A është nata e Kadrit në të 27-ën natë të ramazanit?

A është nata e Kadrit në të 27-ën natë të ramazanit?

0 1713

Pyetje: kemi njerëz të atillë të cilët e kërkojnë Natën e Kadrit, duke shtuar aktivitetin në ibadete natën e 27, si namazin dhe format tjera te adhurimit, e këtë gjë ata nuk e bëjnë në netët tjera të Ramazanit, si qëndron kjo në Islam?!

Përgjigje: jo, ky veprim aspak nuk është i saktë dhe i qëlluar, sepse Nata e Kadrit ndryshon dhe lëvizë, e për këtë arsye muslimani duhet të jetë aktiv tërë kohën në adhurime.
Nata e Kadrit, mund të jetë në natën e njëzet e shtatë ose edhe në netë të tjera, mu ashtu siç ka ardhur nëpër shumë hadithe.

Është vërtetuar se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:
“Në atë vit, Nata e Kadrit ka qenë e shpallur në natën e njëzet e një”.

Pra, aspak nuk është me vend dhe e qëlluar që muslimani të veçojë qëndrimin e tij (në namaz) në një natë të caktuar apo të veçojë një natë për të cilën ai mendon se është Nata e Kadrit.

Mirëpo, duhet t’i o musliman të përpiqesh në dhjetë netët e fundit më shumë, sepse është nga udhëzimi i Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!,- kur vinin dhjetë netët e fundit, ai në këtë rast shtrëngonte rripin e tij dhe zgjonte familjen e tij për ibadet, si dhe vetë i kalonte ato netë duke qenë i zgjuar dhe duke bërë ibadet.

Dhe në fund!
Ajo që është me vend dhe më e udhës për besimtarin e matur, është që ai të përpiqet në të gjitha nga dhjetë netët e fundit, në mënyrë që mos t’i kalojë shpërblimi atij.
Allahu është më i Dituri

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine, 10.05.2013