SHËRIMI PROFETIK NDAJ GABIMEVE

SHËRIMI PROFETIK NDAJ GABIMEVE

0 1480

I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ishte i kujdesshëm ndaj të rinjve të umetit, që të ecin në metodologjinë e saktë, që është në pajtim me ligjin e Allahut dhe sunetin e të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem. Për këtë ai ua tërhiqte vërejtjen të rinjve për gabimet në të cilat binin, apo supozohej se do u ndodhin. Ai, salallahu alejhi ue selem, kishte metoda të veçanta për shërimin e gabimeve, që do ti sqarojmë në vijim:

Një: Aludim e jo ekspozim.

I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, e shfaqte gabimin dhe e kritikonte, e nuk e shfaqte gabimtarin, për atë i dërguari salallahu alejhi ue selem nuk ua shpaloste të rinjtëve te umetit gabimet e tyre para njerëzve, ngase kjo shpinte në thyerje dhe nënçmim të personalitetit dhe shpirtit të gabimtarit.

Aisheja, radijallahu anha, ka thënë: i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, lehtësoi në një çështje e disa prej njerëzve u shmangën nga kjo, kur i arriti të Dërguarit salallahu alejhi ue selem kjo që ka ngjarë u nevrikos, saqë u shfaq në fytyrën e tij, e tha: “Ç’është puna me disa njerëz që dëshirojnë diç tjetër nga ajo që u kam lehtësuar, pasha Allahun, unë jam më i ditur se ata për Allahun, dhe më shumë që i kam frikë se sa ata.” Mutefekun alejhi.

Enes ibn Maliku, radijallahu anhu, ka thënë: “Një grup i shokëve të Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, i pyetën gratë e tij për veprat e tij të fshehta? E disa thanë: Nuk do të martohem. E disa tjerë thanë: Nuk do të ha mish. E disa tjerë thanë: Nuk do të flejë i shtrirë mbi krevat. E falënderoi Allahun, e tha: “Ç’është puna me disa njerëz, që kanë thënë kështu e kështu? Po unë falem dhe flej, agjëroj dhe haj dhe martohem. Kush largohet nga suneti im ai nuk është me mua.” E transmeton Muslimi.

Gjatë këtyre dy haditheve, hasim në metodologjinë e të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem, në përdorimin e metodës së aludimit dhe gjakftohtësinë e jo të ekspozimit gjatë shërimit të gabimeve ndaj atij që e edukon, që të mos ndikon shpirtnisht, e të ndodhin reagime të kundërta, të papritura, që mund të shpijnë deri në ngritjen e dyshimeve, mllefosje dhe urrejtje, paraqitje të armiqësisë dhe kundërshtimeve.

Sa e bukur që është fjala e imam Shafiut Allahu e mëshiroftë:

Me këshillën tënde në vetmi më mbro

Nga këshillimi në opinion më distanco

Ngase këshillimi në mes njerëzve është një lloj

I nënçmimit që nuk kam dëshirë ta dëgjoj

Qëndrimet e të Dërguarit, salallahu alejh iue selem, në këtë sferë janë të shumta. Nuk është e panjohur për shumicën thënia e të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem, në shumë hadithe, ku ka thënë: “Ç’është me disa burra që vonohen pas ezanit.” Transmeton Muslimi. “Ç’është me disa njerëz që ngritin shikimet në qiell.” E transmeton Buhariu. Si dhe fjala e tij për ibn Lutbijen: “Ç’është me punëtorin që e kam dërguar, e thotë: kjo është për ju e kjo më është dhuruar mua.” E transmeton Muslimi. Në kohë kur i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, e kishte autorizuar për zeqatin, e kur vinte thoshte,: kjo është për ju, e kjo më është dhuruar mua.

Dy: Zemërimi.

I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ndonjëherë nuk reagonte ndaj gabimtarit për veprën e tij, mirëpo, zemërohej për atë, e shihej në fytyrën e tij, Ebu Said Hudriju radijallahu anhu ka thënë: “i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ishte edhe më i turpshëm se sa virgjëresha natën e gjerdekut dhe, në qoftë se nuk i pëlqente diçka, atëherë do të kuptohej (mospëlqimi) në fytyrën e tij.” Mutefekun alejhi.

Aisheja, radijallahu anha, tregon se: Kishte blerë njëherë një jastëk me figura të vizatuara, kur i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, i pa, u ndal te dera e nuk hynte, kuptova në fytyrën e tij se nuk i pëlqente. I Thashë: O i dërguari i Allahut! Pendohem tek Allahu, çfarë mëkati kam bërë? I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, tha: “Ç’është ky jastëk? I thashë: e kam blerë për ty që të ulesh në te e të mbështetesh. Atëherë i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, tha: “Pikturuesit e këtyre figurave do të dënohen Ditën e Kiametit, e do tu thuhet: Ngjallni atë që keni krijuar, pastaj tha: Në shtëpinë që ka fotografi nuk hyjnë melaqet.” Mutefekun alejhi.

Tre: Pranimi i gabimit.

I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, kishte zbatuar metodë të lartë në edukimin e të rinjve dhe përmirësimin e gabimeve të tyre. Ebu Umame, radijallahu anhu, ka thënë: “Një djalë i ri erdhi te i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, e i tha: o i dërguar i Allahut! Më lejo mua të bëj amoralitet. Njerëzit u kthyen kah ai, e qortuan e thanë: Çfarë? Çfarë? I dërguari, salallahu alejhi ue selem, i tha: “Ulu.” E u ul afër tij. I tha: “A e dëshiron këtë për nënën tënde? Tha: Jo pasha Allahun, Allahu më bëftë të sakrifikohem për ty. Tha: “e as njerëzit që e dëshirojnë për nënat e tyre. I tha: “A e dëshiron këtë për vajzën tënde? Tha: Jo pasha Allahun, Allahu më bëftë të sakrifikohem për ty. Tha: “e as njerëzit që e dëshirojnë për vajzat e tyre. I tha: “A e dëshiron këtë për motrën tënde? Tha: Jo pasha Allahun, Allahu më bëftë të sakrifikohem për ty. Tha: “e as njerëzit që e dëshirojnë për motrat e tyre. I tha: “A e dëshiron këtë për hallën tënde? Tha: Jo pasha Allahun, Allahu më bëftë të sakrifikohem për ty. Tha: “e as njerëzit që e dëshirojnë për hallat e tyre. I tha: “A e dëshiron këtë për tezen tënde? Tha: Jo pasha Allahun, Allahu më bëftë të sakrifikohem për ty. Tha: “e as njerëzit që e dëshirojnë për tezet e tyre.” E pastaj e vendoi dorën e tij mbi gjoksin e atij, e tha: “O Allah falja këtij gabimin, pastro zemrën, mbroje nga epshi. E pas kësaj, djaloshi i ri nuk anonte për ndonjë gjë.” Transmeton Buhariu.

Ky i ri me lakmi të madhe, i flakëruar, konkret në shprehjen e imagjinatës, e i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, e priti me këtë butësi të madhe, bisedë të qetë, u ngrit i riu me bindje ndaj mëkatit, i vendosur që të mos i afrohet.

Katër: Njoftim për madhështinë e mëkatit.

Usame ibn Zejd tregon: “I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, na çoi në drejtim të Hurakatit. I sulmuam banorët e tij në agim dhe i shkaktuam atyre dështim. Unë dhe një ensar ndoqëm një burrë nga ai fis dhe, kur e kapëm, ai tha fjalën e dëshmisë: “La ilahe il-lAllah – Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut/ Kur dëgjoi këtë, ensari ndaloi, ndërsa unë e qëllova dhe e vrava. Kur u kthyem, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem,e mori vesh këtë gjë dhe më tha: “O Usame! A e vrave atë njeri pasi tha Laa ilahe il- lAllah?” Unë i thashë: “Por ai e tha atë fjalë vetëm për tu mbrojtur!” Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, vazhdoi ta përsëriste atë aq saqë u ndeva shumë keq.” Transmeton Buhariu.

Po përfundoj këtë temë me disa fjalë:

I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka korrur fitore atë ditë kur nga koncepti islamit u formuan personalitete, pastaj besimin e tyre në islam ua shndërroi në vepra, e më pas e kopjoi mus’hafin në dhjetëra, qindra e mijëra kopjime, mirëpo ai nuk e kopjoi me ngjyrë shtypi në fletët, por e kopjoi atë me shtypin e dritës në fletët e zemrës, e më pas i la ata të veprojnë me njerëzit, merrnin e dhuronin, e njerëzit i shikonin, e shikonin islamin nëpërmjet tyre, këta janë shokët e të Dërguarit, salallahu alejhi selem, të cilët u edukuan nga dora e tij, të cilët u formuan nën mbikëqyrjen e tij, që në të vërtetë është muxhize (mrekulli) që i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, në një periudhë të shkurtë, një pjesë e kohës jetësore pati mundësi t’i ndryshojë këta njerëz të thjeshtë, nga barinj të kopeve në udhëheqës dhe zotërinj të umetit.

Përktheu: Shpend ZENELI

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 594