SI TË ARRISH KËNAQËSINË E ALLAHUT?

SI TË ARRISH KËNAQËSINË E ALLAHUT?

0 4842

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, paqja dhe selami qofshin mbi të dërguarin besnik, Muhamedin të birin e Abdullahut, i dërguari mëshirë për botët, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe gjithë ata që e pasuan deri në Ditën e Gjykimit.

Nuk ka dyshim se nuk ka mysliman që është i kënaqur me Allahun për Zot të tij, me Islamin për fe dhe Muhamedin të dërguar e që nuk shpreson arritjen e kënaqësisë së Allahut.  Ai shpreson te ecë në rrugët të cilat e afrojnë kah Zoti i tij dhe që e largojnë prej hidhërimit dhe dënimit të Zotit.

Ja disa vepra me të cilat arrihet kënaqësia, falja dhe mëshira e Allahut:

E para: Besimi, Allahu është i kënaqur me ne kur e adhurojnë Atë dhe asgjë nuk i bëjmë shirk Atij, i përmbahemi Kuranit dhe sunetit, dhe nuk shmangemi nga ato, të mos dëshirojmë ndryshim në to, të mos pranojmë tjetër pos tyre, Ebu Hurejre, radijallahu anhu, ka thënë: i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Me të vërtetë Allahu i do dhe i urren nga ju në tre gjëra: kënaqet nga ju kur ju e adhuroni dhe nuk i bëni asgjë shirk, kur kapeni që të gjithë për litarin e Allahut  e të mos përçaheni dhe urren nga ju: thashethemet, pyetjet e tepruara dhe keqpërdorimin e pasurisë.” Kështu është hadithi në sahihun e Muslimit, pa e cekur pikën e tretë me të cilën  Allahu është i kënaqur, ndërsa në Musnedin e imam Ahmedit është shënuar kështu: “dhe kur i këshilloni ata që kanë në dorë çështjen e muslimanëve”

Dy: Adhurimet e gjymtyrëve: I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, na ka sqaruar  se robi arrin kënaqësinë e Allahut me praktikimin e shumtë të veprave të mira, prej tyre agjërimi me nijet për ta arritur kënaqësinë e Allahut, nga Ebu Hurejre, radijallahu anhu ,se i dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Era e gojës së agjëruesit është me e këndshme tek Allahu se sa era e parfumit.” Ka thënë: “Zoti,  azze ue xhel, ka thënë: “Robi im e la epshin, ushqimin e pijen duke dëshiruar kënaqësinë Time, agjërimi është për mua dhe Unë e shpërblej.”

Po ashtu përmendja e Allahut, nga Ebu Derda, radijallahu anhu, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “A keni dëshirë t’ju tregoj për veprat më të mira, më të pëlqyera tek Zoti juaj, më të ngritura në gradat e juaja dhe më mirë për ju se sa t’ju jepet ari e argjend dhe sa të takoni armikun tuaj e të goditni qafat e tyre e ata të godasin qafat e juaja.” Cila është ajo o i dërguar i Allahut? Tha: Përmendja e Allahut. Muadh in Xhebel ka thënë: “Nuk ka vepruar njeriu vepër që më tepër e shpëton nga dënimi i Allahut siç është përmendja e Allahut.”

Prej veprave me të cilat arrihet kënaqësia e Allahut është edhe Lufta në rrugë të Allahut, nga ibn Omeri, radijallahu anhuma, e ai nga i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, përcjell fjalën nga Zoti i tij azze ue xhel, që ka thënë: “Çdo rob prej robërve të Mi që ka dalë luftëtarë në rrugë të Allahut duke dëshiruar kënaqësinë Time i kam siguruar se do ta kthej, do ta kthej me shpërblimin dhe plaçkën e fituar, e nëse marr do ta fali e do ta mëshiroj.”

Tre: Adhurimet e zemrës. I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, se kënaqësia e Allahut arrihet më vepra të zemrës, që shfaqen në gjuhë dhe gjymtyrë, Enesi, radijallahu anhu, ka thënë: i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Allahu kënaqet  me robit e tij, kur ai han ushqimin dhe e falënderon për atë dhe kur pin pijen dhe e falënderon për atë.”

Po ashtu Enesi, radijallahu anhu, ka thënë: i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Më ka lindur mua sonte një djalë e ka emërtuar me emrin e babait tim Ibrahim.” Enesi thotë: E pashë në rastin e vdekjes së djalit i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, me sy të përlotura tha: “Syri loton, zemra mërzitet, e nuk themi pos atë që e kënaq Zotin tonë, ne për ty o Ibrahim jemi të mërzitur.”

Katër: Marrëdhëniet e mira ndër-njerëzore, i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, na drejtoi kah ajo se kënaqësia e Allahut arrihet me fjalë të mira që e thotë një besimtarë vëllait të tij besimtarë, Ebu Hurejre, radijallahu anhu nga i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, përcjell të ketë thënë: “Me të vërtetë robi flet me një fjalë që e kënaq Zotin, të cilës nuk i ka kushtuar vëmendje, Allahu e ngrit atë në grada, dhe me të vërtetë robi flet me një fjalë që e hidhëron Allahun të cilës nuk i ka kushtuar vëmendje, zhytet me atë në xhehenem.” Më primarët për fjalë të mira dhe sjellje të mirë janë ata që janë shkak që ti të jesh o njeri, pas Allahut të Madhëruar, ata janë prindërit e tu, Abdullah ibn Amr, radijallahu anhu, përcjell se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kënaqësia e Zotit është kur prindi të jetë i kënaqur dhe hidhërimi i Zotit është kur prindi të jetë i hidhëruar.”

E lusim Allahu të Gjallin dhe të Përhershmin që të vdesim duke qenë i kënaqur me ne, të kemi përfundim të mirë dhe në këtë botë, të jemi nga të sinqertët dhe të devotshmit. O Zoti ynë prano nga ne (veprat e mira) se Ti je Dëgjuesi dhe i Dijshmi dhe na prano pendimin se ti je Falësi dhe Mëshiruesi.

Përktheu: Shpend ZENELI

www.albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 600