KY ËSHTË UDHËZIMI…

KY ËSHTË UDHËZIMI…

0 1365

Imam Dhehebiu, në veprën e tij madhështore, Sijer A’lam Nubela e ka shënuar këtë bisedë mes Aliut dhe Usamës, birit të Zejdit, Allahu, subhanehu ue te’ala, qoftë i kënaqur me ta. Bisedën e filloi Aliu, radijallahu anhu, i cili tha: Të konsideruam se je i yni o Usame, pse nuk na u bashkëngjite?  Usameja u përgjigj: O Ebu Hasen, po t’i vërsuleshe luanit do të bashkëngjitesha që ta mbysim bashkërisht ose të vdesim bashkërisht

, ndërsa çështja në të cilën je tani (lufta që ndodhi mes muslimanëve në kohën kur Aliu, radijallahu anhu, u zgjodh halife) aty nuk do të hyj asnjëherë.

Realiteti bashkëkohor, e ai i medies në veçanti,  në baza ditore shfaq situata të ndryshme në të cilat protagonistë kryesor janë disa mendimtarë, çdoherë gati të komentojnë, të japin mendim, të participojnë, të flasin gjerë e gjatë për çfarëdo çështje dhe lëmi….

Një gjendje e këtillë zgjon habi, ngase njeriu i mençur nuk është i detyruar që të merr pjesë në çdo tubim, të jetë pjesëmarrës në çdo çështje të ngritur në opinion.

Prej gjërave që i shohim, e që nuk dëshirojmë të ndodhin, janë edhe ashpërsia e debatit me kundërshtarin, në të cilin akuza është më e shpejtë se sa provat dhe analiza e çështjes. Ndoshta kualifikimi që e jep ndonjëri prej bashkëbiseduesve, për tjetrin, është më i rrezikshëm se sa vet çështja rreth të cilës debatohet.

Çdoherë kur gjykimit/mendimit, për ndonjë çështje, i bashkëngjitet dëshira për nënçmim të kundërshtarit dhe ngadhënjim/promovim personal, reaksioni janë fjalët e ashpra që si shpatë presin rrugën dhe pamundësojnë kthimin. Një porosi profetike thotë: Butësia e zbukuron çështjen në të cilën gjendet. Ja ku e kemi librin e Ibën Hazmit, i titulluar El Muhal-la nga i cili nuk kanë përfituar shumë njerëz për shkak të ashpërsisë së gjuhës dhe përbuzjes së kundërshtarit në mendime. Kemi situata kur disa të dijetarë të respektuar, nuk kanë qëllim të nënçmojnë kundërshtarin, por me dëshirën e flaktë që ta ndihmojnë të vërtetën dhe të pengojnë përhapjen e lajthitjes sillen ashpër dhe teprojnë kritikën ndaj kundërshtarit. Duhet të bëhet dallim mes kundërshtarin që dëshiron rrënimin e fesë dhe largimin e njerëzve prej saj dhe mes atij që ndjek mendimin e ndonjërit prej dijetarëve të mëhershëm, që ka nxituar të flasë para se ta pjek mendimit, që mendon se bën mirë. Të dytin i shpjegohet gabimi, drejtohet kah haku në çështjet e ndërlikuara që si ka kuptuar,  me butësi dhe sjellje shembullore. Qëllimi ynë duhet të jetë të përmirësojmë mendimin e tij jo të flasim për nderin e tij, të përmirësojmë qëndrimet e tij e jo të flasim për prejardhjen e tij, për famën e tij dhe për familjen e tij. Ai që me gjakftohtësi, arsye të shëndoshë dhe largpamësi e analizon historinë e muslimanëve do të bindet se prej shkaqeve më të mëdha të përçarjes është tejkalimi i kufijve në dashuri dhe urrejtje. Kështu Umeti që duhet  të jetë shembulli i bashkimit dhe bashkëpunimit u shndërrua në bashkësi simbolike të grupimeve, partive, klaneve…

Shumë prej ndodhive të së kaluarës do të tejkaloheshin më lehtë dhe me më pak pasoja po të ishim më vigjilent. S’ka nevojë për kërbaçin aty ku mjafton fjala, e as për shpatë aty ku mjafton kamxhiku. E vërteta është e qartë, shumica e njeh por pakica vepron sipas saj.

 Përktheu Talha Kurtishi

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 590