SI E PRANUAN TATARËT ISLAMIN

SI E PRANUAN TATARËT ISLAMIN

0 1924

Sulltani Kashgar Tegluk Timor Han (1347-1363) Islamin e pranoi prej dijetarit Xhemaludin me prejardhje prej qytetit të dijetarëve të mëdhenj Buharës.

Ky është tregimi se si njëri prej mbretërve tatar e pranoi Islamin. Shejh Xhemaludini së bashku me bashkudhëtarët e tij ishin në udhëtim dhe pa e hetuar kishin hyrë në një tokë të cilën mbreti tatar e kishte shpallur rezervat gjuetie. Sulltani tatar urdhëroi që hoxha Xhemaludin dhe bashkudhëtarët e tij të burgosën dhe të sillen para tij. Kur i sollën me plotë mllef dhe urrejtje tha: Si u futët në tokën tonë pa leje? Hoxha u përgjigj: Jemi udhëtarë dhe nuk e kuptuam se jemi futur në ndonjë vend të ndaluar. Kur sulltani e kuptoi se ata ishin persian duke dashtë që ti nënçmon tha: Edhe qentë janë më të mirë se persianët

Hoxha u përgjigj: të vërtetën e tha mbreti, po të mas na nderonte Allahu me fe do të ishim më të ulët se sa qentë. Mbreti për një çast u hutua e vazhdoi gjuetinë, por fjala që e dëgjoi vazhdoi ta shqetësojë atë. Kur përfundoi me gjuetinë kërkoi që përsëri në vetmi të takohet me hoxhen Xhemaludin dhe e pyeti: Me shpjego se çfarë the, me trego se çfarë kuptimi ka fjala feja e vërtetë. Hoxha me emocione dhe vullnet shpjegoi për Islamin, e tregoi realitetin e shëmtuar të mosbesimit ashtu që zemra e sulltanit u frikësua ngase kuptoi se është në lajthitje dhe në rrezik.

Pasi e kuptoi se Islami është feja e vërtetë, vendosi të mos e shpall islamin e tij sepse frikohej se populli do ta refuzonte. Kërkoi prej hoxhës që të jetë në pritje derisa ai të merr fronin e pushtetit dhe pastaj përsëri ta vizitojë atë. Mbretëria Xhogtaije ishte e ndarë në disa pjesë të cilat Tegluk Timori Hani arriti ti bashkoi në një mbretëri të bashkuar.

Pas kthimit në vendlindje hoxhën Xhemaludin e goditi një sëmundje e rëndë dhe kur iu afrua vdekja e thirri djalin e tij Reshiduddin dhe i tha: sulltani Tegluk Timor Hani një ditë do të bëhet mbret i madh. Kur ta dëgjosh këtë lajm shko dhe vizitoje, dërgoja një selam prej meje dhe kujtoja premtimin që ma kishte dhënë (se do ta shpallte Islamin e tij) dhe ashtu ndodhi. Sulltani u ul në fronin e mbretit ndërsa Reshiduddin erdhi ta çojë në vend vasietin e babait, por nuk kishte mundësi të takohet me sulltanin. Një ditë u afrua pranë tendës në të cilën ishte sulltani dhe me zë të lartë filloi ta thërret ezanin dhe e morrin dhe e çuan te Tegluk Timor Hani. Kur ia kujtoi fjalët e babait të tij, sulltanit iu kujtua dhe e shpalli Islamin e tij dhe urdhëroi që të fillon thirrja në Islam tek popullata e mbretërisë së tij. Islami u bë feja e vendeve të cilat ishin nën sundimin e Xhogtajit, të birit të Xhingiz Han-it.

 

Burimi libri “Ruhbanu Lejl”

Përktheu: Talha Kurtishi

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 594