NË PRAGUN E KAPTINËS NUR-DRITË

NË PRAGUN E KAPTINËS NUR-DRITË

0 1765

Kaptina Nur është një kaptinë madhështore. I Lartëmadhëruari, duke aluduar në madhështinë e sa në fillim të kësaj sureje thotë: “(Kjo është) Kaptinë të cilën Ne e shpallëm dhe Ne e bëmë detyrim të domosdoshëm (zbatimin e dispozitave që theksohen në të) dhe Ne parashtruam në të argumente të qarta në mënyrë që të merrni mësim.” (En Nur, 1).

Padyshim se gjithë kaptinat e Kuranit janë madhështore dhe se shpëtimi në të dy botët është i paarritshëm nëse i anashkalojmë mësimet e Kuranit, por rrethanat e caktuara, situatat e ndryshme në disa raste imponojnë zgjedhjen e ndonjë sure të caktuar apo argumentimin me ndonjë ajet të caktuar. Është i njohur fakti se Kurani në qiellin e dynjasë ka zbritur përnjëherë që pastaj pjesë, pjesë ti shpallët Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, varësisht prej situatave dhe ndodhive.

Kjo kaptin flet dhe shqyrton shumë çështje dhe kuptime prej të cilëve do të veçojmë:

  1. Lidhur me fisnikërimin dhe pastrimin e zemrës së besimtarit kjo sure përmban kuptime të hollësishme që nuk i gjejmë në sure tjera që shqyrtojnë çështjen e pastrimit të shpirtit.
  2. Në këtë sure është shtjelluar dallimi mes së mirës dhe së fëlliqurës.
  3. Në të janë përmendur munafikët, veprat e tyre dhe qëndrimet e tyre të turpshme lidhur me Islamin dhe muslimanët.
  4. Në këtë sure shtjellohet çështja e familjes, çështja e hixhabit të gruas myslimane e cila e ka rëndësinë e vete në këtë konotacion kur zhvillohet lufta për tu “çliruar” gruaja prej nderit dhe pastërtisë.
  5. Në të shtjellohet edhe nevoja e vërtetimit gjatë dëshmisë e cila hollësisht shpjegohet në rastin e “Shpifjes”.

Mbi të gjithat në këtë sure shpjegohet kuptimi i dritës së Allahut, subhanehu ue te’ala, dritë kjo e cila ka përfshirë qiejt dhe tokën, nëpërmjet shembullit  në ajetin: “Allahu është dritë e qiejve e i tokës. Shembulli i dritës së Tij i ngjason kandilit…” (En Nur, 35).

Ndoshta dikush do të pyet: Pasi drita e Allahut është në qiej dhe në tokë pse atëherë kemi ende zemra të errësuara të pandriçuara? Përgjigja është shkaku janë perdet e zemrës që pengojnë dritën e Allahut, perde këto që i vendos njeriu duke bërë mëkat ndaj Allahut. Ashtu si pengohet drita e diellit nga retë ashtu mëkatet dhe gjynahet pengojnë arritjen e dritës së Allahut në zemër, e Allahu është më i Lartë se çdo shembull. Në pjesën e ajetit ku thuhet:Shembulli i dritës së Tij i ngjason kandilit, Allahu krahason mënyrën e shikimin me mënyrën e shikimit të kandilit e jo atë që e shohim (kandilin me dritën e Allahut). Ky rregull është i njohur dhe të njëjtin e ka përmendur i dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, kur është pyetur A do ta shohim Zotin tonë në Ditën e Gjykimit? I dërguari i Allahut është përgjigjur: A e shihni hënën kur është e plotë? A e shihni atë pa i penguar njëri tjetrit? Ata u përgjigjën po.  I dërguari i Allahut tha: Ashtu do ta shihni edhe Zotin tuaj. (Muttefekun alejhi).  Në këtë rast përngjasohet mënyra e të shikuarit e jo ajo që shikohet sepse Allahu, subhanehu ue te’ala nuk krahasohet me krijesat e Tij, qoftë i lartësuar Ai.

Qëllimi i bisedës është se çdokush që në zemrën e tij gjen ashpërsi, urrejtje, zullum do ta pengoje atë nga drita e Allahut sikur disa njerëz pengohen nga drita e diellit në mes të ditës edhe pse kjo dritë e diellit hyn në çdo vend ku nuk ka pengesë që e pengon. Pengesat e hyrjes së dritës hyjnore në zemrën e robit janë mëkatet dhe gjynahet.

Këtë kuptim e ngërthen kjo kaptinë e cila e përhap dritën dhe shpirtin e optimizmit gjatë tërë tekstit të saj, edhe pse në të shtjellohet ndodhia e shpifjes, kurthet e munafikëve dhe angazhimi i tyre për ta përhapur imoralitetin në shoqërinë islame.

Këto gjëra që ndodhën në kohën e të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ue selem, i përjetojmë edhe sot, zgjidhjet që i ofron kjo sure vetëm se vërtetojnë faktin e pamohueshëm se ky Kuran është i përshtatshëm për çdo kohë dhe vend.

Kjo sure është quajtur me një emër Nur-Dritë. Për këtë shkak duhet të angazhohemi që drita të jetë pjesë e veprave tona, e mendimeve  tona. Ky është optimizmi me të cilin detyrohet çdo mysliman sepse drita e imanit është e pranishme në çdo zemër myslimani. Ajo dritë shihet edhe në fytyrën e tij,  në gjymtyrët, në ndjenjat, është dritë e cila përhapet në rrethin ku jeton është dritë të cilën duhet të shndërrojmë prej teorisë në realitet. Këtë shndërrim na e qartëson kaptina Nur në ajetet e saja. Allahu mos na privoftë nga nuri në dynja e as në ahiret.

Me këtë kaptinë ne e vlerësojmë jetën tona, kjo kaptinë e trason rrugën e drejtë. Allahu, subhanehu ue te’ala, thotë: “…le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) se ata do t’i zë ndonjë telashe, ose do t’i godasë dënimi i idhët.”  (En Nur,63)

Disa dijetarë në mënyrë të rreptë e kanë nënvizuar këtë gjë, dhe duke u mbështetur në këtë ajet, kanë insistuar në kuptimin tekstual të librit të Allahut dhe Sunetit të Resulullahut në çështjet divergjente.

Allhun e lusim për udhëzim dhe përkrahje.

Përktheu: M-r. Talha Kurtishi

.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 593