Shikimi i hënës në një vend a vlen për gjithë botën?

Shikimi i hënës në një vend a vlen për gjithë botën?

0 1556

Ka disa njerëz që thërrasin në konsiderimin e paraqitjes së hënës në Mekke, duke u kujdesur për bashkimin e gjithë ummetit në hyrjen e muajit të Ramazanit dhe muajve të tjerë. Kush është mendimi juaj?

Përgjigje: Kjo nga aspekti astronomik është e pamundshme, sep­se dal­ja e hënës në vende të ndryshme siç ka thënë Shejhul Is­lam Ibën Tejmije, ra­himehull-llah, dallon dhe për këtë pajtohen të gjithë ata që e njohin kë­të shkencë.

Pasi dallon, atëherë rezultati i argumentit tekstual dhe logjik ësh­të që secili vend të ketë dispozitë më vete. Sa i përket ar­gu­men­tit tekstual, All-llahu, azze ue xhel-le, ka thënë: “…E kush e sheh prej jush këtë muaj, le të agjërojë…”. (el-Bekare 185).

Nëse e zëmë se njerëzit në skaj të tokës nuk e kanë parë hyr­jen e mu­a­jit -d.m.th. hënën- ndërsa Mekelinjtë e kanë parë, në kë­të rast si mund ta orientojmë urdhërin tek ata që nuk e kanë pa­rë hyrjen e muajit?!

Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Agjë­roni kur ta shihni hënën dhe lëreni agjërimin kur ta shihni hënën”.[1] Mut­te­fe­kun alejhi.

Shembull: Nëse banorët e Mekës e shohin hënën, në çfarë më­ny­re mun­det që banorët e Pakistanit dhe lindorët që janë pas tyre t’i de­ty­roj­më me agjërim, duke e ditur se hëna ende nuk ka dalë në qiellin e tyre, ndër­sa Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, fillimin e agjë­ri­mit e ka bërë të lidhur ngushtë me shikimin e hë­nës.

Ndërsa argument logjik është kijasi (analogjia) i shëndoshë, i cili në as­një mënyrë nuk mundet të refuzohet. Ne e dijmë se agimi del në anën lin­dore para se të dali në anën perëndimore, pra, kur del agimi në anën lindore a duhet ta kryejmë syfyrin, ndër­sa te ne është ende natë? Për­gjigjja: Jo.

Kur të perëndon dielli në anën lindore, ndërsa ne jemi ende në ditë, a na lejohet të fillojmë iftarin? Përgjigjja: Jo.

Atëherë, çështja e hënës me diellin është e njëjtë plotësisht, hë­na ka kohë të caktuar mujore, ndërsa dielli ka kohë të caktuar di­tore.

Pastaj Ai që ka thënë: “Natën e agjërimit u është lejuar af­ri­mi të gratë tu­a­ja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato. All-llahu e di se ju e keni ma­shtru­ar Veten, prandaj ua pra­noi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tashti e tu­tje bash­ko­huni me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar All-llahu dhe ha­ni e pini derisa të dallohet qartë peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plo­tësojeni deri në mbrëmje. E kur jeni të izoluar (në itikaf) nëpër xhamia, mos t’i af­roheni atyre (për ma­rrëdhënie intime). Këto janë dispozitat e All-llahut, pra, mos i kundërshtoni. Ja kështu, në këtë mënyrë All-llahu ua sqaron nje­rëzve ar­gu­mentet e veta që ata të ruhen”, (el-Bekare 187), ësh­të i Njëjti që ka thënë: “…E kush e sheh prej jush këtë muaj, le të agjërojë…”. (el-Bekare 185).

Pra, aludimi i argumentit tekstual dhe atij logjik është që për çdo vend të bëjmë dispozitë të veçantë lidhur me fillimin e agjë­ri­mit dhe mba­rimin. Kjo lidhet ngushtë me shenjën shqisore, të ci­lën e ka caktuar All-llahu, subhanehu ue teala, në Librin e Tij dhe Re­sulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, në Sunetin e tij.

Ajo shenjë është shikimi i hënës dhe shikimi i diellit apo agi­mit.

përktheu: Omer B.

[1] Buhariu në kapitullin e Agjërimit (1909) dhe Muslimi në kapitullin e Agjërimit (1081).