22.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

30 DOBI NGA SUREJA el-KARIAH!

Disa dobi nga sureja el Kariah:
1. E radhitur në Mus’haf me nr 101.
2. E zbritur në Meke.
3. Posedon 11 ajete të shkurtëra me porosi dhe mësime jetësore në aspektin e bazave të besimit të pastër Islam, njëra prej bazave që trajtohet është Besimi në Ditën e Gjykimit.
4. Përmbajtja e përgjithshme e surës;
Ceken ndodhitë tmerruese të Ditës së Kiametit, ndodhi të cilat i tronditin zemrat.
Njerëzit at ditë janë të shpërndarë , kodrat do jenë të thërmuara si leshi.
Atë ditë, atij që i rëndohet peshorja e veprave të mira, shpëton, kurse ai të cilit peshorja i vjen e lehtë do shkatërrohet dhe fundoset.
Vallë, a ke menduar për ngjarjet tmerruese të asaj Dite, në mënyrë që të punosh dhe ta rëndosh peshoren e veprave të mira.
Kujdes! Atij që i lehtësohet peshorja e veprave të mira, përkatësisht i rëndohen të këqijat, i tilli do ta ketë vendin në Xhehenem, Allahu na ruajtë!
5. Dita e Kiametit është dita kur zemrat e njerëzve tmerrohen prej frikës së saj të madhe.
6. Atë Ditë, kur të tmerrohen zemrat e njerëzve, do të jenë sikurse fluturat, që lëvizin të çorientuara, duke u përplasur me njëra tjetrën të shpërndara.
7. Atë Ditë, malet do të jenë sikurse leshi i shprishur e do të jenë të lehta për tu lëvizur.
8. Havijeh është prej emrave të zjarrit të Xhehenemit dhe njëherit është zjarri, nxehtësia e të cilit është shumë e madhe.
9. Dita e Kiametit i tmerrom zemrat para veshëve, si pasojë e sprovave tejet të vështira që Allahu i caktoi për atë Ditë.
10. Ti mbushim zemrat me frikë për Atë Ditë, me qëllim që të kthehemi tek Allahu me nxitim e ti lidhim zemrat për Të, sepse Ai është që na shpëton nga ajo Ditë.
11. I mjeri ai që krenohet e mburret me fuqinë dhe pushtetin e tij! Sa i dobët që do të jetë në atë ditë!
Atë Ditë do ta pushtojë frika e tmerrshme.
Andaj, leje mburrjen e mendjemadhësinë dhe bëhu rob i Allahut tënd të Gjithëfuqishëm.
12. Ta ndiejmë madhështinë dhe fuqinë e Allahut se Ai i ngjall robërit dhe i nxjerr nga varret të shpërndarë anembanë tokës në të njejtën kohë.
13. Të gjitha krijesat do të zhduken, madje edhe kodrat e malet, të cilat llogariten si simbole të qëndresës dhe fuqisë, do të bëhen si leshi i shprishur.
14. Ta ndiejmë dhe ta njohim Madhështinë e Allahut, fuqinë e Tij në shëndrrimin e këtyre bjeshkëve e maleve stoike në lesh të shprishur që fluturon tutje nga çdo puhizë dhe erë e lehtë.
15. Rëndimi i peshores me vepra të mira është shkak i arritjes së jetës së kënaqshme e të lumtur në Ditën e Kiametit.
16. Të mundohemi me zell ta fitojmë jetën e mirë në ahiret, që është e pastër nga lodhjet dhe vështirësitë e kësaj bote. Kjo të bëhet duke i shtuar veprat e mira, të cilat e rëndojnë peshoren e veprave të tilla.
17. Të kujdesemi të braktisim mëkatet në përgjithësi.
Gjithashtu, të largohemi nga veset që i prishin veprat tona, siç janë: syefaqësi, vetëpëlqimi, etj.
18. Ai që kënaqet me poshtërsinë e kësaje bote dhe shkon pas nënçmimit të mëkateve, duke e lënë anash krenarinë e bindjes ndaj Allahut, Ditën e Kiametit do të hidhet në zjarr të Xhehenemit.
19. Të përpiqemi të bëjmë perde mes nesh dhe zjarrit qoftë edhe me vepra të vogla, siç na porosit vule e pejgamberëve;
Frikësojuni zjarrit, shpëtoni nga ai qoftë edhe me një gjysmë hurme.
(Buhariu dhe Muslimi).
20. O njeri, o biri i Ademit, ti nuk mund ti bësh ballë një puhize zjarri të kësaj bote, që është një e shtatëdhjeta pjesë e zjarrit të Xhehenemit.
Atëherë, si mund ta paraftyrojmë qëndrimin e përhershëm në vetë zjarrin e Xhehenemit.
21. Prej veprave të rëndojnë peshoren e veprave të mira;
Realizimi i teuhidit, namazi, morali i lartë, falja dhe përcjellja e xhenazes derisa të varroset, dhikri, etj.
22. El Kariah është një prej emrave të Ditës së Kiametit, është fjala për krismën që trishton zemrat kur të fryhet në Sur.
23. Ferash, quhen disa insekte të vogla, që dynden kur të kemi ndonjë zjarr gjatë natës, janë të dobëta dhe ecin pa ditur se kah shkojnë, ecin kuturu, hidhen sipër njëri tjetrit dhe bien në zjarr pa e ditur se do të bien në te.
Ato u ngjajnë fluturave për sa i takon dobësisë.
24. Mebthuth, të shpërndara, njejt si fjala tjetër e Allahut: Ata do të dalin nga varret si të ishin karkaleca të shpërndarë.(El Kamer; 7).
25. Të gjithë do të dalin prej varreve, si ai që është varrosur, si ai që nuk është varrosur, si ai që e kanë ngrënë egërsirat, si ai që është hedhur në deti, si ai që e ka ngrënë peshkaqeni, etj.
26. El ihn, quhet leshi, megjithëse disa thonë se është fjala këtu në fjalën e Allahut për pambukun.
27. Menfush, i shprishur, i shkrifur, pra këto male të forta, të larta, gjigante, të patundura, do të jenë si lesh apo pambuku i shprishur, i cili fluturon me erën më të lehtë që fryen.
28. Allahu i ka ndarë njerëzit në dy grupe:
1. Te grupi i parë bëjnë pjesë ata njerëz që veprat e mira të të cilëve peshojnë më shumë se të këqijat e tyre.
2. Te grupi i dytë ndodh e kundërta.
Te ky grup hyjnë ata që nuk kanë fare vepra të mira, siç janë jobesimtarët.
29. Xheneti është vendqëndrim për atë që vdesë me iman dhe vepra të mira.
30. Xhehnemi është vendqëndrim për atë që vdesë pa iman dhe i shthurur.

Përmblodhi dhe përshtati;
Hoxhë Suad Shabani

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...