Pyetje: si mendoni ju hoxhë i nderuar në lidhje me personin i cili punon punë të rënda, a i lejohet ta prishë agjërimin në këtë rast apo jo !?
Përgjigje: ajo që mendoj unë në këtë çështje që personi të prishë agjërimin si shkak i punës së rëndë që bënë ai, them se është i ndaluar ky veprim në Islam, nuk lejohet të lihet agjërimi si shkak i punës.
Dhe nëse i pamundësohet bashkimi i agjërimit dhe punës, atëherë personi në fjalë le të merr pushim në Ramazan, në mënyrë që t’i mundësohet agjërimi i muajit të bekuar të Ramazanit.
Themi kështu, sepse agjërimi është njëra prej shtyllave madhore të Fesë Islame, gjë e cila nuk duhet të anashkalohet dhe të lihet nga ana e muslimanit.
Allahu është më i Dituri!.
Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Preshevë, 01.06.2013.