26 DOBI NGA SUREJA el-FELEK

26 DOBI NGA SUREJA el-FELEK

0 872

1. E rradhitur në Mus’haf me nr 113.
2. E zbritur në Medine.
3. Posedon 5 ajete të shkurtëra me porosi dhe mësime jetësore në aspektin e besimit Islam, konkretisht kërkimi i ndihmës së Allahut nga dëmet e shumëllojshme, më kryesoret; nga dëmi i magjistareve, inatçorëve, etj.
4. Shkaku i zbritjes së kësaj sure ishte se kur i është magji resulullahut, salallahu alejhi ve selem, si rukje(shërim me Kuran) Allahu ia zbriti përmes Xhibrilit, suren el Felek dhe en Nas.
5. Robi e ka obligim të kërkojë mbrojtjen e Allahut nga të këqijat e mëdha që i kanosen atij, siç është sherri i smirëziut, i syrit të keq dhe i magjisë.
6. Kjo sure na udhëzon që kërkojmë mbrojtjen dhe shpëtimin tek Allahu nga të ligësitë dhe të këqijat.
7. Kërko mbrojtje e strehim tek Allahu që të të ruaj nga dëmi i smirëkeqit, kur sipas smirës vepron.
8. Kërko mbrojtje e strehim tek Allahu që të të ruaj nga dëmi i magjistarëve, të cilët fryejnë dhe lidhin nyje.
9. Shumica magjitarëve janë të gjinisë femërore, e pak prej tyre të gjinis mashkullore.
10. Magjia është realitet dhe ajo mund ta godasë atë që e ka caktuar Allahu të sprovohet me të.
11. Allahu është Zot, Sundues, Krijues i çdo gjëje, agimit, i natës, i qijeve, tokës, etj.
12. Kërko mbrojtje e strehim tek Allahu që të të ruaj nga dëmi që shfaqet natën, qoftë ai nga kafshët, insektet, exhinët apo hajdutët.
13. Kërko mbrojtje e strehim tek Allahu që të të ruaj nga dëmi i çdo krijese që mund të të dëmtojë.
15. Të jemi të lidhur vetëm me Allahun, të Vetmin, Zotin dhe Sunduesin e çdo gjëje, i Cili e nxjerr mirësinë dhe dritën nga errësira dhe ngushtimi i sprovave.
16. Kërko strehim dhe mbrojtje vetëm tek Allahu nga të gjitha të këqijat, qofshin ato të dukshme apo të padukshme.
17. Atë që e kërkon mbrojtjen nga Zoti i tij i Lartësuar, Ai do ta mbrojë.
Atë që kërkon strehim tek Ai që ta ruajë, Allahu do ta strehojë dhe do ta ruajë atë, do ti largojë atij çfarë e ka kapluar, ashtu siç largon drita e agimit terrin e natës.
18. Allahu i Lartësuar është Krijuesi i çdo gjëje, në duart e Tij është çdo gjë, kështu që nuk ndodh ndonjë gjë, dëm apo dobi pa lejen e Tij.
19. Të bëjmë përpjekje maksimale që ta pasojmë Librin e Zotit tonë dhe Sunetin e Profetit tonë, që të shpëtojmë nga errësira dhe e keqja.
20. Nata e errët është koha e së keqes dhe e sherrit të saj dhe e gjërave të tjera dëmtuese.
Ndërkohë, edhe errësira e zemrës nga shpallja është vendstrehim për përhapjen e këqijave në te.
21. E kemi për obligim tua sqarojmë njerëzve dëmin e magjisë dhe magjistarëve në shoqëri.
22. Magjia ka anën e saj reale, ka shtigje të pista, përmes të cilave arrijnë të lidhin magji.
Personat që shejtani i josh më së shumti për këtë janë femrat, si shkak i dobësisë, mendjelehtësisë dhe intrigave të tyre të mëdha.
23 Të mësojmë mënyrën e të përballurit me këto dy fenomene dhe udhën e mbrojtjes nga to, magjia dhe hasedit, janë të pashmangshme në shoqëri dhe janë evidente vazhdimisht, deri në përfundimin e kësaj bote.
24. Lidhu vetëm me Allahun në arritjen e çdo gjëje që dëshiron ose kërko mbrojtjen e Tij nga çdo e urryer që mund të të godasë, ngase Allahu është Mbisunduesi i së dobishmes dhe së dëmshmes.
25. Të kërkuarit e mbrojtjes së Allahut dhe mbështetjes tek Ai është nga shkaqet e ruajtjes së njeriut nga xhelozia(smira-hasedi).
26. Leximi i dhikrit të mbrëmjes dhe mëngjesit me vëmendje është nga shkaqet e ruajtjes nga xhelozia dhe magjia.

Përmblodhi dhe përshtati;
Hoxhë Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 583