MBILL NË REXHEB DHE SHABAN

MBILL NË REXHEB DHE SHABAN

0 658

Njeriu është i prirur që gjërat t’i bëjë në mënyrë graduale. Nuk pritet nga ai që përnjëherë të ofrojë tërë kapacitetin që ka, porse kërkohet që paraprakisht të stërvitet për çdo angazhim që duhet ta kryejë. Kështu është edhe me parapërgatitjen që duhet të bëjë për muajin e madh të ramazanit i cili është muaji më i mirë i vitit në të cilin merret vendimi për fatin tonë, pra caktohet nëse do të jemi nga të shpëtuarit apo ruana Zot, nga humbësit.
Që këndej, parapërgatitjet shpirtërore të besimtarit për muajin e ramazanit fillojnë qysh në muajin rexheb, intensifikohen në shaban dhe kurorëzohen me vepra të mira në ramazan.
Rëndësia e muajit rexheb qëndron në dy aspekte:

  1. Është një nga katër muajt hurum, e këto muaj i kanë mbushur me vepra të mira e sidomos me agjërim Ibën Omeri, Hasen El-Basriu, Ebu Is-hak Sebi’ij ndërsa Sufjan Theuriu ka thënë: vepra më e dashur tek unë në muajt hurum është agjërimi.
  2. Është pikënisja nga ku fillojnë përgatitjet për ramazan.
    Lidhur me aspektin e dytë, dijetari hanefij, Ebu Bekër El-Belhij, ka thënë: “Muaji rexheb është muaj i mbjelljes, shabani (që vijon) është muaji i ujitjes, ndërsa ramazani është muaji i vjeljes”
    Megjithëse në muajin rexheb nuk transmetohet ndonjë hadith me zinxhirë të saktë për ndonjë adhurim të veçantë, kjo nuk do të thotë që adhurimet vullnetare nuk ekzistojnë.
    Nisur nga ajo që u tha më lartë, besimtari në këtë kohë duhet t’u kushtojë rëndësi adhurimeve në vijim:
    Agjërimi, leximi i Kuranit, namazi i natës, sadakaja, dhikri e tjerë, në mënyrë që të jetë i përgatitur dhe i përkushtuar gjatë muajit të ramazanit.

Agim Bekiri
19/02/2022
18/07/1443

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 593