“SYZET E GJELBRA”

“SYZET E GJELBRA”

0 1312

Një njeri kishte një dele të majme e cila nuk donte të ushqehet përveç me jonxhë të njomë e të gjelbër, mirëpo zotëria i saj nuk kishte përpos tagjisë së tharë, prandaj vendosi që t’i bëjë deles një hile. I veshi një palë syze të gjelbra dhe tagjia e tharë u bë “e gjelbër” dhe delja mendoi se ishte jonxhë e njomë, kështu filloi të ushqehet me të.

Kjo ishte një barsoletë që na e rrëfenin derisa ishim të vegjël. Nuk kam menduar se do të paraqitej nevoja për rrëfimin e saj në ndonjë shkrim serioz.

Pasi që meditova rreth gjendjes tonë aktuale vërejta se ne, ndonjëherë, veshim këto syze mirëpo me një dallim, ato i veshim në mendjet dhe mendimet tona. Shumë herë gjërat përreth nesh i shikojmë nëpërmjet një thjerrëze të vogël dhe mundohemi ta ngjallim çdo që brenda saj.

Këto syze, nëpërmjet të cilave i shohim gjërat, mund të jenë diapazoni ynë i diturive dhe përvoja ynë e kufizuar. Mund të jetë ndonjë shkollë me thirrje dhe mendime të veçanta, ose shoqëria ynë në të cilën u rritëm dhe jetojmë, e kjo shoqëri ka veçoritë dhe natyrën e saj që e dallon prej tjerave.

Shikimi nëpërmjet syzave të kufizuara ngurtëson mendimin, shton hapësirën e gjykimeve subjektive në dëm të gjykimeve objektive të cilat përmbajnë kushtet më të rëndësishme të mendimit të shëndoshë. Tërë kjo do të thotë se ne në shumë rraste do të marrim qëndrime të gabuara e që filli i gabimit do të jetë në paaftësinë e të menduarit apo studimit të thellë, gabime të cilat do të jenë më shume se relativiteti njeri.

Prej shembujve që argumentojnë këtë:

1- Në teori shumë herë i përfshijmë shumëanshmërinë apo sferat dhe lëmit e ndryshme dhe besojmë se kjo është kërkesë e kohës madje edhe domosdoshmëri. Flasim rreth kësaj gjëje, thërrasim në të, mirëpo kur kalojmë në praktikë, ato lëmi që pajtohen me ëndjet tona u japim rrëndësi të madhe ose me fjalë tjera ato lëmi që i kaplon thjerrëza jonë, kurse tjerat i nënvlerësojmë. Kjo lë tragë në qëndrimet tona. Pranimi ose refuzimi i sferave ndoshta pikënisjen e ka në bazë të ndikimit të tyre dhe ndikimit të sferave që pajtohen me shikimin tonë.

2- Kur i vlerësojmë qëndrimet e tjerëve apo mundin, veprimtarinë dhe produktin e tyre, këtë e bëjmë nëpërmjet thjerrëzës tonë zvogëluese. Ne, për shembull, kur kemi një mendim i cili na mbisundon, tepër, na pëlqen ai i cili pajtohet me ne në këtë gjë dhe nënvlerësojmë atë që na kundërshton. A nuk është realitet fakti që disa të rinj të udhëzuar pranojnë ose refuzojnë dijetarët në bazë të mendimeve të tyre rreth çështjeve të caktuara për të cilat mendojnë se kanë përparësi? Ata që kanë mendime të njëjta në çështje të caktuara ata kanë pozitë dhe famë, e ata që kanë mendim të kundërt ata janë njerëz që nuk kuptojnë… etj.

3- Kur vështrojmë problemet e umetit ose probleme të individëve, ndodh që t’i shikojmë nëpërmjet syzeve tona, qoftë duke vlerësuar kapacitetin apo rëndësinë e tyre. Në rraste të këtilla zhvleftësojmë disa probleme dhe dukuri e në anën tjetër e teprojmë dhe hiperbolizojmë çështjen e disa problemeve tjera. Ashtu siç shikojmë nëpërmjet tyre kur marrim zgjidhjen për këto probleme dhe zgjidhja që ua shërbejmë njerëzve bie nën ndikimin e shikimit tonë. Shembull më i qartë për këtë është ajo që ua ofrojmë njerëzve sikur zgjidhjet e problemeve edukative. Shumë prej këtyre zgjidhjeve tona nuk janë aktuale sepse ato burojnë nga shikimi ynë i gjërave dhe aktualiteti që kemi ne.

Njeriu serioz dhe i matur është ai që mendon në edukimin e gjeneratave të reja dhe ofron shërbim të dukshëm për umetin, mbush një zbrazëtirë të rëndësishme, mirëpo kur shfaq gjykimet e tij për atë që derdh mundin e tij për të mirën e umetit, që nuk e përfshinë rrethi brenda të cilit lëvizë ai, atëherë themi se gjykimi shfaqet në bazë të thjerrëzës së tij, e sheh se ai që mundohet të mbrojë aspektet e të mirës te njerëzit dhe skalitjen e tyre tek ata, dhe ai që mundohet të mbrojë njerëzit nga ndikimet dhe lajthitjet është prej atyre që humbin kohën e umetit dhe nënvlerësojnë çështjet tjera me rrëndësi.

Çdonjërit i takon ajo e mirë që e zotëron, çdonjërit i takon të mendojë dhe meditojë rreth çështjeve të umetit. Njerëzit nuk obligohen që t’i përfshijnë të gjitha përvojat apo t’i përsosin të gjitha sferat, mirëpo të kemi kujdes që mos të bëjmë nga studimet dhe meditimet tona syza nëpërmjet të cilave do t’i shohim të gjithë.

Përktheu: Agim Bekiri

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 585