23.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

MUHAMEDI SALALLAHU ALEJHI UE SELEM ËSHTË I DËRGUARI YNË

Dëshmia e dytë ”MUHAMMEDUN RESULULLAH” d.m.th. Muhammedi është i dërguar i Allahut, kjo do të thotë pranimi dhe njohja se Muhammedi sal-lAllahu alejhi ue selem është i dërguar prej Allahut me fenë Islame te të gjithë njerëzit.

Thotë Allahu subhanehu ue teala: ”Allahu është Ai i Cili e ka dërguar të dërguarin e Tij me udhëzim dhe fe të vërtetë që të triumfojë mbi të gjitha fetë tjera, edhepse idhujtarët e urrejnë këtë”.

Pranimi dhe pëlqimi më së miri mund të shihet në këto katër pika:

  1. Të besosh në atë qëka lajmëruar;
  2. Ta respektosh në atë qëka urdhëruar;
  3. Të largohesh nga ajo që ka ndaluar;
  4. Të mos adhurohet Allahu ndryshe përveç si na ka mësuar Muhammedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem

Allahu subhanehu ue teala në këtë popull ka dërguar pejgamberin e me të edhe fenë Islame dhe e ka urdhëruar atë që t’i thërras të gjithë njerëzit  në këtë fe nëse dëshirojnë të dalin prej errësirave të ndryshme në dritën e Islamit.

Emri i të dërguarit është Muhammed i biri i Abdull-llahut i biri i Abdul-muttalibit i biri i Hashimit, Hashimi është prej fisit Kurejsh, fisi Kurejsh prej arabëve e arabët janë prej familjes së Ismailit birit të Ibrahimit alejhi selam.

Muhammedi sal-lAllahu alejhi ue selem ka jetuar 63 vjet, prej tyre 40 vjet para pejgamberisë dhe 23 vjet si i dërguar i Allahut.

Përmendëm se Muhammedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është i dërguar te të gjithë njerëzit, argument për këtë është fjala e Allahut subhanehu ue teala: ”Thuaj: O ju njerëz unë jam i dërguar i Allahut te të gjithë ju” (A’RAFË-158)

Thirrja e tij në Islam ndahet në dy periudha: Mekase dhe ajo Medinase. Mekase është periudha e parë e thirrjes në Islam e cila zgjati 13 vjet, kryesisht në Mekë, dhe Medinase është periudha e dytë e cila zgjati 10 vjet, kryesisht në Medinë. Ai me besimtarët u shpërngul në Medinë për shkak të mundimit që kishin nga ana e jobesimtarëve.

Mund të dëgjosh prej disa injorantëve se Muhammedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ende është gjallë dhe jeton sikurse ne. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Ai ka vdekur dhe e kanë varrosur shokët e tij në varr. Argument për vdekjen e tij është fjala e Allahut subhanehu ue teala: ”Vërtetë, ti do të jesh i vdekur dhe ata do të jenë të vdekur, pastaj në ditën e Kijametit ju pranë Zotit do të grindeni mes vete” (EZ-ZUMER-30-31).

Vdekja e tij nuk ishte lehtë të pranohet edhe nga shokët e tij të cilët kanë qënë besimtarët më të mirë dhe do të jenë deri në ditën e Kijametit. Por njeriu më i mirë pas Resulull-llahut sal-lAllahu alejhi ue selem Ebu Bekri radijAllahu anhu i bindi ata se kjo është e vërtetë, duke iu thënë: “O ju njerëz, vërtetë ai i cili ka qenë duke e adhuruar Muhammedin, le ta dijë se ai ka vdekur, e kush e adhuron Allahun le ta dijë se Ai është I Gjallë dhe nuk vdes kurrë”.

Poashtu ka prej njerëzve që thonë se Resulullahu, sal-lallahu alejhi ue selem i di punët e fshehta, i përgjigjet lutjes së të nevojshmit dhe e largon të keqen. Kjo fjalë nuk është e vërtetë. Për t’ua argumentuar këtyre se kjo nuk është e vërtetë, ua lexojmë fjalën e Allahut subhanehu ue teala: ”Thuaj: Unë nuk kam në dorë për veten time as ndonjë dobi e as dëm, pos çka do Allahu, sikur ta dija të fshehtën do të shtoja për veten të dobishmet e nuk do të më godiste gjë e keqe. Unë nuk jam tjetër pos qortues dhe përgëzues për njerëzit që besojnë”. (A’RAFE-188).

Prej gjërave që duhet të dimë është edhe ajo se nuk ka pejgamber pas tij. Argument e kemi fjalën e Allahut subhanehu ue teala:”Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj, por ai ishte i dërguar i Allahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve, Allahu është i Dijshëm për çdo send”. (AHZABË-40).

Lidhje me Muhammedin sal-lAllahu alejhi ue selem ne e kemi obligim ta besojmë se ai është njeri prej bijve të Ademit alejhi selam, është arab nga fisi Kurejsh, i lindur në Mekë. Është i dërguar te njerëzit me fenë Islame si përgëzues dhe qortues. Ka vdekur dhe është i varrosur në Medinë në dhomën e Ajshes  radijAllahu anha ngase pejgamberët varrosen aty ku vdesin e ai ka vdekur aty. E kemi obligim t’i besojmë fjalëve të tij, ta pasojmë atë dhe ta respektojmë në çdo gjë, sepse të gjitha veprat, urdhrat e tij janë shpallje nga Allahu, e ai nuk vepron diç që nuk është prej Shpalljes. Allahu subhanehu ue teala thotë: ”Ai nuk flet prej epshit të tij, por ajo është shpallje që i shpallet” (NEXHËM-3-4).

E kemi obligim ta praktikojmë sunetin e tij të vërtetë edhe atë pa kurrfarë dyshimi dhe ta mbrojmë atë. Ky është urdhër prej Allahut azze ue xhel-le , ku thotë: ”çka do që ju jep i dërguari, pranojeni, e prej çkado që ju ndalon largohuni prej saj”. (HASHËR-7). Respektimi i Resulull-llahut sal-lAllahu alejhi ue selem është respektim i Allahut subhanehu ue teala. Allahu subhanehu ue teala thotë:”Kush e respekton të dërguarin vetëmse e ka respektuar Allahun”. (EN NISA-80).

Omer Berisha

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...