- Cila ishte nofka (ofiqi) e pejgamberit,- alejhi selam!?
- Ebu Kasim.
- Kush ishte sahabiu i cili nuk bëri asnjë sexhde (nuk fali asnjë namaz) në këtë dunja, megjithatë pejgamberi alejhi selam tha ai është prej banorëve të Xhenetit?
- – El Usajrim Amrun bin Thabit,- Allahu qoftë i kënaqur me të (Nuk ka falë namaz sepse atë moment që pranoi Islamin iu bashkangjit menjëherë pejgamberit alejhi selam në luftë dhe pas pak ra shehid).
- Kush ishte ai që e shpalli veten pejgamber në Jemen!?
- – El Esved el Anesij.
- Në cilin udhëtim pejgamberi alejhi selam udhëtoi me kafshën e quajtur Burak!?
- – Udhëtimin e Israsë.
- Cila nga nënat e besimtarëve vdiq e fundit!?
- – Ummu Seleme,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
- Me cilën nofkë ishte i njohur Imam Ebu Hanifja,- Allahu e mëshiroftë!?
- – Imami më i madhë (është fjala më dituri fetare).
- Me cilëm nofkë ishte i njohur xhaxhai pejgamberit,- alejhi selam!,- Hamza ibn AbdulMutalib,- Allahu qoftë i kënaqur me të?
- – Ishte i njohur me nofkën: ” Luani i Allahut.”
- Cila sure përfundon me përmendjen e dy pejgamberëve ?
- – Sureja el A’la.
- Me çfarë nofke ishte i njohur pejgamberi alejhi selam tek populli i Mekës në periudhën paraislamike(para se të shpallej si pejgamberë)?
- – Ishte i njohur me nofkën: El Emin, “Besniku”.
- Kush nga katër imamët e umetit është i pari i cili shkroi në lëmin e Fikhut (Jurisprudencës Islame)!?
- – Imam Ebu Hanifja,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
- Me cilën nofkë ishte i njohur Ali ibn ebi Talibi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!?
- – Ebu Turab.
- Pabesimtarët e denuan, ia ndaluan pirjen e ujit, Allahu i zbriti asaj ujë prej Qiellit që ta pastroj dhe të pijë ujë ajo, ata që e denuan dhe të pranishmit kur e panë këtë ndodhi të gjithë e pranuan Islamin, kush ishte kjo grua!?
- – Sahabikja Ummu Sherik el Esedije,- Allahu qoftë e kënaqur me të.
- Ishte nga dijetarët e njohur në: lëminë e fikhut islam, hadithit, nga Horasani. Njëra ndër librat më të njohura të tij është: ” El Musned Es Sahih”-, për cilin dijetarë është fjala!?
- – Fjala është për Ibn Hibanin,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
- Kush ishte komandant i ushtrisë së pabesimtarëve në luftën e Bedrit!?
- – Ebu Sufjani.
- Kush është autor i librit,-” Et Tibun Nebeuij”,-(Mjekësia Profetike)!?
- – Ibn Kajim el Xheuziu,- Allahu e mëshiroftë.
- Kush ishte sahabiu i cili transmetoi më së shumti hadithe nga Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!?
- – Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
- Cili nga Pejgamberët jetoi në Sham të Sirisë!?
- – Ejubi,- alejhi selam.
- Kush ishte ai që dha propozimin që ta merrnin nga çdo fis një djalë të ri e të fuqishëm dhe ta mbytnin pejgamberin alejhi selam!?
- – Ebu Xhehl Amrun ibn Hisham.
AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASEN EL XHEMIL
NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI.