- Sure e zbritur në Medine, posedon 43 vargje (ajete), e zbritur pas sures Muhamed, gjithashtu posedon një sexhde e cila gjendet në ajetin 15, për cilën sure është për qëllim?
- Suren Err Rra’d.
- Kush është i pari të cilit i hapen dyert e xhenetit?
- – Muhamedit, alejhi selam.
- Cili është muaji më i mirë hixhrij?
- – Muaji Ramazanit.
- Syefaqësia apo hipokrizia llogaritet në Islam…….?
- – Shirk i vogël dhe i fshehtë.
- Kush është pejgamberi i cili është përmendur në suren el Enbija?
- – Dhulkifli, alejhi selam.
- Cili është muaji i njëmbëdhjetë nga muajt hixhrij?
- – DhulKa’de.
- Cili është muaji i fundit nga muajt hixhrij?
- – DhulHixhe.
- Ceke një tregim Kur’anor i cili është përmendur në suren el Kehf?
- – Tregimi mbi DhulKarnejnin alejhi selam.
- Emri i një kafshe të përmendur në Kur’an, saqë sajuan vëllëzërit e Jusufit se kinse ai e kishte ngrënë Jusufin alejhi selam?
- – Ujku (Shiko: Jusuf; 13, 14, 17).
- Në cilin nga muajt hixhrij muslimanët haxhilerë dalin dhe qëndrojnë në Arafat?
- – Në muajin DhulHixhe.
- Prej emrave të Kur’anit është edhe….?
- – Edh Dhikër (Përkujtuesi).
- Sure e zbritur në Meke, posedon 60vargje (ajete), e zbritur pas sures Ahkaf, për cilën sure është për qëllim?
- – Sureja edh Dharijat.
- Një prej kushteve të Namazit, që pa u plotësuar ky kusht, namazi farz nuk pranohet, për cilin kusht është për qëllim?
- – Hyrja e kohës së Namazit.
- Ceke një prej ulemave të Hadithit?
- – Imam Darimiu, Allahu qoftë i kënaqur me të.
- Prej cilit fis është sahabiu i nderuar Ebu Hurejra?
- – Fisit Deus.
- Muhamedi alejhi selam thotë: ” Kujt ia dëshiron të mirën Allahu, ia mundëson atij Allahu…….?
- – Kuptimin (e thellë) e fesë.
- Prej shenjave të mëdha që lajmrojnë ardhjen e Kiametit është…..?
- – Paraqitja e Dexhallit.
- Zeburi i zbriti…..?
- – Davudit alejhi selam.
- Stacionet në të cilat kalon njeriu janë…..?
- -1. Stacioni i parë: Dunjaja 2. Stacioni i dytë: Berzahu (Jeta në varrë). 3. Stacioni i tretë: Ahireti (Jeta në botën tjetër).
- Vendi prej të cilit do del Dexhalli është……?
- – Horasani.
- Cilën prej kafshëve Allahu e bëri të ndaluar (ngrënien e mishit të tij) për muslimanët?
- – Mishin e Derrit. (Shiko: Bekare-173, Nahl-115, Maide-3).
- Kush është robi i mirë (i sinqertë) të cilin e përmendi Allahu në Kur’an ?
- – Hidri. (shiko: Sure el Kehf, lexo tregimin e tij me Musain alejhi selam).
AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASEN EL XHEMIL
NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI.