Bëhuni të drejtë edhe në dashuri edhe në urrejtje

Bëhuni të drejtë edhe në dashuri edhe në urrejtje

0 265

{وَلَا يَجۡرِمَنَّكُمۡ شَنَـَٔانُ قَوۡمٍ عَلَىٰٓ أَلَّا تَعۡدِلُواْۚ ٱعۡدِلُواْ}
“Le të mos ju nxisë urrejtja ndaj njerëzve për të bërë padrejtësi. Bëhuni të drejtë”. Maide, 8

Urrejtja ekstreme është shkatërruese, po edhe
dashuria ekstreme është shkatërruese.

E që Jusufi (alejhi selam) u sprovua me të dyjat:

  • për shkak urrejtjes së madhe e hodhën në bunar.
  • dhe për shkak dashurisë ekstreme e hodhën në burg.

Ndodh që ne të mos posedojmë frenat e zemrave tona, por jemi urdhëruar të jemi të drejtë, qoftë kur urrejmë apo kur dashurojmë.

Mos i shndërro të këqijat e atij që e do, në vepra të mira, vetëm pse e do.

Por, njashtu, mos i shndërro të mirat e atij që e urren në të këqija vetëm pse ti e urren.

Bëhu i drejtë dhe çdo gjë vendoje në vendin e duhur e të saktë.

Abdullah ibën Muhamed el Verak thotë: shkuam tek imam Ahmedi për vizitë, dhe ai na pyeti: prej nga vini?

I treguam: nga mexhlisi i Ebu Kurejbit.

Na tha: shkruani e merrni prej tij dituri, sepse është një dijetar shumë i lavdëruar (i mirë).

I treguam se ai po të akuzon me disa gjëra ty.

Ai tha: dijetar i lavdëruar, që është sprovuar me mua.

Përkthim: Hoxhë Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 589