PSE GJITHË KY PIKËLLIM! (2)

PSE GJITHË KY PIKËLLIM! (2)

0 415

O i sprovuar!
Mos u pikëllo, ngase Allahu nuk zgjedh diç për ty e ajo të mos jetë e dobishme për ty!
Allahu, është më i mëshirshëm ndaj teje se nëna për fëmijën e saj.
Mos u pikëllo, ngase sprovat janë pastrim gjynahesh n’dynja pêr ty, kurse në ahiret do jesh prej të zgjedhurve dhe të graduarëve.
Mos u pikëllo, ngase pas çdo vështirësie vjen lehtësimi dhe pas çdo ngushtësie vjen çlirimi.
Mos u pikëllo dhe ki mendim të mirë për Allahun.
Mos u pikëllo, ngase pikëllimi nuk shëron sëmundje, nuk kthen at që mungon dhe nuk e ringjall të vdekurin.
Mos u pikëllo, ngase Xheneti është përmalluar për ty!

Nga arabishtja:
Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 588