ME ALLAHUN

ME ALLAHUN

0 2127

Me Allahun e pakta bëhen shumë, Muhammedi alejhi selam i ka thënë Ebu Bekrit : “Mos u mërzit, Allahu është me ne”.

Me Allahun i dobëti bëhet i fortë, Nuhu alejhi selam ka thënë: “Unë iu kam mbështetur vetëm Allahut, ju vendosni për qëllimin tuaj, thirrni në ndihmë edhe zotët tuaj, e mos e mbani fshehtë, dhe zbatoni atë kundër meje e mos pritni”.

Me Allahun e largëta bëhet afërt, Allahu për durimtarët ka thënë: “vërtet ndihma e Allahut është afër”.

Me Allahun i varfëri bëhet i pasur: “nëse janë te varfër, Allahu i begaton nga mirësitë e Tij, Allahu është Bujar i Madh, i Gjithëdijshëm”.

Me Allahun individi bëhet grup: “Ibrahimi vërtetë ka qenë i përulur ndaj Allahut, besimtarë i vërtetë dhe nuk ka qen prej mosbesimtarëve”.

Me Allahun njeriu arrin suksese : “…kurse suksesi im varet vetëm nga Allahu. Te Ai jam mbështetur dhe vetëm Atij i drejtohem”.

Me Allahun largohet pikëllimi: “…(Junusi) në errësirë tha: ” Nuk ka Zot tjetër përvec Teje, Ti qofshë lavdëruar! Unë me të vërtetë i kam bërë padrejtësi vetes “.

Tek Allahu kthehuni o robërit e Tij, dhe bëni punë të mira vetëm për Atë.

Pastrojeni zemrën që të jetë në gjendje ti pranoj fjalën e Allahut dhe që kënaqet me atë.

Përshtati: Valdet Kamberi

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 586