9.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

SIHRI I KOHËS SONË

Bota e rrjetit elektronik është botë e grabitqarëve, që pa mëshirë e grabit kohën e njerëzve duke i larguar nga detyrat e jetës. 


Interneti është shkaku pse shumë njerëz i kanë harruar prioritetet e jetës  dhe jetojnë nën hijen e tij. Interneti, plot gënjeshtra dhe malverzime, u bë burimi më i “besueshëm” i lajmeve, ndau burrin prej gruas dhe e harxhoi rininë e të rinjve dhe të rejave.Detyra jonë si muslimanë është ta përdorim atë në mënyrë të saktë, të përzgjedhim të dobishmen dhe ta largojmë të padobishmen, të mos lejojmë të dominon në përditshmërinë tonë. Mos lejo që interneti të jetë shkaku i largimit prej familjes dhe vëllezërve, nëse je prindër mbikëqyr se si fëmijët e përdorin atë, lejo kohë të mjaftueshme për të përfituar prej tij, por mos e bë atë prioritet i cili nuk lihet pas dore. As e dobishmja dhe e vërteta, që munden të gjinden në internet, nuk janë arsye të bëhemi të varur prej internetit, duke u zhytur në thellësitë e tij të pasigurta.

Interneti u bë shkak i largimit të shumë nxënësve të dijes prej librit të botuar, prej shkrimit dhe hulumtimit, duke u mjaftuar me librat dhe publikimet elektronike. Ky fenomen, vetvetiu është shkak i mjaftueshëm, i humbjes së dijes dhe harresës së saj tek shumica.

Në këtë nxitim dua ti përmendi disa gabime që publikohen në rrjetin e internetit.

1.   Forumet:

Dizajni i cili paraqet fotografi të ndaluara, parulla të rrejshme, citate të ndaluara të këngëve  me muzikë dhe që aludojnë në afirmim të bidatit.

Publikimi i lajmeve që nuk kanë bazë dhe thashetheme që shkaktojnë rrëmujë.

Ngacmimi i muslimanëve duke i publikuar intimitetet e tyre

Shpërndarja e akuzave të pabaza ndaj muslimanëve.

Zhvlerësimi i dijetarëve të Umetit dhe i nxënësve të dijës, që janë mbrojtësit e Sheriatit duke i përhapur gabimet e tyre.

Përgojimi, përqeshja e të tjerëve dhe shpifja e qëllimshme.

Këmbimi i akuzave dhe lufta, kundër kundërshtarit me tërë arsenalin, pa argument.

Shpalosje e sekreteve që kanë të bëjnë me dobinë e përgjithshme të muslimanëve.

Të folurit rreth çështjeve të fesë pa dituri, dhënia e fetvave që nuk mbështeten në argumente të pranueshme.

Humbja e kohës.

2.   E maili dhe mesazhet:

Dërgimi i haditheve dhe lajmeve pa u siguruar në vërtetësinë e tyre, nxitja e përhapjes së tyre, detyrimi i njerëzve me pranimin e tyre dhe kritika në rast të mospranimit të tyre.

Këmbimi i fotografive  dhe adresave të faqeve që promovojnë imoralitetin.

Këmbimi i letrave të dashurisë dhe të intimitetit seksual mes dy gjinive.

Dërgimi i kartelave që urojnë festa dhe manifestime që nuk janë të lejuar.

Hyrja në e-mailet private.

3.   Komunikimi elektronik me të tjerët:

Sulmi i faqeve të internetit dhe shkatërrimi i tyre pa arsyet të pranueshme fetare.

Sulmet hakerike ndaj kompjuterëve të huaj  dhe vjedhja e dosjeve dhe informatave të tyre personale.

Këmbimi i informatave që janë në kundërshtim me rregullat fetare.

Martesa elektronike që është pa velij (kujdestar) dhe pa dëshmitarë.

Allahun e lus ti ndihmon besimtarët në rrugën e devotshmërisë.

Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem.

Përktheu: Talha Kurtishi

www.almoslim.net

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...