ME PLOT TË DREJTË TA QASH VETVETEN!

ME PLOT TË DREJTË TA QASH VETVETEN!

0 1430

Qaj për vetën tënde,

Kur atë e gjen të dobët përballë epsheve, e të madh karshi mëkateve!

Qaj për vetën tënde,

Kur të keqën e sheh e nuk e urren, e, tek sa të mirën e sheh, atë e përbuz!
Qaj për vetën tënde,

Kur qan për një skenë emocionuese në film, e në anën tjetër nuk ndikohesh nga leximi i Kuranit Fisnik!

Qaj për vetën tënde,

Kur me vrap nisesh pas kësaj bote kalimtare, përderisa askënd nuk e garon në respektimin e Allahut!

Qaj për vetën tënde,

Kur e shndërron namazin tënd nga ibadeti në adet, nga momenti i rehatisë në çast lodhjeje!

Qaj për vetën tënde,

Nëse sheh në vetën tënde pranim të mëkateve, e dëshirë për kundërshtim të Atij që i di fshehtësirat!

Qaj për vetën tënde,

Nëse nuk gjen ëndje në ibadet, e as kënaqësi në respektimin e Allahut!

Qaj për vetën tënde,

Kur mbushesh me derte, e përmbytesh me mërzi, e ti posedon mundësinë që në pjesën e tretë të natës (t’i lutesh Allahut, e ti këtë s’e bën, sh.p).

Qaj për vetën tënde,

Kur e humbet kohën kot në atë që nuk të bën dobi dhe e di se do të llogaritesh, megjithëkëtë je i pakujdesshëm!

Qaj për vetën tënde,

Kur e kupton se e ke gabuar rrugën, e një pjesë e madhe e jetës veçse të ka kaluar!

Dhe së fundmi, qaj për vetën tënde,

Me një qarje plot keqardhje… Ji pishman… I penduar… I kthyer tek mëshira e Zotit tënd!

E, ti e di mirë që dera e pendimit është e hapur derisa nuk arrin shpirti në fyt!

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 579