse nuk ka mundësi të mëson përmendësh suren Fatiha, si të falet?

I përgjigjemi: Se ai falet, e kur të arrijë në vendet që duhet lexuar, atëherë thotë: Subhanallah, Elhamdulilah, Allahu Ekber, La ilahe il Allah.

Argument për këtë është hadithi i vërtetë që e transmeton Rifa’ah ibn Rafi, në lidhej me atë që kishte gabuar në namazin e tij, se i dërguari salallahu alejhi ue selem i ka thënë atij: “Nëse di nga Kurani, lexo, përndryshe thuaj Elhamdulilah, Allahu Ekber dhe La ilahe il Allah”. E transmeton Tirmidhiu në librin e tij me numër 302 dhe e vlerëson si hadith të mirë. Po ashtu e transmeton Ebu Davudi në librin e tij “Sunen Ebu Davud” me numër 858. Albani, Allahu e mëshiroftë, e vlerëson të vërtetë, shiko librin “Sahih Ebu Davud” me numër 767.

Islamqa.com

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM