7.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

GJËRAT QË E PRISHIN ABDESIN

Me gjërat që e prishin abdesin nënkuptojnë gjërat që e prishin vlefshmërinë e abdesit, e që me njërën prej atyre gjërave ai avdes më nuk është i vlefshëm.

Këto gjëra ndahen në dy kategori: kategoria e parë janë gjërat për të cilat ekziston pajtueshmëri dhe kategoria e dytë janë gjërat për të cilat ekzoston mospajtim në mesin e dijetarëve.

Kategoria e parë: Gjërat që e prishin abdesin, të cilat janë të pranuar unanimisht:

Një: Çdo gjë që del nga dy kanalet e jashtqitjes, qoftë të jetë shumë apo pak; e këtu bën pjesë:

  1. Urinimi dhe jashtqitja, Allahu thotë: “ose ndonjeri prej jush vjen nga ultësira (nevojtorja), ose keni takuar gratë, e nuk gjeni ujë, atëherë mësyjeni dheun dhe fërkoni me të fytyrat dhe duart (tejemmum).” Nisa, 43.
  2. Gazrat, mbështetur në fjalën e të dërguarit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem): “Nëse dikush prej jush ndjen diçka në barkun e tij, dhe ai është në dilemë se a ka dalur diç prej tij apo nuk ka dalur asgjë, le të mos del nga xhamia, përderisa nuk dëgjon zë, apo nuhat erë.”

Për të argumentuar se këto janë prej gjërave që e prishin abdesin nuk nevojitet edhe argument bindës, ngaqë janë gjëra që njihen domosdoshmërisht, e urtësia e kësaj që këto e prishin abdesin, është se janë ndytësira e që duhet njeriu më pas të pastrohet që të jetë në gjendje të pastër për të adhuruar Allahun.

  • Sekrecioni vedij dhe sekrecioni medhij: janë dy prej ujrave që dalin nga vendi ku del edhe urina, Vedij është lëngu i bardhë që dej pas urinimit. Ndërsa Medhij është lëngu që del si pasojë e epshit, qoftë me shikim apo meditim, është lëng i trashe ngjitës që del shum ngadal e nuk është i vrullshëm sikur sperma.

Që të dyja këto e prishin abdesin, dhe pas këtyre dy sekrecioneve obligohemi me pastrimin e vendi, rrobave dhe përsëritjen e abdesit. Mbështetur në fjalën e të dërguarit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) që e përcjell Aliu (radijAllahu anhu) i cili thotë: isha njeri që shpesh më ndodhte të del sekrecioni medhij, e kisha turp që ta pyes të dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) për shkak pozitës së vajzës së tij tek unë, kështu që e urdhërova Mikdadin ta pyet, e i dërguari (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) tha: “le ta lajë organin e tij dhe le të merr abdes.”

  • Sekrecioni Menij (sperma), është uji trashë e i bardhë apo në të verdhë që del si pasojë e peshit, që del me vrull e shpejtësi, qoftë edhe kur del për shkak të ftohtit apo nxehtit.

Dy: Humbja e vetëdijes, ajo mund të ndodh në disa forma:

  1. Përmes ilaçeve apo gjërave dehëse.
  2. Me alivanosje.
  3. Gjumi i thellë, por jo edhe kotja. Për arsyen se përmes gjumit njeriu i humd shqisat dhe vetëdijen. Mbështetur në hadithin që e transmeton Enes ibën Maliku (radijAllahu anhu) i cili thotë: shokët e të dërguarit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) e prisnin namazin e jacisë, deri në orët e vona, saqë edhe kokat e tyre lëkundeshin, më pas faleshin e nuk e përsërisnin abdesin.

Kategoria e dytë: Gjërat që e pridhin abdesin, për të cilat ekzisotn mospajtim në mesin e dijetrëve.

Një: Prekja e organit gjenital:

Dijetarët janë të ndarë në mendime në lidhje më këtë çështje, por që mendimi më i saktë është se prekja e organit gjenital nuk e prish abdesin, përveç në rast se del më pas diç nga organi.

Dy: Prekja e gruas:

                Mendimi më i saktë është se nuk  eprish abdesin, qoftë prekja me epsh apo pa epsh, përveç se nëse del diç prej sekrecioneve siç u përmend më herët.prej argumenteve që flasin për atë se prekja e gruas nuk e prish abdesin është hadithi i Aishes (radijAllahu anha) e cila thotë: nuk e gjeja të dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) një natë në shtratin tim, e kërkova dhe preka shputat e këmbëve më shuplakat e mija, përderisa ai qëndronte në sexhde, e këmbët i kishte të drejtuara.”

Tre: Pastrimi i xhenazes:

                Nuk është prej gjërave që e prish abdesin, për faktin se nuk ekziston argument që e konfirmon një gjë të tillë, dhe ky është mendim i shumicës së dijetarëve.

Katër: Ngrënja e mishit të deves.

                Shumica e dijetarëve janë të mendimit se ngrënia e mishit të devesë nuk e prish abdesin, e që është mendim vetëm i imam Ahmedit.

Pestë: Dalja prej islamit:

                Medh’hebi Hanbeli dhe Maliki janë të mendimit se abdesi prishet me ride (dalje nga islami), sepse abdesi është një prej veprave që prishet me dalje nga islami. Disa prej fukahave të tjerë thonë se ridja nuk e prish abdesin mbështetur në fjalën e Allahut: “E kush zbrapset prej jush nga feja e tij dhe vdes si pabesimtar, ata i kanë zhdukur veprat e veta në këtë jetë dhe në jetën tjetër.” Bekare, 217. Kështu që prishja e veprave është e kushtëzuar me vdekjen e personit.

Përktheu: Hoxhë Shpend Zeneli

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...