Cilat vepra llogariten bidat?

Cilat vepra llogariten bidat?

0 1354

Pyetje: Cilat vepra llogariten bidat?

Përgjigje: Çdo vepër me të cilën synohet afrim tek Allahu, e cila nuk ka mbështetje në bazat e sheriatit, llogaritet si bidat. Feja është përfunduar në kohën e Pejgamberit salallAllahu alejhi ue selem, kur ka zbritur ajeti 3 në suren Maide: “…Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe…”. Pejgamberi salallAllahu alejhi ue selem nuk ka lënë gjë pa treguar në lidhje me Fenë, për këtë shkak nuk ka nevojë që dikush të thotë nga mendja e vet se kështu e kështu duhet të bëhet në fe, por i mjafton atij që ta mësojë Kuranin dhe hadithin e Pejgamberit salallAllahu alejhi ue selem e t’i zbatojë ato në jetën e vet, se Allahu nuk ka harruar gjë, sepse Ai nuk harron: “… Zoti im nuk gabon e as nuk harron”. Ta-Ha 52

Abdullah b. Mesudi ka thënë: Ajo që ka qenë fe në kohën e Pejgamberit salallAllahu alejhi ue selem është edhe sot fe, e ajo që nuk ka qenë fe në kohën e Pejgamberit salallAllahu alejhi ue selem edhe sot nuk është fe.