22.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

MEDITIME KURANORE – 179

1. Cytjet e shejtanit! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَلَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنْسَانَ وَنَعْلَمُ مَا تُوَسْوِسُ بِهِ نَفْسُهُ ۖ وَنَحْنُ أَقْرَبُ إِلَيْهِ مِنْ حَبْلِ الْوَرِيدِ

“Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se ç’pëshpëritë ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij.” (Kàf; 16).

Shejtani i mallkuar hedh dyshime dhe vesvese tek zemra e shëndosh, ngase tek zemra jo e shëndosh nuk lodhet fare me të, ngase puna e saj veçse ka mbaruar. Andaj, besimtari duhet të mundohet t’i largoj ato cytje dhe vesevese të shejtanit e jo t’i ndjek ato si dhe një gjë e tillë argumenton se personi në fjalë ka iman.

Shejh Uthejmini, rahimehullah Tefsiri sures el Hadid; fq.363

2. Vlera e Teuhidit! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; فَنَادَىٰ فِي الظُّلُمَاتِ أَنْ لَا إِلَٰهَ إِلَّا أَنْتَ سُبْحَانَكَ إِنِّي كُنْتُ مِنَ الظَّالِمِينَ فَاسْتَجَبْنَا لَهُ وَنَجَّيْنَاهُ مِنَ الْغَمِّ ۚ وَكَذَٰلِكَ نُنْجِي الْمُؤْمِنِينَ

“Po në errësira ai tha se: “Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!” Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.” (Enbija; 87-88).

Fatëkeqësitë janë sikurse valët e detit, kënd e kaplojnë ato e fundosin atë, por barka e shpëtimit nga fundosja është Teuhidi.

Dr. Sulejman Err Rrib’ij

3. Munafikët! Allahu, xhele ue ala, tha për munafikët; وَلَتَعْرِفَنَّهُمْ فِي لَحْنِ الْقَوْلِ

“Do t’i njohësh përmes mënyrës së fjalës së tyre.” (Muhamed; 30).

Do t’i njohësh munafikët përmes tubimeve të tyre, punimeve të tyre, fjalimeve të tyre, projekteve të tyre, vetëm ndalu dhe shikoj pak? do vëresh strategjitë e tyre dhe kurthat dhe dredhitë e tyre.

Dr. Abdurrahman Esh Shihrij

4. Vlera e meditimit të Kuranit! Po ta dinin njerëzit se çfarë vlerash dhe dobi ka në leximin e Kuranit me meditim, do të merreshin vetëm me të dhe do t’i anashkalonin gjërat tjera.

Ibn Kajimi, rahimehullah Miftah Dar es Sea’deh; 1/187

5. Dunjaja! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَتِلْكَ الْأَيَّامُ نُدَاوِلُهَا بَيْنَ النَّاسِ

“Ne, këto ditë i ndrrojmë (u japim në përdorim) mes njerëzve.” (Ali Imran; 140).

Me të vërtetë në këtë dunja ka ngritje dhe ulje, mbushje dhe zbrazëtirë, varfëri dhe pasuri, ndodhë që pas pasurisë të kaploj varfëria ose pas varfërisë mund të vie pasurisë, etj. Kështu janë gjendjet e njerëzve në dunja, nuk ndodh që dikush të qëndroj në një pozitë të vetme gjatë jetës së tij në dunja.

Shejh Ali Tantavi, rahimehullah Dhekerijat et Tantavi; 1/239

Nga arabishtja; Suad Shabani

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...