Koncepti i injorancës në Islam nuk do të thotë mangësi në shkencat aplikative dhe teorike apo mangësi në filozofinë e menaxhimit të parasë dhe biznesit.
Përkundrazi, është një devijim në sjelljen njerëzore nga natyra ontologjike në të cilën është krijuar njeriu.
Mbrojtësit e homoseksualëve, mbrojtësit e degjenerimit dhe lakuriqësisë dhe pronarët e skllavërisë kapitaliste filozofojnë mbi epërsinë e tyre me arsyetimin se janë të qytetëruar mirëpo defakto shtyllat e injorancës i plotësojnë qartësisht.
Sa i përket të drejtave të njeriut ato janë të garantuara në Islam me ligje nga Krijuesi i njerëzve.
Katër kontekstet e injorancës në Kuran:
- Sistemi i degjeneruar qeverisës:
“A mos kërkojnë ata gjykimin (me ligjin) e (kohës së) injorancës (paganizmit paraislamik)?! E kush është gjykatës më i mirë se Allahu për njerëzit që besojnë bindshëm?” Maide: 50 - Degjenerimi i zemrave dhe mendjeve:
“Pastaj, pas dëshpërimit tuaj, (Allahu) ju dërgoi qetësinë – një gjumë, që kaploi një grup prej jush. Kurse grupi tjetër (hipokritët) kujdesej vetëm për veten, duke menduar për Allahun të pavërtetën, ashtu si mendonin paganët e injorancës…” Ali Imran: 154 - Degjenerimi i veshjes:
“Qëndroni në shtëpitë tuaja e mos i zbuloni stolitë tuaja, ashtu siç zbuloheshin në kohën e injorancës!” Ahzab: 33 - Degjenerimi racist dhe provincialist:
“Dhe, kur në zemrat e mohuesve u shfaq zelltaria e injorancës, Allahu zbriti qetësinë e Tij në zemrën e të Dërguarit të Tij dhe të besimtarëve e i bëri ata të mbështeten fort në fjalën e përkushtimit (ndaj Allahut). Ata kishin më shumë të drejtë e qenë më të denjë për të. Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.” Fet-h: 26
Agim Bekiri
13/01/2023