MEDITIME KURANORE – 194

MEDITIME KURANORE – 194

0 420

Edukata e hyrjes në shtëpitë e të tjerëve (1)!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë;

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَدْخُلُوا بُيُوتًا غَيْرَ بُيُوتِكُمْ حَتَّىٰ تَسْتَأْنِسُوا وَتُسَلِّمُوا عَلَىٰ أَهْلِهَا ۚ ذَٰلِكُمْ خَيْرٌ لَكُمْ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ

“O ju që besuat, mos hyni në shtëpi të huaja pa kërkuar leje dhe pa përshëndetur njerëzit e saj. Kjo është më mirë për ju në mënyrë që merri mësim.” (Nurë; 27).

Disa dobi nga ajeti;
1. Është obligim për çdonjërin që dëshhiron të hyj në ndonjë shtëpi (jashta shtëpisë së tij) të mar leje për të hyrë.
2. Përsosshmëria e legjislacionit Islam, që na thërret ta rrespektojmë të tjerët në mënyrë maksimale.
3. Nuk i lejohet muslimani të hyj në shtëpi(jashta shtëpisë së tij) të tjerëve pa marur leje nga pranorët e asaj shtëpie për të hyrë.
4. Nxitje për përhapjen e respektit të ndërsjelltë në mesin e muslimanëve.
5. Kjo porosi është speciale për ata që kanë besuar Allahun dhe të dërguarin e Tij.
6. Marrja e lejes për të hyrë në shtëpi të të tjerëve është prej veprave njerëzore kurse hyrja në to duke mos marrur leje është prej veprave shtazore.
7. Prej sunetit është të trokitet në derë tre herë duke thënë: Es Selamu Alejkum, a mund të hyj!

Shkroi; Halid Ibn Mahmud el Xhuheni

Kontrolli; Vehid Ibn Abduselam Bali

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 592