7.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

BANORËT E FIRDAUSIT

Falënderimet i takojnë Allahut të madhëruar, vetëm Atë e adhurojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë kërkojmë, përshëndetjet e selamet qofshin për të Dëguarin e Tij, familjen e shokët e tij besnik dhe mbi gjithë ata që ndjekën rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Vëllezër të dashur!

  • Allahu i madhëruar do t’i gradon besimtarët në grada të larta, duke i vendosur ata në xhenetet e Tij, Allahu na tregon në Kur’anin famëlartë, se të shpëtuar janë besimtarët dhe se ata do ta trashëgojnë xhenetin Firdaus.
  • Allahu na përshkruan këtë realitet në fillim të surës El-Muminun, prej ajetit një deri tek ajeti njëmbëdhjetë;

Allahu i madhëruar thotë:

{قَدْ أَفْلَحَ الْمُؤْمِنُونَ}

“Me të vërtetë kanë shpëtuar besimtarët”

“الَّذِينَ هُمْ فِي صَلَاتِهِمْ خَاشِعُونَ”

“të cilët janë të përulur në namazin tyre”

Ibën Kethiri rahimehullah thotë:
‘Arrihet përulja në namaz duke ju drejtuar Allahut me zemër’

{وَالَّذِينَ هُمْ عَنِ اللَّغْوِ مُعْرِضُونَ}

“Dhe të cilët shmangen nga fjalët e kota”

Ibën Kethiri rahimehullah thotë:
‘Të kotat në ajet i përfshin disa gjëra, shirkun, mëkatet dhe çdo fjalë apo vepër që nuk është e dobishme’

{وَالَّذِينَ هُمْ لِلزَّكَاةِ فَاعِلُونَ}

“Dhe të cilët japin zeqatin”

Ibën Kethiri rahimehullah thotë:
‘Zeqati në ajetin i ka dy kuptime,
Zeqati i pasurisë duke ndarë një pjesë për skamnorët dhe nevojtarët, Zeqati i shpirtit duke ju larguar mëkateve dhe bërjen e vepravetë mira’

{وَالَّذِينَ هُمْ لِفُرُوجِهِمْ حَافِظُونَ}

“dhe të cilët e ruajnë nderin e tyre (nga mardhëniet e jashtëligjshme)”

{إِلَّا عَلَىٰ أَزْوَاجِهِمْ أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُمْ فَإِنَّهُمْ غَيْرُ مَلُومِينَ}

“përveçse me gratë e tyre ose me skllavet që kanë në zotërim, për të cilat nuk janë të qortuar”

{فَمَنِ ابْتَغَىٰ وَرَاءَ ذَٰلِكَ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْعَادُونَ}

“e kush kërkon përtej tyre, të tillët janë shkelës (të kufijve)”

{وَالَّذِينَ هُمْ لِأَمَانَاتِهِمْ وَعَهْدِهِمْ رَاعُونَ}

“Dhe të cilët i ruajnë ato që u janë besuar (sende ose fjalë) dhe ruajnë detyrimet e marra”

{وَالَّذِينَ هُمْ عَلَىٰ صَلَوَاتِهِمْ يُحَافِظُونَ}

“Dhe të cilët i kryejnë rregullisht faljet”

Ibën Kethiri rahimehullah thotë:
‘Allahu filloj ti përshkruaj cilësitë e tyre me namaz, dhe përfundoi cilësitë e tyre me namaz, e kjo aludon ne vlerën e namazit’

{أُولَٰئِكَ هُمُ الْوَارِثُونَ}

“Të tillët janë trashëgimtarët (e Firdausit)”

I Dërguari alejhiselam ka thënë:
“Çdo njeri nga ju posedon dy vendbanime, njërën në xhenet e tjetren në zjarr, e nëse vdes ndonjëri e hyjnë ne zjarr, e trashëgojnë banorët e xhenetit vendbanimet e banorëve të xhehenemit” (Sahih)

{الَّذِينَ يَرِثُونَ الْفِرْدَوْسَ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ}

“të cilët e trashëgojnë Firdausin, aty janë përgjithmonë” (El-Muminun/1,11)

I Dërguari alejhiselam ka thënë:
“Kur të kërkoni prej Allahut (ndonjë gjë), kërkoni Firdausin, i cili është pjesa më e lartë e Xhenetit dhe më mesatare, përmbi të (Firdausin) është Arshi i të Gjithëmëshirshmit (Allahut) dhe prej tij rrjedhin lumenjtë e Xhenetit” (Buhariu dhe Muslimi)

E lusim Allahun e madhëruar me emrat e Tij te bukur dhe me cilësitë e Tij të larta, që të na bën gjithë neve prej banorëve të Firdausit, Amiin.

Përgaditi Hoxhë Vedat Skenderi
Shkup/18.02.2022

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...