VLERA E SURES BEKARE

VLERA E SURES BEKARE

0 8484

Sureja Bekare është sureja e dytë me radhë në Kuranin Famëlartë. Është më e gjata në Kuran me 286 ajete. Në këtë sure gjendet edhe ajeti më i gjatë në Kuran, ajeti 282 dhe quhet “ajetud-dejn” (ajeti i borxhit) dhe poashtu në këtë sure është edhe ajeti më madhështor, ajetul-kursi gjegjësisht ajeti 255.

Kjo është sureja e parë e shpallur në Medine, pas sures “Mutafifin”, e cila është shpallur e fundit në Mekke. Kjo sure i ka disa vlera të cilat i ka përmendur i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem. Në vijim do ti përmendi disa nga vlerat e kësaj sure:

1 – Transmetojnë Ahmedi, Muslimi, Tirmidhiu dhe Nesaiu hadithin prej Sehle ibën Ebu Salihut, i cili përcjellë nga babai i tij e ky nga Ebu Hurejra radijallhu anhu, sipas të cilit Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: /41/ “Mos i bëni shtëpitë e juaja varreza, ngase shejtani ikë nga shtëpia në të cilën lexohet sureja Bekare!” Tirmidhiu thekson se ky hadith është hasen-sahih.

2 – Transmetojnë Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibën Maxhe nga Abdulhamid ibën Xhaferi, me zinxhirë të transmetimit prej Ebu Hurejres radijallahu anhu, se ka thënë: /42/ “Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka dërguar një delegacion prej disa njerëzve, e gjatë kësaj e ka kontrolluar secilin prej tyre që të sheh se sa din nga Kur’ani. Duke arritur deri te njëri prej tyre, i cili ka qenë më i riu, ka thënë: ‘Sa din ti?’ Ai u përgjigj: ‘E di këtë dhe këtë, si dhe suren Bekare.’ Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ‘A e din suren ‘Bekare?’, ndërsa ai është përgjigjur: ‘Po’. Pastaj Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, i ka thënë: ‘Shko! Ti do t;u prish atyre.’ Një nga më autoritativët ndër ta ka thënë: ‘Pasha Allahun, asgjë nuk më ka penguar që ta mësoj suren ‘Bekare, përveç frikës që të mos veproj sipas saj!’

3 – Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ‘Mësojeni Kur’anin dhe lexojeni atë! Kush e mëson Kur’anin, e lexon atë dhe vepron sipas tij, është i ngjashëm me temjanin përplot me aromë i cili përhapet në të gjitha anët, përderisa ai i cili e mëson Kur’anin dhe e neglizhon atë, është i ngjashëm me temjanin aroma e të cilit nuk ndihet. Ky hadith është hasen.

4 – Buhariu transmeton nga Usejd ibën Hudajri radijallahu anhu, i cili ka treguar se: /43/ “Një natë duke e lexuar suren ‘Bekare kali e tij e i cili ka qenë e i lidhur në afërsi të tij, u shqetësua. Kur ka heshtur, ai është qetësuar. Përsëri, më pastaj, ka filluar që të lexojë, ndërsa kali përsëri është shqetësuar. Pas kësaj ka ndërprerë me leximin. Pasiqë i biri i tij Jahja ka qenë afër, ai është frikësuar të mos e shqelmojë, kështu që e mori duke e ngritur kokën kah qielli, për të mos e parë. Kur ka dal mëngjesi, ka biseduar me Pejgamberin sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, i cili i ka thënë: ‘Lexo o biri i Hudajrit!’, ndërsa ai i tha: ‘Jam frikësuar o i Dërguari i Allahut për Jahjanë, i cili ka qenë në afërsi të kalit, kështu që e kam ngritur kokën kah qielli duke u kthyer kah ai dhe pashë diçka si mjegull me ndriçime. Pastaj kam dalë që të mos e shikojë këtë.’ Pejgamberi salalahu alejhi ue selem, e ka pyetur: ‘A e din se çka ka qenë ajo?’ ‘Jo’ – është përgjigjur ai. ‘Ala kanë qenë melaike, të cilat janë afruar që ta dëgjojnë zërin tënd. Po të kishe vazhduar me leximin, edhe njerëzit do ti kishin parë, sepse nuk do të ishin fshehur prej tyre!’”

Disa dijetarë krahas kësaj theksojnë se kjo sure përmban njëmijë lajmërime, njëmijë urdhëresa dhe njëmijë ndalesa.

Ali Shabani

Nga libri “tejsirul-alijil-kadir” të Nesib Rifai

Shtator, 2013

GJITHASHTU NË ALBISLAM