KËSHTU GJYKON I DREJTI-FRAGMENT NGA HISTORIA ISLAME

KËSHTU GJYKON I DREJTI-FRAGMENT NGA HISTORIA ISLAME

0 1302

Le të hyn Kutejbe, kështu pa titull, u thirr udhëheqësi i muslimanëve para kadiut Xhumej’. Kur erdh pyetja e parë iu drejtua Samarkandiut paditës i cili tha: Kutejbe na sulmoi me ushtrinë e tij, pa na thirr në Islam dhe pa na dhënë afat të shikojmë në çështjen tonë.

Kur i dëgjoi këto fjalë gjykatësi u drejtua kah Kutejbeja duke e pyetur: çfarë thua për këtë o Kutejbe?

Tha: Në luftë lejohet mashtrimi dhe në këtë vend të madh askush nga ata përreth nuk u dorëzua pa luftë dhe nuk pranuan të paguajnë xhizjen. Kadiu përsëri pyeti a i ftove në Islam, a u ofrove mundësinë të paguajnë xhizje para se të fillosh luftën?

Kutejbeja tha: I sulmuam befas ashtu siç të thash. Kadiu tha: po e shoh se po e pranon akuzën dhe kur i akuzuari pranon përfundon gjykimi.

Kutejbe a nuk e di se Allahu e ka ndihmuar këtë Ummet me fe, me shmangie të tradhtisë dhe vendosje të drejtësisë.

Gjykimi im është që gjithë muslimanët të dalin nga toka e Samarkandit, sundimtarë, ushtarë, burra, gra, fëmijë. Le ti braktisin shtëpitë e tyre dhe dyqanet e tyre. Asnjë musliman nuk duhet të mbetet në Samarkand deri sa të paralajmërohen banorët e tij.

Të pranishmit besuan se çfarë dëgjuan dhe dëshmuan. Pa dëshmitarë, prova, për disa minuta përfundon gjykimi. U largua kadiu, Kutejbe, djaloshi…

Pas disa orë zhurmë dhe pluhur i përfshinë pjesët e Samarkandit. Pyetën çfarë po ndodh dhe përgjigja ishte se gjykimi i kadiut po zbatohet dhe ushtria po tërhiqet. Një pamje që rrëqethi ata që e dyshuan apo dëgjuan për të.

Dielli nuk arriti të perëndojë dhe qentë filluan të bredhin në rrugët e zbrazëta të Samarkandit. Zëri i qarjes dëgjohej në çdo shtëpi. Qanin për daljen e kësaj bashkësie të drejtë dhe të mëshirshme nga qyteti i tyre.

Paria e Samarkandit dhe populli nuk duruan kohë të gjatë. Në grupe të mëdha në krye me parinë e tyre filluan të ecin drejt kampit të muslimanëve, duke përsëritur:  LA ILAHE ILALLAH MUHAMMEDUN RESULULLAH.

Për Zotin, sa histori madhështorë dhe sa fletë e shkëlqyeshme e së kaluarës sonë është kjo ndodhi.  A keni parë ushtri të pushtojë ndonjë vend e pastaj gjyqi i atij shteti të gjykojë që ushtria të tërhiqet? Pasha Allahu unë nuk e di se një ndodhi si kjo ka ndodh në histori.

Të mbetet të mësosh se kjo ka ndodh në kohën e kalifit të drejtë Omer ibën Abdul Aziz tek i cili banorët kishin dërguar emisarin e tyre duke u ankuar nga sulmi i ushtrisë muslimane pa i ftuar në Islam dhe pa ua ofruar mundësinë e xhizjes. Kalifi, Allahu e mëshiroftë, i dërgoi letër kadiut që të shikon dhe të gjykon në këtë çështje. Dhe ndodhi kjo histori madhështore.

Burim: Tregime nga historia të autorit Ali Tantavi

Përktheu: M-r. Talha Kurtishi

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 592