الحَمْدُ للهِ رفيعِ الدرجاتِ، فاطرِ الأَرْضِ والسماواتِ، عالمِ السر والخفِياتِ، ﴿ وَهُوَ الَّذِي يَقْبَلُ التَّوْبَةَ عَنْ عِبَادِهِ وَيَعْفُو عَنِ السَّيِّئَاتِ ﴾ وَكَبِّرْهُ تَكْبِيرًا [الشورى: 25]
الحمدُ لله الذي بنعمته تتمُّ الصالحات، وبعَفوِه تُغفَر الذُّنوب والسيِّئات، وبكرَمِه تُقبَل العَطايا والقُربَات، وبلُطفِه تُستَر العُيُوب والزَّلاَّت، ﴿ وَقُلِ الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي لَمْ يَتَّخِذْ وَلَدًا وَلَمْ يَكُنْ لَهُ شَرِيكٌ فِي الْمُلْكِ وَلَمْ يَكُنْ لَهُ وَلِيٌّ مِنَ الذُّلِّ وَكَبِّرْهُ تَكْبِيرًا ﴾ [الإسراء: 111]
وأشهدُ أنْ لا إلهَ إلاَّ اللهُ وحدَهُ لا شرِيكَ لهُ، باسِطُ الخيراتِ، واسِعُ الرحماتِ، مُجِيبُ الدعواتِ، وأشهدُ أن محمدًا عبد الله ورسوله، صلى الله وسلم وبارك عليهِ، وعلى آله الأطهار، وصحابتهِ الكرام، والتابعين ومن تبعهم بإحسانٍ، ما دامت الأرضُ والسماوات، وسلَّمَ تسليمًا كثيرًا. وَكَبِّرْهُ تَكْبِيرًا .
Lavdi e falënderimi i takon vetëm Allahut, Krijuesit të qiejvedhe të tokës, të gjithëdijshmit, Atij i Cili pranon pendimin nga robërite Tij dhe i fal mëkatet e veprat e këqija.
Falënderimi i takon vetëm Allahut një, që me begatinë e Tij plotësohen veprat e mira, me mëshirën e Tij falen gjynahet, me bujarinë e Tij pranohen ibadetet, e me butësinë e Tij mbulohen të metat e gabimet: “Thuaj: falënderimi i takon Atij i Cili nuk ka fëmijë, e as që ka ortak në sundim, dhe nuk është i pafuqishëm, që të ketë nevojë për ndihmës” dhe madhëroje Atë, duke ngritur lart madhështinë Tij!” Surja Isra, 111.
Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush tjetër pos Allahut dhe dëshmoj se Muhaedi është rob dhe i dërguari i Tij, paqja, bekimet dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjene tij të pastër dheshookët e tij fisnik, dhe mbi ata që e ndjekin atë përderisa ekzistojnë qiejt dhe toka.
Me perëndimin e diellit përfundoi edhe dita e fundit e muajit të agjërimit, Kuranit, namazit, lutjeve e durimit, filloinjë ditë e re, ditë e gëzimit dhe falënderimit.
Kjo ditë është ditë kur ne e adhurojmë Allahun me ibadetin e gëzimit, sepse feja jonë është fe që ngjall gëzim, hare, harmoni e lumturi.
Përmes gëzimit të shpirtit dhe trupit kompletohet gëzimi i njeriut, e që kjo ditë është madhështore pasi që është ditë gëzimi.
وفي الحديث: ((وَلِلصَّائِمِ فَرْحَتَانِ يَفْرَحُهُمَا: إِذَا أَفْطَرَ فَرِحَ بِفِطْرِهِ، وَإِذَا لَقِيَ رَبَّهُ فَرِحَ بِصَوْمِهِ)).
I dashuri ynë , Muhamedi (alehi selam) ka thënë: Agjëruesi i ka dy gëzime, me të cilat ai gëzohet, kur të qel iftar gëzohet në iftarin e tij, e kur ta takojë Zotin e tij do gëzohet me agjërimin e tij.
Dhashtë Allahu që e gjithë jeta jonë në këtë botë të jetë agjërim (abstenim), e ditë Bajrami,ditë feste kur dalim para Allahut.
“do të thonë: “Lavdi Allahut, i Cili e ka larguar hidhërimin nga ne. Vërtet, Zoti ynë është Falës dhe Falënderues.” Surja Fatir, 34.
Kjo ditë pra, është ditë shumë me vlerë, Allahu e bëri festë për ata që Allahun adhuruan dhe e adhurojnë, që e plotësuar një muaj të tërë me ibadete.
Ashtu siç na gëzoi Allahu me këtë festë, e kemi për detyrë t’i gëozojmë të tjerët që i kemi përreth nesh, prej familjarëve, farefisit, vëllezërve musliman, jetimave, e të varfërve, le të mbizotrojë falja, mëshira, buzëqeshja e gëzimi.
Në hadith thuhet: “më i miri ndër jush është ai që është më i mirë për familjen e tij,e unë jamë më i miri prej juve për familjen time.”
“veprat më të dashura tek Allahu janë; të gëzosh një musliman, t’ia largosh atij një brengë, t#ia largosh atij një borxh, apot’ia largosh atij urinë.”
Duhet që neve të na shoqërojë morali dhe edukata e mirë; muslimani nuk fyen, nuk shanë, nuk shpif, nuk mallkon, nuk ka smirë e urrejtje.
Fetaria e cila nuk na shtyen që të tjerët t’i bëjmë të lumtur, ka nevojë pë përmirësim dhe rishikim, “nuk ka besuar askush prej jush përderisa nuk e do për vëllain e tij atë që e do për vetene tij.”
Të nderuar: Përfundimi i Ramazanit nuk është fund i ibadeteve, braktisja të veprave të mira, sepse Ramazani nuk është për këtë qëllim, por i erdh që të jetë një piknisje dhe një furnizim me iman edhe përtej Ramazanit.
Le të vazhdojmë me ibadete, le të mos e prishim besën e dhënë Allahut, le tëkujdesemi për farzet,e të përpiqemi për vepra të ndryshme vullnetare, edhe nëse janë ato pak, sepse njëvepër e vazhdueshme është më e dashur tek Allahu edhe nëse e vogël. Lusim Allahun e Madhëruar, me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta xhenetin të na e dhurojë, me falje e mëshirë të na begatojë e nga dënimi i zjarrit të na shpëtojë.
Përgatiti: Hoxhë Shpend Zeneli