MEDITIME KURANORE – 196

MEDITIME KURANORE – 196

0 399

1. Të parët tanë dhe Kurani! Transmetohet se Zurare ibn Ebi Eufa,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ua kishte falur njerëzve namazin dhe ishte duke lexuar në namaz suren el Mudethir, e kur arriti tek fjala e Allahut: فَإِذَا نُقِرَ فِي النَّاقُورِ. فَذَٰلِكَ يَوْمَئِذٍ يَوْمٌ عَسِيرٌ

“E kur të fryhet në Sur, atëherë ajo është ditë e rëndë.” (Mudethir: 8-9).

U ndëgjua prej tij një klithmë, ra në tokë dhe vdiq.

2. Të parët tanë dhe Kurani! Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- një ditë e lexoi ajetin suren Tur derisa arriti tek ajeti: إِنَّ عَذَابَ رَبِّكَ لَوَاقِعٌ

“Me të vërtetë, dënimi i Zotit tënd, do të ndodhë.” (Tur – 7).

Qau aq shumë saqë e kaploi sëmundja dhe erdhën njerëzit ta vizitojnë. Duke qenë në shtratin e vdekjes Omeri i tha djalit të vet: Ma vendos faqen në tokë (rërë) ndoshta më mëshiron Allahu e pastaj tha: Vaj halli për mua, nëse Allahu nuk më fal. E përsëriti tre herë dhe ndërroi jetë, Vdiq Omeri. Gjithashtu, Omeri kur lexonte ndonjë ajet që e frikesonte nga dënimi i Allahut qëndronte disa ditë në shtëpi e njerëzit mendonin se Omeri ishte i sëmurë. Aq shumë qante saqë nga të qarit e shumtë iu bënin Omerit në fytyrë e tij dy vija të zeza .

3. Frika nga dënimi i Allahut! Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: إِنَّ الَّذِينَ هُمْ مِنْ خَشْيَةِ رَبِّهِمْ مُشْفِقُون. وَالَّذِينَ هُمْ بِآيَاتِ رَبِّهِمْ يُؤْمِنُونَ. وَالَّذِينَ هُمْ بِرَبِّهِمْ لَا يُشْرِكُونَ . وَالَّذِينَ يُؤْتُونَ مَا آتَوْا وَقُلُوبُهُمْ وَجِلَةٌ أَنَّهُمْ إِلَىٰ رَبِّهِمْ رَاجِعُونَ. أُولَٰئِكَ يُسَارِعُونَ فِي الْخَيْرَاتِ وَهُمْ لَهَا سَابِقُون.

“Me të vërtetë, ata që prej frikës së madhe ndaj Zotit të tyre, frikësohen (nga dënimi i Tij), َ dhe ata që besojnë në argumentet e Zotit të tyre, dhe ata që nuk i bëjnë shok Zotit të tyre, dhe ata që japin nga ajo që u është dhënë atyre, e zemrat e tyre janë të frikësuara, meqë do të kthehen te Zoti i tyre, – ata nxitojnë në vepra të mira dhe për to i kalojnë të tjerët.” (Muminun: 57-61).

Transmeton Imam Tirmidhiu nga Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- e cila thotë: E kam pyetur pejgamberin,- alejhi selam në lidhje me këtë ajet: A janë këta njerëz që konsumojnë alkool, bëjnë imoralitet dhe vjedhin? Pejgamberi,- alejhi selam!,- tha: Jo, oj bija e Sidikut, por janë ata që agjërojnë, falen dhe japin sadaka, mirëpo ata frikësohen se ndoshta nuk u pranohen këto vepra tek Allahu, dhe këta nxitojnë drejt kryerjes së veprave të mira.”
Shënon: Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe. Hakimi. Shejh Albani thotë se hadithi është sahih

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 590