Vonimi i pastrimit nga xhunubllëku, deri në namazin e sabahut

Vonimi i pastrimit nga xhunubllëku, deri në namazin e sabahut

0 2048

Pyetje:

-Personi që është bërë xhunub në gjumë, gjatë muajit të ramazanit, apo gratë të cilave u kalon koha e lehonisë apo menstruacioneve, a u lejohet që pastrimin nga xhunubllëku ta vonojnë deri në kohën e namazit të sabahut?

Përgjigje:

-Xhunubllëku në gjumë nuk e prish agjërimin, sepse kjo nuk është me dëshirën apo zgjedhjen e agjëruesit, mjafton të pastrohet nga xhunubllëku nëse i sheh shenjat e tij, por edhe sikur të bëhej xhunub edhe pasi që ta ketë falur namazin e sabahut dhe pastrimin e vonon deri në namazin e drekës, e tërë kjo nuk ka aspak problem, gjithashtu ai i cili ka pasur marrëdhënie me gruan e tij gjatë natës dhe nuk pastrohet deri në kohën e namazit të sabahut edhe kjo nuk ka aspak problem dhe çdo gjë është në rregull, sepse kjo vepër është transmetuar nga Pejgamberi salallahu alejhi ve selem i cili zgjohej në mëngjes duke qenë xhunub pastaj pastrohej dhe agjëronte, por duhet të kihet diçka parasysh që nëse xhunubllëku kaplon gjatë natës, nuk lejohet që pastrimi të vonohet deri në lindjen e diellit, sepse kalon koha e namazit të sabahut, por është obligim që pastrimi të bëhet para lindjes së diellit me qëllim që të ketë mundësi që namazi i sabahut të falet në kohë, ndërsa burrat duhet të pastrohen para namazit të sabahut me qëllim që ta arrijnë namazin me xhemat, ndërsa gratë të cilave u kalon periudha e lehonisë apo menstruacioneve gjatë natës, duhet që të pastrohen menjëherë me qëllim që ta falë namazin e akshamit dhe jacisë të asaj nate, apo nëse kjo periudhë u kalon gjatë kohës së namazit të iqindisë, duhet të pastrohen menjëherë me qëllim që t’i falin namazin e drekës dhe iqindisë së asaj dite, para se të perëndojë dielli.

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-

Përktheu dhe përshtati:

Mujdin Xh. Xhaferi

16/07/2013