SINQERITETI DHE NIJETI GJATË KRYERJES SË VEPRAVE

SINQERITETI DHE NIJETI GJATË KRYERJES SË VEPRAVE

0 4475

باب الإخلاص وإحضار النية

عن عمر بن الخطَّاب – رضي الله عنه – قال: سمعت رسول الله صلى الله عليه وسلم يقول: “إِنَّمَا الأَعْمَالُ بِالنِّيَّاتِ، وَإِنَّمَا لِكُلِّ امْرِئٍ مَا نَوَى، فَمَنْ كَانَتْ هِجْرَتُهُ إِلَى دُنْيَا يُصِيبُهَا، أَوْ إِلَى امْرَأَةٍ يَنْكِحُهَا، فَهِجْرَتُهُ إِلَى مَا هَاجَرَ إِلَيْهِ.”

  1. Transmetohet nga OmeribënHattabi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili tho­­të: kam dëgjuar Pejgamberin, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, duke thënë:

 “Veprat vlerësohen sipas nijetit dhe çdonjëri shpërblehet në sajë të nijetit të tij. Ai që ka bërë hixhret (emigrim) për shkak kësaj bote, ta fi­to­jë atë, ose për shkak të ndonjë gruaje, të mar­tohet me të, hixhreti i tij vlerësohet sipas qëllimit që ka patur.”[1]

Alla­hu i madhëruar thotë:

﴿وَمَا أُمِرُوا إِلاَّ لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاء وَيُقِيمُوا الصَّلاَةَ وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ وَذَلِكَ دِينُ الْقَيِّمَةِ﴾

“Ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhu­ro­nin All-lla­­hun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo be­si­mi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drej­të.”[2]Po­ash­tu thotë:

﴿لَن يَنَالَ اللهَ لُحُومُهَا وَلاَ دِمَاؤُهَا وَلَكِن يَنَالُهُ التَّقْوَى مِنكُمْ﴾

“Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre (kur­ba­nëve), por te Ai arrin bindja e juaj.”[3]

Imam Neveviu thotë: nijeti është qëllimi që shpreh ven­dos­­mërinë e zemrës.[4]

Hadithi i sipërpërmendur na bënë të ditur se nuk ka vepra të sak­ta pa nijet. Në Librin e Allahut është aluduar një gjë e tillë. Alla­­hu i madhëruar thotë:

﴿وَلَيْسَ عَلَيْكُمْ جُنَاحٌ فِيمَا أَخْطَأْتُم بِهِ وَلَكِن مَّا تَعَمَّدَتْ قُلُوبُكُمْ﴾

“Nuk është ndonjë mëkat juaji ajo për çka keni gabuar, por (është më­kat) ajo që zemrat tuaja e bëjnë qëllimisht.” (Ahzab – 5), dhe fjala e Alla­hut i madhëruar “Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gja­­ku i tyre, por tek Ai arrin bindja e juaj.”[5]

IbënAbbasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, për kuptimin e këtij aje­ti thotë: “…mirëpo tek Ai arrin nijetet e juaja”[6]

Të gjithë myslimanët pohojnë vendin e lartë që zë ky hadith, dobitë e shumta që nxirren nga ai dhe vërtetësinë e tij. Imam Sha­fiu dhe dijetarë të tjerë thonë: Ky hadith paraqet një të tre­tën e Is­la­mit. Është argument për shtatëdhjetë kapituj të Fikhut.

Disa të tjerë thonë: ky hadith paraqet një të katërtën e Islamit. Ab­du­­rah­manibënMehdij thotë: secili që mendon të shkruaj ndonjë libër du­het që të përmendë këtë hadithnë fillim të librit për t’ia tërhequr vërejtën kër­kuesit të diturisë që të përmirësoj nijetin e tij.[7]

Nijeti është një nga elementet kryesore të moralit ngaqë çdo lë­viz­je apo mos lëvizje vullnetare nuk kryhet pa tre gjëra: pa dije, vullnet dhe veprim.

Veprat ndahen në tre grupe:

1 – vepra të mira (ta-at): Vërtetësia e këtyre veprave dhe shu­më­fi­sh­i­mi i tyre është e lidhur ngushtë me nijetin.

2 – vepra që nuk qortohen e as lavdërohen (mubahat): Po ashtu kë­to vepra janë të lidhura ngushtë me nijetin, ato mund të bëhen vep­ra të mira apo të këqija, varësisht prej nijetit. Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, thotë:

“Ati për ndokënd mund të jetë shpërblim, për ndokënd tjetër nevojë kurse për të tretin mëkat.”[8]

3 – vepra të këqija (elmeasi): Këto vepra nuk ndërrojnë për­mbajtjen e tyre për shkak nijetit. Nuk lejohet që ndonjë injorant të kuptojë nga hadithi “Veprat vlerësohen sipas nijetit” se punët e këqija (mëkatet) shn­dë­­rrohen në punë të mira sipas nijetit, sikur ai që përgojon ndo­një­rin duke respektuar tjetrin, apo ai i cili ushqen një të varfër nga pa­su­ria e huaj.

Kategoritë e nijetit janë:

1 – Hatri apo pëshpërima në vete: këtë njeriu nuk mund ta lar­go­jë nga vetvetja e tij. Allahu i madhëruar me mëshirën dhe bu­­­ja­ri­në e tij ia falë këtij umeti gjërat që u bien ndërmend apo pëshpërimën e shpirtit nëse ato nuk zënë vend tek ai, duke u bazuar në ha­di­thin e Pej­gam­berit, lavdia dhe paqja qofshin mbi të:

“Allahu ia fali umetit tim atë që u pëshpërimë shpirtrat nëse ata nuk e shprehin apo veprojnë.”[9]

2 – Synimi për të vepruar: Në këtë fazë nëse njeriu sy­non të bëjë një vepër të mirë, ai shpërblehet edhe nëse nuk e vepron, e nëse e vep­ron shpër­blehet me dhjetë të mira ose më tepër. Sa i përket vep­ra­ve të këqija, aty gjejmë dallim. Ai i cili synon të bëjë një të keqe mirëpo nuk e bën, atij nuk i regjistrohet asnjë mëkat, e nëse e braktisë sy­ni­min e tij për hir të Alla­hut, ka një shpërblim. Nëse e vepron atë të ke­qe, i regjistrohet një mëkat. Tërë kjo është rezultat i mëshirës së Allahut ndaj robërve të tij. Pej­gam­be­­ri, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, thotë:

“Allahu thotë: Kur robi im synon të bëjë një të keqe, mos e regjis­tro­­ni deri sa ta veprojë. Kur ta veprojë regjis­troni aq sa ka bërë. Nëse e brak­­­tisë për hir Timin, regjis­troni për të një të mirë. Kur robi Im sy­non të bëjë një të mirë mirëpo nuk e vepron, regjistroni për të një të mi­rë, e në­se e vepron, regjistroni për të dhjetë të mira deri në shta­të­qind.”[10]

3 – Vendosmëria dhe këmbëngulja për të vepruar: Në këtë fazë – Alla­­hu e di më së miri – shpërblehet njeriu vetëm në­se paraqiten para tij pen­ge­sa jashtë dëshirës dhe fu­qisë së tij dhe nuk kursen as­pak mun­din e tij për të vepruar atë të mirë. Pejgmaberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, në një rast duke udhëtuar për në Tebuk tha:

“Vërtetë, disa njerëz që kanë mbetur pas nesh në Me­dine, nuk ke­mi kaluar kodër as luginë, e të mos jenë me ne. Ata i ka frenuar ar­sy­e­ja.” Kur­­se në një transmetim tjetër qëndron: “Na kanë shoqëruar në shpër­­blim”[11]

Lusim Allahun e Madhëruar, Zotin e Arshit fisnik që ta na i pas­trojë nijetet tona, t’i kemi vetëm për hir të Tij dhe punët tona të përkojnë me ligjin e Tij të drejtë.

“Dyzethadithembimoralin – me komentim” Ahmed MuadhHakij

Përktheu: AgimBekiri

[1] Buhariu dhe Muslimi

[2]Bejjine – 5

[3]Haxh – 37

[4]Fet-hulBari 1/13

[5]Haxh – 37

[6]BustanulArifin 23

[7]Sahihul Muslim – sherhenneveveij, 13/53

[8]Buhariu

[9]Buhariu

[10]Transmeton Buhariu

[11]Transmeton Buhariu

GJITHASHTU NË ALBISLAM