NDARJA E SELEFIVE, SHKAQET DHE METODAT E PËRMIRËSIMIT

NDARJA E SELEFIVE, SHKAQET DHE METODAT E PËRMIRËSIMIT

0 1267

O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtojeni nimetin e Allahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua sqaron juve argumentet e veta që ju ta gjeni të vërtetën e lumtur.

 Allahu i Madhëruar urdhëroi robërit e Tij besimtarë për bashkim e pajtim dhe i ndaloi ata nga grindja e përçarja dhe u dhuroi atyre dhuntinë e bashkimit të zemrave, njerëzit më të denjë në praktikimin e këtyre urdhrave janë pasuesit e të parëve të mirë Ehlu Sunne uel Xhemaa të cilët u dalluan me këtë emërtim për shkak bashkimit dhe mospërçarjes.
Mirëpo fatkeqësisht o ju vëllezër në hapësirën islame shihet ndarje dhe përçarje e selefive që loton syrin dhe e loton zemrën. Në këtë letër po ndalem shkurtimisht për të diskutuar rreth këtij fenomeni duke sqaruar disa shkaqe dhe mënyrat e përmirësimit, të cilat janë të ndara në dy biseda:

Biseda e parë: Për shkaqet e ndarjes: padyshim se ndarja e selefive sot ka shumë shkaqe, ne këtu nuk do ti numërojmë të gjitha, mirëpo do të tërheqim vëmendje për një grupacion prej më të rëndësishmeve e që nuk është e panjohur për ju se çështja është në sipas  përpjekjes në hulumtim, këto fjalë me shpresë që të jenë një tullë në ndërtesën e referencave të domosdoshme  dhe  autokritikë që duhet të thirren në te ziliqarët; dhe në vijim do të paraqes shkaqet më kryesore:

Shkaku i parë: Ndryshimi në mendime dhe këmbëngulja në mendim: Allahu i Madhëruar i krijoi krijesat e Tij me mendje, kuptim dhe natyrë të ndryshëm, e që si rezultat i këtij dallimi u gjend kundërshtimi mes njerëzve qysh në kohërat e para të njerëzimit, sikurse në tregimin e dy djemve të Ademit alejhi selam deri në ditët e sodit, derisa Allahu të trashëgon tokën dhe çka në të.

Pra  divergjenca është një realitet prezent në shoqëritë dhe shoqëria muslimane nuk është larg nga ky  realitet, kjo divergjencë ndahet në dy grupe kryesore ashtu siç edhe dihet; divergjencë e llojit dhe divergjencë e kontrastit, i pari lloj ku secili është i saktë në vete, ndërsa divergjenca e kontrastit nuk është në te çdo kush i saktë,në qoftë se është në punët e dunjasë atëherë mund që të ketë qëllues dhe gabimtar apo mund që mos të gjendet qëllues, mirëpo në çështjet e fesë shembulli i saj është në kundërthëniet e fukahave  në lidhje me dispozitat e fikhut apo të dijetarëve të hadithit në lidhje me dispozitat e hadithit, nuk ndodh të  mbetet ky umet pa asnjë thënës të së vërtetës për çdo çështje dhe në çdo kohë prej kohërave, në këto lloj çështjesh e vërteta është me njërin prej tyre e jo me të gjithë, ngase e vërteta është një e nuk shumohet ashtu siç është e theksuar tek dijetarët e shkencës së Usulit.

Divergjenca e kontrastit në vete nuk duhet të jetë shkak i përçarjes dhe ndarjes, nëse ndodh në çështjet e ixhtihadit na e ka qartësuar i dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem se çdo kush mund ose tia qëllon ose të gabon shpërblimin e ka për përpjekjen që e ka bërë në kërkim të së vërtetës, mirëpo ajo që shpie në përçarje është këmbëngulja e secilit grup me fanatizëm në mendimin e vet dhe mos zgjerimi i zemrës dhe gjoksit të tij për kundërshtim.

Shkaku i dytë: Pëlqimi i mendimit personal dhe dashuria për udhëheqje dhe për tu demonstruar: padyshim se kjo nxit urrejtje ndërmjet dhe mbjell grindje dhe mospajtim, e si nëse e kaplon shumicën e shoqërisë? Me të vërtetë këto sëmundje  janë përgjegjës që shkaktojnë ndarje në çdo grup ku ato shfaqen, kur njeriu e parapëlqen mendimin e tij nuk mund që të dëgjon dikë tjetër, e më tepër të pranon prej tyre. E gjithë kjo është kundërshtim i asaj që e ka urdhëruar Zoti i krenarisë i Madhëruari të dërguarin e Tij alejhi salatu ue selam kur i tha: “e konsultohu me ta në të gjitha çështjet”  dhe po ashtu është kundërshtim me personalitetin e besimtarëve të cilët i ka cilësuar Allahu me thënien e Tij: “ata që konsultohen mes vete për punë të përbashkëta”. Dëshira për demonstrim ashtu sikur se e shkatërron shtyllën e vet personit po ashtu e shkatërron edhe shtyllën e shoqërisë atëherë kur është i shoqëruar me dëshirën për udhëheqje.

Shkaku i tretë: Mohimi i selefizmit nga të tjerët. Nocioni selefi nuk është fjalë e paqartë e as term i panjohur, por është metodologji e qartë, që ngritet mbi marrjen nga Kurani dhe suneti duke i madhëruar ato dhe duke manifestuar me to në pamjen e jashtme dhe nga brenda, të gjykuarit me to në çdo besim, vepër dhe thënie.

Ajo është rruga e skicuar sipas kuptimit të parëve tanë të mirë nga sahabët dhe tabiinët dhe atyre që i pasuan ata dhe ecën në rrugën dhe metodologjinë e tyre, si imamët dhe dijetarët. Kjo është rruga për të cilën Allahu i urdhëroi robërit e Tij për ta pasuar sikurse në fjalën e Tij: “Kush i kundërvihet të dërguarit, pasi që i është bërë e qartë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që e ka zgjedhur (në Dunja) e e fusim në xhehennem. Përfundim i keq është ai.” Kjo gjë nuk është e panjohur për secilin që i takon selefizmi individualisht apo në grup, nëse ndokush pretendon përkatësinë në selefizëm ne gjykojmë sipas aspektit të jashtëm për atë që ka kaluar ndërsa të fshehtën e lëmë tek Allahu: Kjo gjë është e obliguar, e ajo që ndodh sot është se shumë ecën në kundërshtim të kësaj baze, ku i mohohet përkatësia selefite pa u vërtetuar dhe me dyshimin më të vogël, bile ndonjëherë vetëm  për shkak tekës dhe=hakmarrjes.

Kur shikojmë në historinë e këtij umeti në fillim e saj gjejmë gjëra të çuditshme, kur në betejën e Xhemel dhe Sifin erdhi gjendja deri sa ngritën sahabët shpatat e tyre ndaj njëri tjetrit, mirëpo kjo gjë nuk i shtyri ata që të mohojnë vlerën e ndokujt dhe nxjerrjen nga rrethi i xhematit. Në “Historia e Damaskut” të ibn Asakirit thuhet (Dëgjoi Amari një njeriu duke thënë: “Kanë bërë kufër banorët e Shamit” e Amari i tha: Jo nuk kanë bërë kufër, Argumenti (Kurani e suneti) ynë është argumenti i tyre, kibleja jonë dhe kibleja e atyre është një, mirëpo janë popull që u sprovuan e u larguan nga e vërteta, e drejtë e jona ishte ti kthejmë në të vërtetën).

O ju vëllezër! Nuk na lejohet neve që të mohojmë përkatësinë selefite nga ai që i ngrit shenjat e saj vetëm nga dëshira e tij apo vetëm se është në kundërshtim me te, edhe nëse pretendojmë ndonjë kundërshtim në një apo më shumë çështje edhe kjo nuk është e mjaftueshme që të mohojmë selefizmin nga kundërshtari, Allahu na ruajt vetëm nëse ka konsensus të mëhershëm  atëherë nuk ka diskutim këtu, apo e dimë me bindje këmbënguljen e tij për tu shmangur nga metodologjia e qartë selefite. Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Për keqkuptuesin dhe injorantin e arsyetuar nuk gjykohet sikurse për kokëfortin dhe të shthururin, por Allahu për çdo gjë ka caktuar vendim”. Ndërsa thënia e konsensusit të pavërtetuar apo të çështjes së dyshuar apo për kundërshtimin që është  edhe në mes të  selefëve, e si mundet që dikush të mohoj selefizmin nga ndokush duke qenë gjithë këto dallime!

Shkaku i katërt: Mendimi i keq për kundërshtarët dhe akuzimi verbazi: Në bazë është që të konsiderohet gjendja e muslimanëve e pastër, nga kufri, bidati dhe kundërshtime tjera. Nuk dilet nga kjo bazë përveç se me bindje.
Kjo gjë i besohet atij që i përhap simbolet islame dhe thërret në to, e më meritor ndaj atij që thërret në metodologjinë e selefit por të dobësohet  e të pretendon përkatësinë në te. Në qoftë se ndodh që disa të nderuar të bëjnë gjë që dyshohet se kundërshton atë në të cilën thërret prej metodologjisë së selefit, duhet që fjalët dhe veprat e tyre të barten në mënyrën më të mirë dhe arsyetimin me gjithë llojet  e arsyetimit, sikur: i ka paraprirë gjuha para lapsit, apo është hutuar nga   mëdyshja e keqe, etj. Pastaj nëse e marrim se kjo niset nga një i nderuar që nuk dyshohet për keqkuptim e as ta konsiderojmë me një konsideratë të mirë, atëherë pranojmë nga ky atë që nuk e pranojmë nga të tjerët, vlera dhe dija e tij mund të jenë një det që fundoset në te gabimet e këtilla. E cili njeri nuk bie në lëshime, gabime e defekte?

Mundësia për gabim dhe shmangja e gabimit të tij është diç tjetër, heshtja për të kotën e cila ka nisur nga ai është diç tjetër. Këtu  nuk është e paqartë se akuzimi i verbët është diç e kundërt me të gabuarit, ngase të gabuarit është në bazë të asaj që shihet prej thënieve dhe veprave, ndërsa akuzimet kanë veprim me nijetet, saqë i  llogaritë të tjerët në bazë të së fshehtës që kanë brenda, dhe thëniet dhe veprat e tyre konsiderohen në mënyrën më të keqe duke paraqitur qëllimin e keq apo të ndryshëm, ose ai fsheh në vete atë që nuk ua shfaq besimtarëve.

Shkaku i pestë:Mungesa e referencës universitare: me këtë kemi për qëllim dijetarin apo dijetarët të cilët gëzojnë pranim tek gjithë selefitë, ku të gjithë u referohen atyre dhe marrin mendimin e tyre në rast divergjence apo ndonjë çështje bashkëkohore, Allahu i Madhëruar ka urdhëruar që të kthehemi tek këta në kësi lloj rastesh: Allahu thotë: “Madje kur u vjen atyre (munafikëve) ndonjë lajm qetësues (kur fitojnë myslimanët) ose shqetësues (kur dështojnë), ata e përhapin atë, e sikur t’ia linin atë (përhapjen lajmit) Pejgamberit dhe përgjegjësve të tyre, ata do dinin të nxjerrin përfundime (se si do të duhej shpallur). Por sikur të mos ishte dhuntia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, atëherë ju, pos një pakice, do të ndiqnit rrugën e djallit.” Nisa 83. Pra i nxjerrin me logjikën idetë dhe dijet e tyre të drejta, ashtu si thotë Imam Sadi.

Ky është një rregull edukativ, pra atëherë që hulumtohet në një prej çështjeve duhet që të autorizohet ai që është meritor për këtë e nuk duhet tejkaluar dikush tjetër, ngase kjo gjë është më afër të saktës dhe më afër të përsosurit nga  gabimi.

Nuk është e panjohur për ju se një referencë si kjo ishte prezente  në fillimin e hovit të ringjalljes islame sunite selefite në kohën bashkëkohore gjatë jetës së dijetarëve: Ibn Baz, Albanit dhe ibn Uthejmin, Mëshira e Allahut qoftë mbi ta, ku gjithë selefitë përreth botës pohonin për dijeninë, vlerën e tyre dhe ktheheshin në fjalët e tyre dhe udhëzoheshin me mendimet e tyre, mes tyre kishte pajtim, mëshirë dhe nderonin njëri tjetrin gjë që forconte unitetin selefit edhe nëse ndryshonin disa hulumtime në çështje, pak apo shumë qofshin ato. Përkundër paraqitjeve së iniciativave të ndarjes në mesin e selefive në kohën e tyre vetëm se prezenca e tyre ishte për të pasur siguri dhe frenim nga rrëshqitja e shpejtë drejt kësaj ndarjeje. Këtë meritë ia jep Allahu kujt të dojë.

Shkaku i gjashtë: Divergjenca në aprovimin e dispozitave të sheriatit në jetën bashkëkohore: Kjo është një pjesë shumë me rëndësi në  arenën e selefizmit që sot origjina e saj është tek kjo çështje. Mund që thënia të jetë në pajtim për një dispozitë fetare në një prej çështjeve, mirëpo divergjenca mund të jetë në miratimin e kësaj dispozite, e gjithë kjo kthehet në pikëpamjet e ndryshme  ndaj gjendjes aktuale, në kuptimin e saj dhe njohjen e pasojave dhe  detajeve, çështja është e gjërë, ngase mendjet dhe kuptimi i gjërave ndryshon, po ashtu njohja e pasojave të gjendjes aktuale ndryshon, gjërat ë këtilla nuk duhet të jenë shkak për meditim, ndarje e përçarje përderisa  rregull i përgjithshëm në marrëdhëniet me aktualitetin është metodologjia selefite.

Shkaku i shtatë:  Dituria e mangët dhe  parregullsia në fushën e diturisë dhe davetit:  Me parregullsinë kemi për qëllim guximi që e shohim tek disa të cilët nuk kanë arritur gradën e kërkuesit të diturisë e aq më tepër të jenë dijetarë, ku po shohim ndonjë prej tyre flet në çdo kaptinë të dijes dhe davetit, dhe kur pyetet jep përgjigje pa dije, e humbë ai dhe devijon tjerët, kjo ndodh me një çështje, si kjo po edhe çështjeve të ngjashme poqëse iu parashtroheshin Omerit  do të kishte mbledhur gjithë luftëtarët e Bedrit. Kjo çështje nuk është diç e re, vetëm se përhapja e mjeteve bashkëkohore të informimit kanë ofruar në rritjen dhe rrezikun e kësaj çështje, si mesazhet dhe faqet e internetit botërore kanë dhuruar sasi të madhe të shanseve për përhapjen e ideve dhe njohurive.

Me të vërtetë një derë e madhe prej dyerve të përhapjes selefite është edhe lufta e fortë që e shohim  duke shpërthyer nëpër faqet e forumeve dhe paltake  të përhapura në internet. Nëse marrim më konsideratë  se rrëshqitja më e madhe e selefizmit nuk është e rregulluar ndër një udhëheqje xhematore apo shoqatë të veçantë, në mënyrë që  të mundet të rregullohet në kornizën e udhëzimeve dhe udhëheqjeve që të mundemi të kuptojmë shkakun e rëndimit. Njeriu mund të habitet nga guximi i disave që përfshihen në disa vende që nuk janë prej banorëve të atyre vendeve, me atë që është ngulitur në mendjen e disa nxënësve të dijes për rrezikun e dhënies fetva pa dije, mund që shkak i kësaj të është dalja e ideve për mendim dhe shprehje të lirë në këtë kohë, ku tani është bërë një qendër kryesore në ndërgjegjen kolektive tek shumë njerëz.

Derisa individi selefi ka ndërmarr të mos e çmon uljen para dijetarëve duke u mjaftuar në dëgjimin e disa ligjëratave të inçizuara dhe ka përmbledhur shumë njohuri fetare nga forumet dhe faqe tjera, I pamundur që të dallon atë që është  e pranuar dhe atë që nuk pranohet në këtë temë.

    Shkaku i tetë: Çrregullimi në peshoren e vlerësimit: Për fat të keq, nëse shohim kundërshtimet në arenën e selefizmit  më shumë që shpien deri tek ndarja nuk është me aq rëndësi që është paraqitur, si ajo që është zgjeruar ndërsa e kaluara ishte heshtja për te, si ajo që u vëndua para ndërsa me të drejtë ishte vonimi, e si ajo që iu dha formë më shumë se sa që kishte: e gjithë kjo sipas vështrimit tonë referohet në ekzistimin e defektit tek disa në peshoren e vlerësimit. Kjo sëmundje ashtu si edhe tjerat nuk është e re. Në Sahihun e Buhariut nga Ibën Ebi N’am shënohet të ketë thënë: “Isha prezent me Ibën Omerin kur një njeri e pyeti për gjakun e mushkonjës, i tha: Prej nga je? Iu përgjigj: Nga banorët  e Irakut. Tha: Dëgjoni këtë, më pyet për gjakun e mushkonjës ndërsa këta e kanë mbytur nipin e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem, ndërsa kam dëgjuar të Dërguarin salallahu alejhi ue selem duke thënë: “Ata dy janë më të dashurit e mi në dunja” Shiko këtë njeri kur atij iu çrregullua peshorja si e stërzmadhoi çështjen e gjakut të mushkonjës e nuk shihte atë që kishte ndodhur nga banorët e Irakut ndaj Husejnit  radijallahu anhu ndaj thirrjes së tij e më pas dorëzimit tek armiqtë e tij që meriton të pyetet, të ketë keqardhje dhe ti jepet rëndësi.! Gjithashtu atë që sheh në realitet, që kjo parregullsi mund të shpie deri te armiqësimi i një gjëje që nuk meriton aq, mirëpo merr formën më të madhe e bëhet tek ai një gjë e madhe, e prej këtu ndodh ndarja.

 Shkaku i nëntë: Nxënësit e këqij dhe mos verifikimi gjatë përcjelljes së  fjalëve: Në historinë tonë islame ka shumë shembuj ku janë quajtur dijetarët të këqij, ndërsa e re në këtë kohë në arenën e selefizmit është paraqitja e atyre që mund ti quajmë nxënësit e këqij, janë disa njerëz të cilët sillen në tubimet e dijetarëve për të kërkuar dijen  apo të prezantojnë ligjërata të përgjithshme, e pastaj përcjellin atë që dëgjojnë prej ndonjë dijetari prej asaj që mund të kishte folur në ndonjë çështje me thënien e dikujt tjetër, e mund që edhe vet nxënësi të shton diç nga ai, apo të kupton fjalën ndryshe dhe ndodh me njollosjen e tij fjalën e dijetarit të bën dëm, vetëm Allahu e di se sa, dhe më e keqja se ajo që u tha më herët është nëse dikush e dine se në një çështje ka divergjencë, e vjen te ndonjë dijetarë e i thotë: Çfarë thua për dikë që thotë kështu e kështu? E mund që dijetari me paqëllim të dëmton apo lëndon dikë, e nxënësi merr fjalën e tij tek dijetari tjetër e i thotë: Filan dijetari thotë për ty kështu e kështu. Sa shumë fitne kanë ndezur si këta nxënës, e sa armiqësi u ngritën për shkak tyre, vetëm Allahut ankohemi.

Nga ana tjetër një pjesë e kësaj problematike bie mbi supet e dijetarëve të cilët pranojnë thëniet e këtyre nxënësve, e të mos kenë qenë të lajmëruar për hallin e tyre e as të vërtetohen për nga drejtësia dhe saktësia e tyre, por mjaftohen duke i parë prezent në tubime.

Shkaku i dhjetë: Vrazhdësia në vend të butësisë: Aty ku ndodh divergjenca është patjetër të gjendet diskutim, dialog, polemikë dhe sqarim, mirëpo prej shkaqeve të ndarjes së selefive sot atë që ne shohim është vrazhdësia ndaj kundërshtarit, përdorimi fjalëve të mprehta ta fyerja e qortimi. Kjo padyshim që le gjurmë në zemrat e njerëzve.

Vijon:Metodat e përmirësimit.

Përktheu: Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 581