DISA KËSHILLA PËR MBJELLJEN E VETËBESIMIT TEK FËMIJA JUAJ

DISA KËSHILLA PËR MBJELLJEN E VETËBESIMIT TEK FËMIJA JUAJ

0 1494

1- Lavdëroje fëmijën tënd para të tjerëve.
2- Mos e le ta kritikoj veten e tij.
3- Thuaj atij (të lutem) apo (faleminderit).
4- Trajtoje si fëmijë dhe bëje ta jetoj fëmijërinë e tij.
5- Ndihmoje t’i merr vendimet si i pavarur.
6- Mësoja notin.
7- Bëje mysafir nderi në ndonjë rast të veçantë.
8- Pyete për mendimin e tij dhe merre (mendimin) e tij në disa çështje.
9- Bëji një vend të posaçëm në dhomë për punët e tij, dhe shkruaj emrin e tij në të arriturat e tij.
10- Ndihmoje në zgjedhjen e shoqërisë, sepse shumica e fëmijëve sot nuk dinë si ta zgjedhin shoqërinë.
11- Mësoja namazin dhe mbill tek ai parimet e besimit në Allahun.
12- Leje të ndihet se edhe ai ka rëndësi, pozitë dhe aftësi që ia ka dhuruar Allahu.
13- Mësoje si të shprehet dhe të paraqes idetë e tij tek të tjerët.
14- Mësoje si t’i lexoj të dhënat dhe t’i praktikojë ato.
15- Mësoje si të vendosë për veten e tij parime dhe obligime që më pas t’i pasoj dhe realizoj.
16- Mësoja gjërat elementare të ndihmës së shpejt.
17- Mundohu t’i përgjigjesh të gjitha pyetjeve të tij.
18- Realizoj premtimet e tua ndaj tij.
19- Lavdëroje punën dhe të arriturat e tij.
20- Veço (të paktën) një ditë duke i bërë surpriza që e gëzojnë.

Përshtati: Valdet Kamberi

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 3108