SHËRIMI I IMANIT TË DOBËT

SHËRIMI I IMANIT TË DOBËT

0 2015

 Shërimi i Imanit të dobët –Të medituarit rreth Allahut dhe përpjekja për t’i kuptuar domethëniet e Kuranit Famëlartë

 

Të medituarit dhe përpjekja për t’i kuptuar domethëniet e Kuranit Famëlartë, të cilin Allahu e ka zbritur për robërit e Tij, sqarim për të gjitha gjërat dhe si Dritë me të cilën Ai e ndriçon nga mesi i robërve të Tij atë që e do.

Me të vërtetë, Kurani përmban ilaç të jashtëzakonshëm për të gjitha sëmundjet e zemrës, ashtu siç thotë Allahu:

“Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për ata që besojnë . (Kuran 17:82)

Kurani sqaron Monoteizmin Islamik; për premtimet e Allahut, përmban paralajmërime dhe urdhëra; ngjarje të popujve të mëparshëm dhe kodet më të mira të etikës dhe sjelljes. Këto tema të ndryshme në Kuran kanë efekte të ndryshme në zemër. Disa Sure (kaptina) të Kuranit janë më frikësuese se sa të tjerat. Pejgamberi i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: “ Hud (kaptina 11) dhe motrat e saj ( kaptinat 56,77,78 dhe 81) mi kanë zbardhuar flokët” (Es-silseleh es-Sahihah)

 

Hud dhe motrat e saj ia zbardhuan flokët Pejgamberit të Allahut për shkak të çështjeve të Imanit që përmbajnë. Këto Sure, dhe pjesa tjetër e Kuranit, kanë shfaqur ndikimin e tyre në të Dërguarin e Allahut dhe shokët e tij, pikërisht siç ishin të urdhëruar në Kuran,

 

“Ti (Muhammed) përqëndrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që u penduan (shokët e tu)..”(Kuran,11:112)

 

Kur sahabët lexonin Kuranin prekeshin fort emocionalisht. Për shembull, Ebu Bekri, i cili ishte njeri zemërbutë, kur udhëhiqte muslimanët në namaz qante gjersa këndonte Kuran. Njëherë, Omeri u sëmurë si rrjedhojë e recitimit të tij të ajetit,

“Është e vërtetë se dënimi i Zotit tënd patjetër do të ndodhë. Atë nuk ka kush që mund ta largojë”. (Kuran, 52:7-8)

Në një rast tjetër, Omeri qau kur ishte duke e lexuar ajetin, “Ai (Jakubi) tha: “Unë hidhërimin tim dhe pikëllimin tim ia parashtroj All-llahut, e unë di për All-llahun atë që ju nuk e dini”. (Kuran 12:86). Qarja e tij ishte dëgjuar qartë nga ata të cilët qëndronin prapa tij.

 

Gjithashtu, Othman ibn Affani ka thënë: “Po të ishin zemrat tona  të pastërta,kurrë nuk do të ngopeshin nga leximi i Fjalës së Allahut (Kuranit)”

 

Për sa i përket gjeneratave të mëvonshme, Ejubi ka thënë:“E kam dëgjuar Sa’d Ibn Xhubejrin, duke lexuar ajetin,

“Dhe ruajuni një ditë kur në të ktheheni te All-llahu” (Kuran, 2:281)

Duke përsëritur atë më shumë se njëzet herë. “Ky është ajeti i fundit që i është zbritur Pejgamberit të Allahut, dhe përfundon me “.. dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet e padrejtë”. (Kuran 2:281)

 

Gjithashtu, Ibrahim ibn Beshshari ka thënë: “E sikur t’i shihje ata kur janë ndalur pranë zjarrit thonë: “Ah sikur të ktheheshim (në Dunja), të mos kundërshtojmë faktet e Zotit tonë e të bëhemi nga besimtarët!”( Kuran 6:27) Ishte ajeti të cilin Ali ibn El Fudejli gjersa e lexonte ndërroi jetë. Unë isha në mesin e atyre që ia falën namazin e xhenazes për të, Allahu e mëshiroftë.”

 

Gjithashtu, kur të parët tanë arrinin tek pjesa e Kuranit ku kërkohet të bëhet sexhde (përkulje), ata e trajtonin këtë dukuri ndryshe nga njerëzit e rëndomtë.

 

Njëherë një njeri këndoi,

“Dhe duke qarë hidhen me fytyra (kur dëgjojnë Kur’anin) dhe ai ua shton edhe më përuljen (ndaj All-llahut)”. (Kuran, 17:109). Dhe ra në në sexhde. Pastaj, vetes i tha “Ja ku je, po e bën sexhden, andaj ku është e qara?”

 

Ibn Kajjimi tregon në lidhje me atë se cfarë duhet bërë për ta kuruar Imanin e dobët nëpërmjet Kuranit, “Sëpari duhet ta mënjanosh zemrën tënde nga jeta e kësaj bote dhe ta vendosësh në  Jetën e Fundit. Pastaj, kushtoi vëmendje të plotë ndjekjes së domethënieve të Kuranit, dhe përpiqu t’i zotërosh, e t’i kuptosh dhe për çfarë janë zbritur t’i zbatosh. Pastaj, afroja këto domethënie zemrës tënde që ndjen sëmundje, kur ato e prekin sëmundjen, ato do ta kurojnë zemrën, me lejen e Allahut”

 

Nga anglishtja: Nazlije Maliqi

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 585