MOTËR STUDENTE!

MOTËR STUDENTE!

0 2151

Vendos para vetes një copë letër, dhe asnjëherë mos e neglizho pavarësisht se si rrjedhin gjërat, ajo është portë e qetësisë, rehatisë dhe lumturisë… Namazi.
Fjalë e bukur dhe gjurmë të bekuara për atë që kujdeset për namazin.
Namazi është qetësi nga brengat, pikëllimet, lodhjet dhe peripecitë.
Namazi është shpresa dhe qiriu ndriçues në zemrat e besimtarëve, ndryshe llogaritet edhe uji që shuan etjen e të eturave…

Namazi! Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Mes nesh dhe atyre (jobesimtarëve) është namazi, andaj kush e len (nuk e falet), nuk ka besuar”.
Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Ajo që është mes robit dhe shirkut dhe kufrit është Namazi.”
Falesh nganjëherë, ndërsa obligim është të falesh çdo herë dhe atë në kohën e tij.
Allahu ka thënë: “Namazi është detyrim për besimtarët në kohë të caktuar.” (Nisa, 103)
E vonon atë nga koha e tij për shkak të gjumit, pakujdesisë e përtacisë, dhe kjo është e ndaluar.
Kur do të pyeten banorët e Xhehenemit, se: “Për çfarë arsye jeni hedhur në zjarr?
Do të thonë: Nuk ishim prej atyre që faleshin…”.
Ibën Mes’udi ka thënë: “Nuk e kanë braktisur në përgjithësi, porse e kanë vonuar nga koha e tij.
Bashkon namazet pa arsye të justifikueshme, ndërsa kush falet në kohe, ajo është vërtetë e kapur për fenë e Allahut.
Motrës i rrah zemra me namaz, dhe gjuha nuk i pushon nga të përmendurit e Allahut në çdo kohë dhe vend, përveç në disa raste, kur fetarisht është e ndaluar përmendja e Allahut.
Dashuria për namazin qarkullon në gjakun e saj dhe kur dëgjon ezanin përmallohet për atë.
Dhe kur e vonon namazin për një çast, lotët i rrjedhin nga sytë për shkak t’dënimit të vonimit.
Namazi është ndriçim për zemrën, zbardhje për fytyrën, energji për gjymtyrët, sjellje e rrizkut, ngritje të padrejtësive, largim të epsheve, ruajtje e dhuntive, zbritje e rahmetit, largim i dënimeve, falje e mëkateve, shtim i sevapeve, ngritje e shkallëve, largim i sprovave, ndihmues në të mirë, shërim për nefsin dhe zilinë, ndërsa me madhështorja prej gjithë këtyre është përgjigjja ndaj porosisë së Muhamedi (alejhi selam) para vdekjes së tij, ku thotë:” Namazi…Namazi…”.

Përshtati: Valdet Kamberi

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 3113