23 DOBI NGA SURJA TINË!

23 DOBI NGA SURJA TINË!

0 918
  1. E radhitur në mus’haf me nr. 95
  2. E zbritur në Meke
  3. Posedon 8 ajete të shkurtëra, duke na treguar disa nga begatitë kryesore të njerëzimit nga aspekti i ushqimit, duke treguar për vlerën e Palestinës dhe Mekës, duke na treguar se Allahu e krijoi krijesën njeri në formën më të mirë të mundshme dhe se njeriu ngritet te Allahu me iman dhe vepra të mira, e jo me prejardhje, famë apo pozitë në dynja.
  4. Allahu e krijoi njeriun me natyrshmëri të çiltër dhe të shëndoshë, në mënyrë të përsosur në mënyrë që njeriu ta njoh Zotin dhe ta realizojë njëshmërinë e Tij(Zotit).
  5. Andaj, kushdo që e prish natyrshmërinë e tij të çiltër dhe shmanget nga rruga e drejtë, e zbresim në një gjendje të ulët, gjendje më poshtë se kafshët.
  6. Atyre që besojnë dhe bëjnë punë të mira, do të kenë si shpërblim të vazhdueshëm dhe të pandërprerë, që është Xheneti.
  7. Nga drejtësia apsolute e Allahut është se Ai caktoi ditën e gjykimit, qoftë për shpërblim apo për ndëshkim.
  8. Ti ndërtojmë zemrat tona me shpalljen e Allahut, në mënyrë që të arrijmë mirësinë, begatinë, nderimin dhe lartësimin.
  9. Allahu e ka nderuar njeriun duke e krijuar në trajtën më të përkryer prej krijesave të dukshme.
  10. Allahu i ka nderuar disa vende të tokës kur i ka përzgjedhur për të zbritur shpalljen e Tij, Tevratin, Zeburin, Inxhilin dhe Kuranin.
  11. Të mos mjaftohemi me ruajtjen e trupave dhe pamjes sonë të jashtme, mirëpo të kujdesemi për brendësinë dhe natyrshmërinë tonë të çiltër, të cilën na e ka dhënë Allahu, e të mos e ndotim atë me besime të kota.
  12. Besimin(Akiden) besimtari duhet ta mësoj ashtu siç ka porositur Allahu në Kuran dhe i dërguari i Tij në Synet, njëkohësisht atë do tua mësojë anëtarëve të familjes.
  13. Do tua tërheq vërejtjen njerëzve vazhdimisht nga besimet e kota, të cilat e prishin natyrshmërinë e pastër Islame.
  14. Qëllimin e hyrjes në Xhenet vendose para syve dhe shtoj punët e mira, ngase me punë të mira shtohet imani.
  15. Puno për ta fitu Xhenetin, ngase aty ka gjëra që nuk ka parë syri , veshi nuk ka dëgjuar e as mendja e njeriut nuk ka mundur të imagjinoj.
  16. Mësoj shkaqet e udhëzimit dhe dil prej territ në dritë në mënyrë që të ngritesh nga gjendjet e ulëta drejt piedestaleve.
  17. Ji adhurues i denjë i Allahut dhe rob i Tij.
  18. Besimi shtohet me vepra të mira dhe pakësohet me mëkate.
  19. Të gjithë janë në humbje pos ata që i ka udhëzuar Allahu, andaj, çfarë pret! Kërkoje udhëzimin e drejtë prej Allahut.
  20. Të besojmë në drejtësinë dhe urtësinë e Allahut për caktimin e Ditës së Gjykimit
  21. Vlera e madhe e fikut dhe ullirit.
  22. Ata që mohojnë Allahun, Ditën e Gjykimit, vendstrehim i tij do jetë Xhehenemi.
  23. Nuk ekziston asnjë krijesë kaq e bukur siç ësjtë njeriu, të gjitha krijesat në tokë.

Përmblodhi dhe Përshtati:
Hoxhë Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 592