Zemra jote vdes kur ti e harron Allahun e Lartëmadhëruar.
Vdes zemra jote kur e humb besimin nga ata që ke afër.
Vdes zemra jote kur dëshpërohesh nga mëshira e Allahut të Lartëmadhëruar.
Vdes zemra jote kur nuk gjen zgjidhje logjike për problemet e tua.
Zemra jote vdes kur ndien se të tjerët të urrejnë.
Vdes zemra jote kur tallesh me aftësitë dhe mendimet e të tjerëve.
Vdes zemra jote kur pakon, përton gjatë kryerjes dhe vonon adhurimet e tua.
Vdes zemra jote atëherë kur nuk je i sinqertë me veten tënde për mëkatet e bëra.
Vdes zemra jote kur nuk gjen shokë të sinqertë.
Vdes zemra jote kur beson se nuk ka vend për ty në këtë botë.
Vdes zemra jote kur nuk lexon Kuran dhe harron atë që ke mësuar nga ai.
Vdes zemra jote atëherë kur nuk ankohesh tek Allahu për paaftësinë tënde.
Zemra jote vdes kur të keqen e kthen me të keqe!
Përktheu: Valdet KAMBERI